• Latest
  • Trending
  • All

Tahmini si “njësi matëse“ në shoqërinë kosovare

21/09/2014

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 30 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Tahmini si “njësi matëse“ në shoqërinë kosovare

21/09/2014
in Opinion

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Një ditë duke pirë kafe mëngjesi me një mik timin, ra fjala e sigurisë dhe pasigurisë së shoqërisë shqiptare për mundësinë e të shpjeguarit dhe mos-shpjeguarit e çështjeve të ndryshme. Duke folur për këtë çështje, miku im më tha që “ne shqiptarët e Kosovës flasim me tahmin për pothuaj të gjitha gjërat dhe ky tahmini është bërë ‘njësi matëse’ e përditshmërisë kosovare, pra është bërë normë jetësore e pasaktësisë dhe paditurisë”. Prandaj, edhe unë me tahmin do mundohem të shkruaj disa fjalë duke u përqendruar vetëm në shoqërinë shqiptare të Kosovës.

Ashtu si të gjithë popujt e botës edhe populli shqiptar ka një zhargon gjuhësor popullor të pasur dhe një larushi shprehjesh gjuhësore. Zhargoni gjuhësor popullor natyrisht që plotësohet, ndryshohet dhe pasurohet. Por, gjuhët e popujve të vegjël gjithmonë ndikohen dhe janë nën presion të gjuhës së popujve të mëdhenj. Kjo nuk ka ndryshuar as sot, kur shihet ekspansioni i anglishtes në botë, ndërkohë që nuk duhet lënë anash dhe gjuhë tjera që fliten në shkallë të gjerë si spanjishtja, kinezishtja, indishtja, arabishtja etj.

Pushtimet po ashtu kanë imponuar gjuhë të ndryshme dhe më pas kanë mbetur reliktet e gjuhës së pushtuesit të cilat vonë apo asnjëherë nuk janë shlyer nga gjuha e të pushtuarit. Dhe, meqë është kështu, atëherë edhe zhargoni gjuhësor shqiptar me kalimin e kohës është “pasuruar” edhe me shprehje të huaja nga pushtues të ndryshëm sidomos nga pushtuesi turk dhe serb.

Pra, sot në përditshmërinë tonë kemi mjaft shumë fjalë turke dhe serbe që në shumicën e rasteve as që i vërejmë gjatë komunikimit. Meqë pjesë të ndryshme shqiptare kanë jetuar një kohë të ndara edhe zhargoni popullor mes tyre ka pësuar ndryshime. P.sh. në Kosovë përdorimi i fjalës tahmin apo me tahmin është bërë normë e pasaktësisë apo paditurisë për pothuaj çdo fenomen apo dukuri në Kosovë. Nëse shihni në internet ju del se fjala tahmini është fjalë turke që do thotë i/e përafërt (si mbiemër) apo përafërsisht (si ndajfolje). Nuk do ndalem më shumë te prejardhja e kësaj fjale e as te aspekti gramatikor i përdorimit të saj në shqip. Kjo fundja nuk është qëllimi i këtij shkrimi.

Por, ajo çfarë bie në sy në zhargonin popullor të shqiptarëve të Kosovës është përdorimi i gjerë i shprehjes tahmin apo më shumë me tahmin për çështje apo fenomene të ndryshme. Pra, mjafton të mos dimë diçka dhe për të evituar mosdijen tonë e përdorim shprehjen me tahmin. Me tahmini na bën të gjithëve të mençur, ekspertë, analistë, njohës, kolumnistë, opinionistë, këshilltarë, menaxherë e çfarë jo tjetër. Pra, janë këto fjalët që na dolën pas luftës dhe na “shpëtuan” se nuk e di se çfarë do të kishim bërë.

Me siguri e keni vërejtur se edhe në rastet kur kemi ca njohuri për një çështje, por që na mungojnë njohuritë e plota për të, për të plotësuar mosnjohurinë tonë e plotësojmë me shprehjen me tahmin. Dhe me fjalën me tahmin bëhemi ose së paku tentojmë të bëhemi të përsosur për të gjitha fushat, pa marrë parasysh kualifikimin dhe përvojën që kemi apo punën që bëjmë.

Dihet që të jetuarit e gjatë nën pushtime të ndryshme, shoqërisë shqiptare i ka krijuar një pasiguri të madhe në të pasurit informacion dhe dije të mjaftueshme për probleme të ndryshme të shoqërisë dhe natyrës. Logjikisht, i pushtuari nuk mund të zhvillohet në asnjë dimension të jetës së tij dhe si i tillë përballet me pasaktësi në të shprehur dhe pasiguri në të gjitha sferat jetësore. Kjo me kalimin e kohës si duket është bërë normë shoqërore, sidomos në Kosovë, ku njerëzit pothuaj për çfarëdo problemi përdorin shprehjen me tahmin. Pra, në momentin kur themi me tahmin, atëherë e pranojmë se nuk e dimë apo njohim gjerësisht dhe faktikisht një problematikë të caktuar.

Pasiguria në të shprehur dhe në mbrojtje të argumenteve është rritur më së shumti gjatë kohës së komunizmit, ku në njëfarë mënyre shteti është dashur të mendojë, kurse individi është dashur vetëm të zbatojë atë çfarë thoshte shteti, pra pa kurrfarë kundërshtimi. Kundërshtimi kishte sanksione të rënda – këtë e dinë të gjithë ata që kanë jetuar në komunizëm, dikush më shumë e dikush më pak. Dhe, meqë shtetit nuk i konvenonte të kishte qytetari aktive dhe të informuar mirë, blloku lindor socialist – siç e dini – investonte shuma marramendëse të parave për të penguar qasjen e qytetarëve të tij në sistemin kapitalist perëndimor.

Pra, jo vetëm që pengoheshin valët e mediave, por ishte ndaluar rreptësisht edhe udhëtimi nga blloku socialist në atë kapitalist. Përjashtim këtu bënte Jugosllavia, por duhet ripërsëritur gjithmonë dhe sa herë që na vjen rasti se Jugosllavia për shqiptarët ishte një pushtues klasik, njëjtë siç bëri perandoria romake, bizantine, osmane dhe së fundi pushtimi serb. Pra, edhe pse jetonim në një shtet që ishte urë mes Lindjes dhe Perëndimit, me të drejtë shfrytëzimi të kësaj ure, ne nuk i kishim të drejtat që duhet t‘i kishim, sepse ishim të pushtuar dhe kjo vërehej në të gjitha dimensionet e jetës shqiptare.

Hapësira shqiptare ishte më e pazhvilluara në Jugosllavi, infrastruktura në hapësirën shqiptare ishte shumë e thjeshtë dhe pa lidhje ndërkombëtare. Asnjë rrugë e karakterit rajonal nuk ishte ndërtuar nëpër hapësirën shqiptare. Kjo dihet, sepse kombet zhvillohen përmes rrugëve dhe kjo i pengonte Jugosllavisë apo më saktë Serbisë me aleatët e saj. Fakti që kombet zhvillohen përmes rrugëve është vërtetuar më së mirë nga amerikanët, të cilët pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore analizonin zhvillimin e shpejtë dhe marramendës të Gjermanisë gjatë kohës nazistëve 1933-1945. Dhe, përfundimi ishte se ishin autostradat dhe hekurudhat e panumërta ato që shpejtuan zhvillimin e Gjermanisë deri në përmasat e një superfuqie. Prandaj, SHBA-të, duke qenë të vetëdijshme për këtë fakt, hartuan programe zhvillimore për përmirësimin dhe avancimin e infrastrukturës, veçanërisht filluan ndërtimin e autostradave dhe hekurudhave gjithandej SHBA-ve duke nxitur kështu një rritje e zhvillim ekonomik të paparë dhe duke e përforcuar kështu statusin e superfuqisë.

Pra, infrastruktura e zhvilluar është impulsi dhe katalizatori më i rëndësishëm për zhvillimin brenda-shtetëror dhe ndër-shtetëror. Në mungesë të saj njerëzit mbesin të izoluar, të painformuar dhe rrjedhimisht shoqëritë dhe njerëzimi në përgjithësi mbesin të pazhvilluara.

Shikoni Ballkanin në këto 100 vitet e fundit, përfshirë periudhën e luftës së ftohtë. Më konkretisht merrni Maqedoninë, e cila me Bullgarinë është e lidhur me një rrugë e cila deri vonë ka qenë e tmerrshme për udhëtim dhe pa ndonjë leverdi ekonomike. Pastaj, republikat jugosllave nuk ishin të lidhura përmes autostradave. Mos të flasim për hapësirën shqiptare e cila me qëllim ishte lënë më e prapambetura, ndërkohë që nëpër hapësirën shqiptare nuk ishin ndërtuar rrugë të mira të karakterit ndër-republikan të cilat do mundësonin nxitje për zhvillim ekonomik më të shpejtë.

Të gjitha rrugët e Ballkanit ishin rrugë pa krye, sepse ishin ndërtuar nga pushtues të ndryshëm për interesa të tyre, e jo për interesa të vendorëve. Por, edhe shtetet e Ballkanit rrugët i ndërtonin sipas aleancave që bëheshin e jo në të mirë të zhvillimit të rajonit. Pra, duke qenë një rajon shumë i armiqësuar mes vete, edhe rrugët ishin ndërtuar pothuaj me tahmin dhe për këtë tahmin po vuajmë edhe sot. Lidhja e Durrësit me Nishin përmes autostradës (ende e papërfunduar) dhe lidhja përmes autostradës e Prishtinës me Shkupin dhe Selanikun (edhe kjo ende e papërfunduar) me siguri që tahminin do ta shndërrojnë pa tahmin.

Të kthehemi te tema e tahminit. Pra, janë pikërisht pushtimet e gjata dhe të njëpasnjëshme ato të cilat kanë shkaktuar pasiguri të skajshme në hapësirën shqiptare. Rrallëherë në histori kemi qenë vetëvetja dhe kjo ka lënë pasoja me të cilat po përballemi sot. Dhe, si rezultat i kësaj shoqëria jonë përdor fjalën tahmin apo me tahmin. Në Kosovë çdo gjë është me tahmin. Themi: me tahmin filani kishte kryer shkollë të madhe, me tahmin fisteku ishte i padëshiruar aty, me tahmin jastëku ka pendla të shpezëve, me tahmin ai po gënjente tërë kohën, me tahmin gjella gatuhet kështu, me tahmin nesër nuk punohet e shumë e shumë me tahmine tjera.

Keni parë me siguri kur dalin kuzhinierët tanë nëpër televizione tona për të na servuar përgatitjen e recetave të ndryshme. Këta kuzhinierë në të shumtën e rasteve thonë kështu: i vejmë ca ujë, e spërkasim me ca yndyrë, i shtojmë tri deri në katër apo gjashtë lugë sheqer/miell apo diçka tjetër, e përziejmë pak, e shtrydhim pak… Pra, krejt me tahmin, asgjë nuk japin të saktë pra, sepse tahmini është në kokën e tyre.

Edhe infrastrukturën nëpër qytete e kemi me tahmin. Me siguri keni rastisur nisjen e një rruge apo rrethi apo një nënkalimi. Gjëja e parë që mungon në atë punishte është afati i përfundimit të punimeve. Dhe, kjo i jep shkas qytetarit të flasë me tahmin. Pastaj, kur nisen punimet, përpos që kohësisht zgjaten pafund, ato disi e kanë nga një send që edhe syri i joprofesionistit (më falni se në Kosovë të gjithë jemi profesionistë) e vëren që nuk është bërë sipas logjikës inxhinierike, por sipas tahminit dhe efekti pastaj është trafiku kaotik, në të cilin as këmbën nuk ke ku e lëshon.

Pasojat e tahminit i ka bartur shoqëria kosovare edhe në shtetet e Perëndimit ku jetojnë dhe punojnë. Shumë shqiptarë të Kosovës hapin firma nëpër vende të ndryshme të BE-së dhe SHBA dhe natyrisht disa kanë sukses në biznese e disa jo ashtu sikur çdo ku në botë. Prandaj, kur pyetet shqiptari se ç’bën në Perëndim, ai që nuk i ka punët mirë me biznes thotë: “Valla unë e kam hapur si firmë në filan shteti”. Pra, kjo “si firmë” tregon që nuk dëshirohet të pranohet mossuksesi në biznes, ndërsa ata të cilët vërtet kanë sukses në të bërit biznes, nëse i pyet se çfarë janë duke bërë, thonë: “Valla unë e kam hapur një firmë”. Pra, nuk thotë ‘si firmë’. Të pasuksesshmit mundohen që përmes tahminit ta fshehin gjendjen e tyre, kurse të suksesshmit e tregojnë realitetin.

Në anën tjetër mjafton të shkosh te një institucion për tu këshilluar dhe fjala e dytë nëse jo e para do të jetë me tahmin. Kjo sepse administrata shtetërore që nga paslufta e deri me tani nuk është krijuar asnjëherë në baza të shëndosha meritokratike dhe zyrtarët nuk janë të sigurt për asgjë të vetme. Hiq më mirë nuk ka qenë as në Jugosllavi. Kjo sepse administrata shtetërore ishte centraliste dhe nën diktatin e plotë të pushtetarëve jugosllavë. Kur ta kryenin një punë në administratën jugosllave duhej gëzuar pa masë, sepse mund të dilte një zyrtar i asaj kohe i cili i shërbente qytetarët në bazë të disponimit personal. Dhe, në rastet kur ishte i padisponuar, e kjo ndodhte pothuaj rregullisht, duhej gjunjëzuar ose ofruar ca “lekë” për të marrë një certifikatë lindjeje. Kjo traditë e keqe ka lënë pasoja dhe na ka përcjellë edhe pas luftës.

Zyrtarët e sotëm të të gjitha niveleve përmendin një bazë ligjore që s’e gjen askund dhe në fund thonë “valla mund ta marrësh lejen për këtë apo atë, por me tahmin ata apo ato nuk ta lejojnë”, ndërkohë që ty si palë të intereson se kush janë ato apo ato dhe zyrtari nuk e ka idenë se kush janë. Ose ju ka rastisur me siguri të pritni autobusët e qytetit, sidomos në Prishtinë. Krejt çka dikush mund të thotë është se me tahmin do vonohet autobusi ose do vjen edhe pak, sepse mungojnë shënimet e duhura me oraret e nevojshme nëpër stacione të autobusëve. Pra, krejt me tahmin.

Së fundi kemi temën më aktuale të formimit të institucioneve shtetërore. Me tahmin do të formohen, me tahmin nuk do të formohen, me tahmin ky po ja përgatit këtij një të zezë apo të bardhë, me tahmin bashkësia ndërkombëtare po favorizon këta dhe disfavorizon ata, me tahmin po shkojmë në zgjedhje, me tahmin po i fitojmë/humbim zgjedhjet, me tahmin unë jam burrë/grua i/e mirë apo i/e keqe, pra krejt me tahmin.

Me llafe disi po dalim të gjithë të mençur, por kur po vijmë te materializimi profesional i çështjeve po çalojmë dhe po çalojmë shumë, kjo po vërehet në të gjitha sferat jetësore. Mbasi po përfundohet përmendorja po themi “valla nuk ja kemi qëlluar hiq se nuk po duket hiq si origjinali”, dhe kështu mësohemi të shohim përmendore të “çmendura” për nga dizajni se si është bërë duke përulur kështu figura të rëndësishme shqiptare dhe ndërkombëtare. Tahminin është duke e ushqyer shumë, fatkeqësisht artificializmi i madh njerëzor që e ka kapluar shoqërinë kosovare.

Me secilin njeri që takohesh, pikë së pari krekoset se është shumë i pasur, shumë i mençur, shumë i famshëm, sepse sapo e thirri në telefon kryeministri apo presidentja për këshilla, por që ky i thirruri nuk pati “kohë” ta këshillojë kryeministrin apo presidenten. Pastaj, thotë i kam harxhuar tri pasaporta duke udhëtuar nëpër botë e shumë e shumë gjëra tjera të pahijshme që sjellin neveri te njerëzit dhe rritin shkallën e besimit reciprok edhe ashtu të rritur.

Me një fjalë, kur takohesh me një njeri ta jep përshtypjen që zoti është lartë dhe ky njeriu i poshtë. E pyet veten pse jetuakam unë kur ky qenka aq shumë i zoti. Ndërkohë që mesatarja e dijes së shoqërisë shqiptare dhe të gjitha shoqërive në botë është statistikisht e dëshmuar në Indeksin e Zhvillimit Njerëzor (Human Development Index). Ky indeks tregon se ku rangohemi ne shqiptarët për nga dija. Lexojeni, në internet e keni. Pra, të gjithë shefa pa asnjë punëtorë dhe krejt me tahmin.

Tash mos të bëhemi pesimistë nga ky shkrim, sepse edhe ky është me tahmin si shumë të tjera. Zhvillimi dhe konsolidimi i shtetit dhe shoqërisë sonë natyrisht që do reduktojnë në minimum tahminin dhe do të promovojë pa tahminin, apo më saktë precizitetin në gjykim dhe argumentimin me fakte. Mos të harrojmë që me tahmin do të bëhet mirë, kurse pa tahmin do të bëhet edhe më mirë.

Post Views: 59
Previous Post

Mos i arrestoni, amnistoni!

Next Post

Kur “I mençmi rrshet për tërma”

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Kur “I mençmi rrshet për tërma”

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.