• Latest
  • Trending
  • All

Çfarë na ndriçon vizita e Atit të Shenjtë!

21/09/2014

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 26 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Çfarë na ndriçon vizita e Atit të Shenjtë!

21/09/2014
in Opinion

Ka shumë gjëra që këto 24 vite të lirisë i kemi fituar e humbur gjatë rrugës, pa ua ditur vlerën. Si një shoqëri që shquhemi për mungesë të kujtesës kolektive, ne jemi sot në pikun e një krize vlerash, ku dështimet na bëjnë nostalgjikë për errësirën dhe sukseset na bëjnë indiferentë për dritën që vjen nga historia, duke ëndërruar që ajo të fillojë me ne.

Ardhja e Atit të Shenjtë në Tiranë është një rikapitulim i bilancit të historisë sonë. Si dikush që vjen nga lart dhe nuk hutohet nga rrugicat dhe shtigjet ku ecim ne, Ati i Shenjtë me vizitën e tij, na mundëson Ne dhe Botës, të kthejmë kokën nga disa gjëra tonat thelbësore.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Ati i Shenjtë do të ulet në aeroportin “Nënë Tereza” dhe do të mbajë meshën në sheshin “Nënë Tereza”. Të dyja këto janë toponimet tona dhe nuk i kemi vënë me rastin e vizitës së Atit të Shenjtë. Me rastin e ardhjes së Tij kemi zbukuruar aeroportin dhe sheshin, por jo historinë. Miliarda njerëz në botë kanë mundësi të mësojnë ose rimësojnë se nobelistja e Paqes dhe shenjtorja e Vatikanit është një shqiptare. Në asnjë rrethanë tjetër kjo gjë nuk do të mund të ngulej në memorien e botës kaq shpejt dhe thjeshtë se sa nga ulja e Atit të Shenjtë të dielën në aeroport dhe udhëtimi drejt këtij sheshi për të mbajtur një meshë. Vetëm dikush që vjen nga lart, ta zbulon kaq thjeshtë dhe ta ndriçon kaq mirë historinë tënde.

Rruga kryesore drejt sheshit është dekoruar me fotot e 40 martirëve të Kishës Katolike shqiptare, të përballur me regjimet politike në këtë vend, kryesisht diktaturën komuniste, por dhe monarkinë. Në këtë kohë të mbushur me streset e tranzicionit dhe dallaverxhinjtë e politikës, shumë shqiptarë ndjejnë bezdi nga e kaluara e tyre dhe janë gati të thërrasin në ndihmë Enver Hoxhën si një shenjë hakmarrje ndaj pafuqisë së tyre ndaj dështimeve të sotme. Është një nga ato periudhat e errëta të historisë, kur regresi mund shpresën dhe krimet zbukurohen nga nostalgjikët si statistikë.

Vetëm dikush i ardhur nga lart si Ati i Shenjtë, na bën sot të përgjegjshëm për përgjegjësitë tona, për krimet që kemi bërë dhe batakun ku e kemi zhytur këtë vend me duart tona. Është mirë që nderimin e atyre martirëve e bën një qeveri, partia e së cilës ka një trashëgimi staliniste në historinë e këtij vendi. Kjo është shenjë e fortë e ndryshimit dhe jo qaravitjet e disa enveristëve që mendojnë se duke varur shalla të kuq në qafë duan të na fshijnë nga kujtesa diktaturën që mbajti këtë vend larg Perëndimit duke qenë pjesë gjeografike e tij.

Vetëm dikush që ka qetësinë ta shikojë nga larg dhe ftohtë historinë e këtij vendi, mund të fokusohet tek gjërat që e kanë tronditur këtë vend, ku sot vrasja e një martiri të Kishës nga diktatura, për median shqiptare është më pak interesante se tregimet e sekretarit të Enver Hoxhës.

Ati i Shenjtë do të sjellë dhuratë një kopje të klonuar të Mesharit të Gjon Buzukut, librit tonë të parë në shqip, që ruhet në Vatikan, për të na kujtuar si e kemi nisur rrugëtimin tonë si komb dhe çfarë peshe ka mbajtur katolicizmi për ta ndriçuar në rrugën e dijes. Jo vetëm shkruesi i librit tonë të parë, por dhe shkrimtarët tanë të parë janë priftërinj katolikë, që në errësirën e kullave të Veriut, në kushtet e një vendi thuajse të egër dhe primitiv, Bardhi, Bogdani, Budi e të tjerë, krijuan letërsi dhe vepra historike të botueshme në Vatikan.

Në kushtet kur Shqipëria jonë ka debat të ditës licencimin e analfabetizmit, përmes fabrikave universitare, rikthimi tek një vlerë themelore historike si libri i parë shqip, na ndriçon si një shoqëri që kemi bërë përpjekje drejt Perëndimit qysh në Mesjetën e hershme dhe na i ka njohur dhe ruajtur këto përpjekje Vatikani.

Ardhja e Atit të Shenjtë ndriçon me këtë rast vlerat kyçe të historisë sonë, përkushtimin ndaj paqes, ndaj dijes dhe ndaj lirisë.

Të zhytur në batakun e dështimeve të ditës dhe përpjekjeve për t’u ringritur si një vend që synon Evropën, shqiptarët duhet ta shikojnë këtë vizitë si një vlerë themelore të historisë së tyre, si një moment për t’u qetësuar, për të marrë frymë lirisht dhe për të besuar se ia kemi dalë së paku të mos e humbasim rrugën drejt Perëndimit. Sot, kur disa bij bastardë të këtij kombi kanë veshur këmishat e zeza të terrorizmit ndërkombëtar dhe ekspozojnë shqiptarët si një komb muxhahedinësh, ardhja e Atit të Shenjtë, është një dritë e fortë që ndriçon historinë tonë krenare dhe bën të padukshme hijet e zeza që i vijnë vërdallë këtij vendi.

Ati i Shenjtë na fton sot të mendojmë për vlerat tona themelore, për ato çfarë s’duhet të harrojmë dhe ato çfarë duhet të bëjmë për të mos humbur rrugën drejt Perëndimit. Dhe për këtë duhet të lutemi shtatë milionë shqiptarë kudo që janë duke ndjekur meshën e tij. Sot nuk ka rëndësi të jemi të gjithë katolikë. Sot ka rëndësi t’i jemi të gjithë mirënjohës Atit të Shenjtë që po na bën të ndihemi një vend evropian.

Post Views: 49
Previous Post

Ja çfarë shkroi Papa Françesku në Librin e Përshtypjeve

Next Post

Në Kosovë po ushtrohet inkuizicion shtetëror ndaj muslimanëve

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Në Kosovë po ushtrohet inkuizicion shtetëror ndaj muslimanëve

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.