• Latest
  • Trending
  • All

Vështrim freudian mbi kafshët

22/09/2014

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 28 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Vështrim freudian mbi kafshët

22/09/2014
in Opinion

Shkruan: Reis Mirdita Muzgu ia lëshonte dalëngadalë hapësirën mbi tokë e në qiell errësirës që ngjizej bashkë me korbat krrokatës e të zi gjer në kob. Dhe korbat nuk krrokatnin që nga sondja; ata ia kishin nisur ndjellakeqes qe disa mote! Sondja ishte një nismë lakuriqe për tu ngazëllyer epshet e shtrigave, e shtrigat e kishin dorën… Atyre dorën kush iu dha?! Po pak shpendët e zemërbutë e më shumë e morën ata vet me korbërinë e tyre amorale, perverse, ndryshkamane…

Prej ditëve të një vjeshte të kamotshme, korba, laraska, nga një hut e shumë lakuriqë, mandej derra e derrkuca, e lidhën një besëhile ndaj pëllumbave të bujarë e shpezëve të tjera të butë dhe ia mësynë; së pari me metoda qensh langarë se kafshonin, sqeponin e grithnin tinëz, pak me të mirë e pak me të keq por gjithmonë me shumë dredhi. Dredhi e mëri gjer në gjakpirësi. Në besëhilen e lidhur, hutave iu dha detyra më inteligjente që mund të bënin në këto fëlliqësira që ia venduan korbat e laraskat për ideal të tyre. Punët e fëlliqura për ideal. Po, po!!! Korbat rinin në kolltuqe të errëta dhe i drejtonin laraskat të sulmojnë, por kujdes, sulmi duhej të bëhet me zuzari. Hutave iu caktua detyra e kukatjes, sikur pësonin nga keqtrajtimi i pëllumbave dhe shpendëve të butë…

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Lakuriqet ishin ata që sulmonin më së shumti, dhe haptas por duke ia nderuar kahjen, bënin sikur e mbronin kodrën nga e keqja. Ata nuk kishin as cipë as fytyrë, as gjini as vendosmëri. Në të vërtetë vendosmëria e tyre më e madhe ishte lëpirja e zuzës së korbave, laraskave, hutave; qofshin ata nga afërsia qofshin nga vende të largëta. Mirëpo nga të gjithë këto besëhilexhinjsh më të neveritshëm ishin (dhe janë) ata që i ndërronin puplat si tyxhari kuajt. Disa i ngjitën puplat në koshtarin e turpit që ia shitnin hajvanatit si mrekullinë më të madhe. E hajvanati e hante taxhinë, nganjëherë nga skamja në lukth por më shpesh nga skamja në trû e në zemër. Në këto kohë të shtazëve të egra, bylbylat ishin në hall edhe të këndonin këngën e tyre të haresë. Sa delte zëri nga kordhat delikate, ata akuzoheshin së pari nga vëllezërit e tyre të shitur e stërshitur korbave, për “filizëm”, “shakizëm” e shumë izma tjera që zakonisht nuk i posedonin shtazët e origjinës. Mandej arrinin akuzat e lakuriqëve e pasonin në vijim korbat e zi, për t’i ngujuar shpendët këngëtarë.

Atëherë nata nisi të shtrohet në pesë kahjet e syrit, derrat ia mësynë fushave të njoma ku bashkëjetonin qengja dhe flutura të bukura. Qengjat e pa mbrojtur paguajtën haraçin me flijim, kurse fluturat për mbijetesë, i tubuan larvat e tyre nën sqetulla dhe iu rrekën trojeve të largëta. Derrat nujk ishin derra të thuash të rëndomtë! Ishin mishëngrënës të ndyrë e të pangopshëm. Ia shtrinë ahengut të përgjakur gjer maje koke dhe nuk bënin dert se trazuan botën, edhe atë më të egrën besa. Kur vala e parë e mbrëmjes merrte fund, ia mësynë lakuriqët se korbat e muzgut iu lëshuan hapësirën e kosës mbi shpendët në gjumë. Nata u bë e gjatë e lakuriqët vetëm bënin e mblidhnin viktima an’e mb’anë. Huti me aradhat e veta i mbushte birucat e oxhaqeve të kullave me kulme të shtrembëruara dhe kënaqej duke ua thyer krahët shpendëve të zënë në jermi. Pas mesnata u përkeqësua edhe me mot të trazuar, dukej sikur u bënë troç: mjegull, vetëtimë, kërdi shtazësh mbi shtazë të egra e të buta…

Zoologjia zgurdulloi sytë. Tmerri rritej se tmerruesi u përçart nga që ndjeu afrimin e dritës së diellit. Në këto kohë Dielli nuk lindi 113 vjet. Tash i tmerroi shpend e shtazë toke e nëntoke. Bylbylat që deshën të cicëronin, u ngutën vallë?!!! Korbat e dirigjuar nga huti, u lëshuan çerdheve nga ku buronte cicërima dhe bënë kërdi. Një ketër deshi të tregonte historinë e ujkut e qengjit te procka por aq shumë puna kish marrë të prapën sa që vetë gjinia e saj e akuzuan për mbjellje të urrejtjes ndërshtazore dhe ia shtruan rrugën me ar korbave që të reagojnë ashpër kundër kitrës dhe disa shoqeve te saja, me akuzë për antikorbianizëm, antilaraskizëm, anti…, anti…

Të gjitha shtazët kaluan në rangjet mishngrënëse ku bënin pjesë që nga mijëvjeçarët e kaluar vetëm korba e laraska, hut e … Ata zgjodhën edhe të parin e ri që vinte nga radhët e derrave të egër të racës jo vendore, ashtu, nga se ishte më i egri. Jo mishngrënës u përcaktuan vetëm zogjtë e butë, ca peshq të vegjël, dy tre kafshë fushe e pylli dhe presin rrezet e para që të mëkëmben rishtazi e përgjithmonë.

Post Views: 45
Previous Post

Serbi. Pse qytetarët nuk i besojnë politikës?!

Next Post

Koha konfirmoi profecitë e Aizek Asimovit

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Koha konfirmoi profecitë e Aizek Asimovit

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.