• Latest
  • Trending
  • All

Një vend nuk ka miq, vetëm interesa

27/09/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Një vend nuk ka miq, vetëm interesa

27/09/2014
in Opinion

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Liria është e drejta për të bërë çfarëdo që ligji lejon. Shprehjet e urrejtshme ose me paragjykime në lidhje me një individ ose grupforcojnë ndjenjat dhe qëndrimet negative. Gjuhët e urrejtjes nuk janë vetëm pasojat e urrejtjes, por edhe shkaqet për urrejtje. Kjo e bën më të vështirë për të shtypur tekste me paragjykime.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Gjendemi në buzë të humnerës. Zgjohuni! Megjithatë, nëse ti qëndrosh në buzë të një shkëmbi, nuk është e sigurt se një hap përpara është një përparim. Duhet zgjedhur hapat adekuate për të shpëtuar nga ferri.

***

Rusia fashiste krijon frikë të skajshme në fqinjët e saj. Vendet e NATO-s duhet të riarmatosin forcat e tyre ushtarake për të penguar dhe zbutur rrezikun. Ajo i vuri ata në një situatë të dëshpëruar. Balanca e pushtetit funksionon kështu: Kur njëra palë bëhet shumë e madhe, të tjerët do të përpiqen të përgjigjen duke u bërë më të mëdha.

Kosova, shteti më i ri i Evropës është një shtet fantazmë. Çetnikët inkurajohen, imitojnë dhe frymëzohen nga terrori i vëllezërve sllavo-ortodoks rus në Ukrainë; përpiqen ta destabilizojnë më tepër Kosovën dhe aneksimin e veriut të saj. Qeveria e korruptuar dhe e zhytur në krimin e organizuar nuk ka kontrollin e zonës së Mitrovicës dhe as që ka kapacitetin për të kontrolluar atë. As që ka kontroll mbi të gjitha zonat dhe qytetet në këtë shtrirje. Definicioni i një shteti kërkon një territor të përcaktuar me një popullsi të përhershme dhe kontrolli i qartë i kufirit. Qeveria duhet gjithashtu të kontrollojë territorin, ndërsa asnjë tjetër të mos ketë pretendime mbi të. Ky përshkrim nuk i përshtatet termit “Shteti i Kosovës”. Serbët i kontrollojnë të gjitha pjesët e zonave të tyre të dëshiruara.

***

BE është krejtësisht joparimore, e pandershme dhe cinike kur bëhet fjalë për çështjen e pazgjidhur shqiptare. Ishin ”Fuqitë e Mëdha” të asaj kohe (Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Austro-Hungaria, Italia dhe Rusia) të cilët në Kongresin e Berlinit (1878) dhe në Konferencën e Ambasadorëve në Londër (1913) e copëtuan Shqipërinë. Feja myslimane e shumicës së shqiptarëve ka luajtur një rol në motivet e të mallkuarve për aktin barbar.

Shqiptarët mendjelehtë besojnë se ka vendime rreth të drejtës dhe si duhet të jetë ajo. Perëndimi ka një mosmarrëveshje në lidhje me konsideratat që duhet të jenë prioritet. Llogaritë ekonomike i zgjedhin para atyre morale.

***

Mjedisi ekstrem islamik shqipfolës ka kontakte me ekstremistë në vendet e tjera në Evropë dhe në zonat e konfliktit. Të luftohet radikalizmi islamik duke i neutralizuar kriminelët e rrezikshëm, por në heshtje. Mos të ngrihet zhurmë në media, sepse ashtu e çojmë ujin në mullirin e armiqve. Kjo pakicë e vogël e radikalëve islamik nuk përfaqëson shqiptarët mysliman.

Diferenca fetare nuk pengon harmoninë dhe bashkëjetesën fetare në trojet e shqiponjave. Vendi shërben si një “Simbol i fuqishëm” në botën e sotme; – e konfirmoi tolerancën fetare edhe Papa Françesku gjatë vizitës së tij Shqipërisë me 21 Shtator 2014.

***

BE-ja nuk ka dashur shtet mysliman në Evropë.

Bosnja dhe Hercegovina gjatë luftës së kaluar (1992-95) mbeti pa asnjë ndihmë të vërtetë për shkak të frikës së Evropës nga shtetet myslimane në tokën e saj! Boshnjakëve u mohohej mbrojtja nga barbarizmi serb, BE e vendosi embargon e armëve ashtu që boshnjakët duarthatë nuk kishin me çka të mbrohen ndërkaq çetnikët posedonin gjithë mjetet luftarake që dëshironin.

Kjo mund të duket si një paradoks. Politikanët e BE që sot aprovojnë dhe lejojnë emigracionin masiv nga Afrika-Azia (duke kolonizuar dhe dëmtuar rëndë vendet e veta) dhe “integrimin” e myslimanëve jo-evropianë, janë të njëjtët që dëmtuan rëndë myslimanët e vetë të Evropës!

***

Edhe të krishterët edhe myslimanët kanë fundamentalistët e tyre. Opinionet në autoritetin e BiblësdheKuranit mund të shkaktojnë veprime dramatike.

Shumë komunitete myslimane të shteteve afrikane-aziatike kanë bërë më pak progres se komunitetet e krishtera, kur vjen puna për të parandaluar keqpërdorimin politik të fesë. Kjo është për shkak se u ngadalësuan në zhvillimin e tyre nga shtypja Perëndimore (ish shteteve kolonialiste evropiane) apo ndërhyrje në punët e tyre të brendshme. Prandaj, edhe interpretimi i tyre i Kuran-it më tepër përputhet me Mesjetën.

Duke mos ndarë Kuranin dhe kulturën islame dhe formimin e saj gjatë shekujve, e cila rritet në ekstremizëm, ne kemi bërë një gabim të madh. Po, Kurani është origjina, por a është shkaku i drejtpërdrejtë i mjerimit?

Mjerimi nuk është për shkak të besimit të tyre, për të cilin shumica prej nesh kemi shumë pak dituri, por për shkak të kulturës dhe vlerave të tyre. Kultura myslimane është në një masë të madhe në kundërshtim të drejtpërdrejtë me kulturën tonë dhe vlerat tona evropiane. Për shembull, martesa mes kushëririt dhe kushërirës është e zakonshme për ata; për shqiptarët është një incest i gërditshëm…

***

Shqiptarët e komunitet mysliman praktikojnë “Islamin burimor”. Megjithatë, disa shqipfolës, të paguar nga inteligjencat e huaja dashakeqëse – që u pengon harmonia, respekti reciprok dhe bashkëjetesa fetare në trojet e shqiponjave – gjithmonë do të pretendojnë se Islami është fe e terrorizmit. Qëllimi i tyre është djallëzor: përçarje, ndarje dhe urrejtje – lufta civile vëllavrasëse.

Forcat kryesore lëvizëse të ekstremizmit janë mjetet aktuale, për të përhapur frikë dhe urrejtje. Ne nuk duhet të biem në kurthin e ngritur nga ekstremistët. Atëherë ekstremistët arrijnë konfirmimin e botëkuptimit që ata duan për të krijuar, dhe rekrutimi i tyre rritet. Zgjidhja është një komunitet më i fortë gjithëkombëtar që formon një unazë rreth vlerave tona themelore: demokracia, solidaritetidhetoleranca.

***

Opsionet në mes të këqijve:

Luftimi i ekstremizmit nganjëherë kërkon bashkëpunim me ekstremistët.

Lufta kundër ekstremizmit duhet të bëhet në shumë mënyra dhe në “fronte” të ndryshme. Ndonjëherë është gjithashtu e nevojshme të krijojmë aleancë me një lloj të caktuar të ekstremistëve për të luftuar dikë që përbën një kërcënim më akut. Gjatë Luftës së Dytë Botërore – në luftën kundër nazizmit dhe fashizmit – u krijuan aleanca të gjera të shteteve të ndryshme, ku të gjitha nuk ishin të botës demokratike. Në aleancë me regjimin totalitar stalinist Bashkimin Sovjetik, demokracitë Perëndimore mundën të mposhtin regjimin e Hitlerit dhe imperializmin racist japonez. Kjo aleancë nuk ishte nga dashuria, por interesat e palëve përputheshin. Kjo ishte për të mirën e njerëzimit. Pa e bërë stalinizmin më të mirë, dhe pa injoruar aspektet kolonialiste dhe raciste të demokracive Perëndimore.

Politika reale është shpesh në lidhje me zgjedhjen në mes të këqijave. Megjithatë, është e rëndësishme që të mbahemi fuqishëm në vlerat dhe parimet themelore. Ato duhet të përdoren si një udhëzues për të nuancuar ndërmjet ekstremistëve dhe të zgjedhim të keqen më të vogël – kur është e nevojshme. Vetëm për të promovuar vlerat në afat të gjatë.

Në luftën kundër formave të ndryshme të ekstremizmit, duke përfshirë varietetet fetare, nuk ka zgjidhje të lehta. Në këtë luftë është e rëndësishme për të ruajtur të drejtat themelore të njeriut dhe vlerave demokratike, por insistime absolutiste në parime të tilla mund të bëhen shpejt kundër-produktive. Përveç kësaj, një qëndrim i tillë mund të jetë i standardeve të dyfishta.

Një politikë parimore dhe realiste për të luftuar fanatizmin fetar duhet të bazohet në fakte dhe njohuri, dhe jo paragjykime apo iluzione. Nëse futen në lojë ideologjia dhe interesat e një shoqërie, përgjithësisht objektiviteti domosdoshmërish t`ia lëshon vendin paragjykimit.

Edhe pse ka mbivendosje të qarta midis ekstremizmit politik dhe fanatizmi fetar, ka edhe dallime të rëndësishme midis këtyre formave të ekstremizmit. Kjo vlen veçanërisht për ekstremizmin fetar të rrethit jo-ekstrem. Shumica e njerëzve fetarë nuk janë ekstremistë normativ. Kjo mund të sigurojë një vend për manovra dhe pragmatizëm e cila nuk është aq e qartë kur është fjala për ekstremizmin politik. Këto mundësi duhet të shfrytëzohen për të luftuar më efektshëm kundër fashizmit islamik.

***

Interesat kombëtare:

Janë një koncept thelbësor në studimin e politikës ndërkombëtare. Termi është veçanërisht i fortë brenda realizmit politik.

Politika e jashtme duhet të shihet si një sferë autonome e ndarë nga ekonomia, feja, kultura, dhe kështu me radhë. Në këtë sferë mund që interesat shtetërore të përcaktohen nga pozicioni i shtetit në raport me shtetet e tjera; burimet e saj, vendndodhja gjeografike dhe kushtet e tjera më shumë ose më pak të qëndrueshme.

Interesat kombëtare janë në këtë mënyrë objektive dhe të përcaktuara në kontrast me motivet, synimet, dëshirat dhe ideologjia, që për shqiptarët është subjektive dhe e pamundur për të studiuar në mënyrë të duhur. Një burrë shteti i vënë mënjanë këto elemente subjektive shqetësuese dhe bënë mbrojtjen e interesave kombëtare në një mënyrë racionale.

***

Demokracia nuk mund të imponohet duke eliminuar pikëpamjet rivale; suksesi i saj nuk mund të garantohet as kur ideali fiton një pranim të përgjithshëm. Kjo sepse ajo mbetet e kushtëzuar nga energjitë krijuese të atyre që marrin pjesë në të. Por ajo doemos duhet parë si ideal në do që të mbizotërojë. Ata që besojnë në të duhet të kenë besimin në aspektin pozitiv të njohjes së mangët dhe shprehjes se ajo do të japë rezultatet e dëshiruara.

Për të pasur demokraci nuk mjafton larmia e mendimit; nëse pjesë të veçanta të shoqërisë udhëhiqen nga dogma të kundërta, rezultati nuk është demokraci por luftë civile.

Opinionet e autorëve nuk janë çdoherë edhe opinion i redaksisë sonë.

Previous Post

SHPALLJA E REPUBLIKËS SË ILIRIDËS, AKT I NGUTSHËM APO I VONUAR?!

Next Post

Amerika ofron mbështetje për zgjidhjen e ngërçit politik

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Amerika ofron mbështetje për zgjidhjen e ngërçit politik

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.