• Latest
  • Trending
  • All

Respektimi i Habeas Corpus Act në Shqipërinë e 2014

19/09/2014

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 1 May, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Respektimi i Habeas Corpus Act në Shqipërinë e 2014

19/09/2014
in Opinion

Kazusi i kryeinspektores së Bankës Kombëtare

Për më shumë se dy dekada gjatë tranzicionit Shqipëria përjetoi një deformim të paimagjinueshëm të ligjit, të së drejtës: liria u konceptua si e drejtë e pakufizuar e individit për të bërë gjithçka, pa u druajtur për kufizimin e ligjit dhe të drejtave të të tretëve dhe ligji nuk u respektua në një linjë piramidale, që vinte e pasqyrohej në një formë progresive në të gjithë administratën e shoqërinë shqiptare.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Qeveria aktuale shqiptare, duke filluar sidomos nga tremujori i dytë i vitit 2014, nën presionin e fuqishëm ndërkombëtar, kushteve të vendosura nga EU dhe pjesës së vetëdijshme të opinionit publik, ka treguar një shkallë më të spikatur përgjegjshmërie në imponimin e shtetit ligjor, kufizimin e ilegalitetit masiv në shoqëri dhe në administratë, por gjithsesi pa një metodikë të qartë dhe pa një radhë hierarkike veprimi. Shqyrtimi i deritanishëm i ligjshmërisë është ende larg me vlerësimin e kritereve të barazisë së të gjithë qytetarëve para ligjit dhe veprimit tërësor të sistemit, pa dallime partiake. Impostimi i ligjit, në këndvështrimin tim, do të duhej të ndiqte dy linja paralele: (a)- atë të mbjelljes së kulturës së sjelljes konform me ligjin të administratës aktuale dhe (b) verifikimin e ligjshmërisë së sjelljes së administratës pararendëse. Duke e pasur të qartë se administrata pararendëse  ishte e mbushur me një tërësi veprimesh dhe mosveprimesh të pandëshkuara nga administratorët pararendës, qeveria aktuale filloi veprimin implementues ligjor nga pika (b), duke e lënë pothuajse në heshtje drejtimin (a), madje, duke e lënë administratën aktuale në një situatë imuniteti të njëanshëm, të paarsyetuem. Mbi të gjitha vërehet qartë se qarkimi nën ligj ka lënë krejtësisht jashtë klientelën socialiste dhe integriste: pjesa kontribuese për ardhjen në pushtet të koalicionit aktual, po lejohet të ndërtojë mbi pasurinë e përbashkët komunitare, në plazhet më të rëndësishme të vendit etj.

Shoqëria dhe shteti ku filloi të aplikohej një qasje e imponimit drastik të ligjit, është e ngarkuar me një pabarazi të tejskajshme pasurore, me korrupsion galopant, me trafik interesash, përzierje interesash nepotike, krahinore dhe klanore. Gangrena e së keqes është futur anekënd. Verifikimet paraprake në administratë të ndërmarra nga qeveria aktuale, në të gjithë sektorët, treguan një shkallë të lartë ilegaliteti, veprimesh dhe mosveprimesh, të futura në çdo qelizë të shoqërisë.

Dhe pikërisht këtu plasi skandali 3 i Bankës së Shqipërisë, në të cilin, përmasat reale të vjedhjes së realizuar nga individi i vetëdenoncuar, mënyra e veprimit të tij, thellësia e bashkëpunimit në krim, ende nuk dihen me saktësi nga organi i akuzës, së paku në pjesën e deklaruar për publikun.

Skandali 3 në BSH gjeti plotësisht të papërgatitur, Pozitën dhe Opozitën. Institucioni drejtohej nga një njëri i të gjitha palëve, i cili, në vend që të ishte garanti i thesarit shqiptar, kishte shërbyer si përfaqësues privat i politikës për një periudhë të gjatë. Ai ishte personi që komandonte çdo gjë në atë institucion, në gjerësi dhe në thellësi, kishte uzurpuar legalisht pushtetin ekzekutiv dhe legjislativ të BSH dhe përmes atij kalonin të gjitha emërimet, veprimet, mbikëqyrjet dhe paketat kontrolluese dhe transferuese të parave në RSH, caktimi i normave të interesit, kurset e këmbimit etj., ndërkohë që Publiku ende nuk din se Kush ishte mbi atë?!

Sapo Prokuroria filloi veprimet për zbulimin e së vërtetës, Politika në tërësi filloi pushimet, ndali aktivitetin e Shtetit dhe institucioneve, në vend që të bënte të kundërtën, për shkak të rëndesës së ngjarjes dhe reaksionit zinxhir që mund të krijonte. Zërin e Publikut filloi ta përfaqësonte një grupim aktivistësh, të cilët me të drejtë vunë para përgjegjësisë politikën. Por ndërkohë, ajo lëvizje shërbeu edhe si një katalizator për gjenerimin e një histerie që bënte thirrje për kapërcimin e masës dhe maturisë në shqyrtimin profesional të situatës dhe në nxitjen e disa skifterëve të politikës, që duke përdorur mandatin e deputetit, filluan të vepronin pa e ditur mirë kompetencën e tyre dhe rregullat procedurale të kërkesës dhe hetimit të rregulluara nga Kushtetuta dhe legjislacioni shqiptar.

Megjithëse gjithkush në këtë vend e ka të qartë se historikisht, në sistemin e korruptuar parademokratik shqiptar ka një linjë vertikale urdhnimi që shmang me “finesë” përgjegjësitë e shpërndara mes institucioneve dhe individëve, që janë të ngarkuar për check and balance midis edhe të njëjtit institucion, agjitatorët më të dalluem të politikës së majtë filluan të akuzonin gjithkënd, çdo individ dhe institucion brenda Bankës, duke marrë rolin tipik të një njësie bazë partiake të PPSH së viteve 1970, të kohës së “grupeve puçiste”. Dhe kjo ndodhte ndërkohë që të njëjtët njerëz heshtnin plotësisht mbi skandalin e përfitimit nga fondet publike të kolegut të tyre, nuk guxonin të flisnin fare mbi skandalin e vjedhjes nr. 2 të Bankës, të vitit 1999, dhe mbi të gjitha harronin të bënin një thirrje përbashkuese për thirrjen në bllok të gjithë Parlamentit për të ndërmarrë një zgjidhje adekuate të situatës në BSH.

Përpjekja e politikës për të mbrojtur njeriun e të gjitha palëve pati efektin e parë në shpërndarjen e përgjegjësisë padrejtësisht, drejt institucioneve të tjera brenda Bankës, që kishin qenë nën komandën e plotë të Guvernatorit e Kokave, duke krijuar një turbullirë të përgjithshme, dhe një presion të panevojshëm ndaj individëve që nuk e meritonin prozhmimin dhe fyerjet publike. Mbi të gjitha, profesorët e nderuar të KM u vendosën nën goditjen e fletë-rrufeve militante, ndërsa e gjitha kjo nuk mund të mos ndëshkonte edhe moralin e administratës së BSH, në të cilën gjenden disa nga njerëzit më të zotë, më të ndritur dhe më të shkolluar të këtij vendi të çmendur, me batakçinj dhe injorantë.

Vetë Parlamenti në këtë periudhë ushtronte një funksion prej muajsh të cunguar dhe  Komisioni i Ekonomisë, pa marrë një mandat respektiv nga ana e Byrosë Parlamentare, në përbërje të paplotë e njëngjyrëshe, filloi një proces aspak të matur sqarimi, krejtësisht joprofesional dhe të papërcaktuar ligjërisht. Kam përshtypjen se kemi të bëjmë me një veprim procedural të paautorizuar dhe të pa marrun me vendim kolegjial parlamentar. Fakti që ky komision nuk guxoi të thërriste në shqyrtim Guvernatorin, por nxitoi të thërriste në shpjegim Inspektoren e Përgjithshme, me ngjan si një përpjekje për të shpërndarë objektin e kërkesës, për të turbulluar publikun, për të goditur një hallkë të pambrojtur nga politika, për të ndërhyrë politikisht mbi organin e akuzës. Ngurrimi i Inspektores së Përgjithshme për t’u përgjigjur para Komisionit të Cunguar parlamentar të Ekonomisë, shërbeu për riorientimin e militantëve, për të nxitur histerinë dhe për manipulimin e publikut, edhe ashtu mjaft i shqetësuar nga thellësia e skandalit, në njërin nga nëndepartamentet në departamentin e Thesarit.

Duhet të kemi parasysh se aktiviteti i Komisionit të Cunguar parlamentar të Ekonomisë, i përbërë edhe nga individë krejtësisht jo ekspertë, nuk kishte marrë një aprovim nga shefi i mazhorancës, i cili, me mbarimin e pushimeve, filloi ta vlerësonte me masë të caktuar seriozitetin e ngjarjes, duke ia lënë organit të akuzës dhe atij të drejtësisë procesin hetimor. Gjithsesi, shefi i mazhorancës nuk mori dot vendimin e shpejtë të shkarkimit të Guvernatorit dhe përforcimin e masave mbrojtëse të sigurisë së dokumentacionit dhe vlerave monetare. Përndryshe, heshtja e Speaker-it të Parlamentit dhe mosveprimi gati absolut i Tij ndaj Komisionit  të Cunguar, shprehte qartë se brenda shumicës qeverisëse nuk kishte një unitet për masat që do të duheshin marrë për zgjidhjen e shpejtë të situatës, që siç duket ndikuan edhe në sjelljet ngurruese të Kryeministrit të vendit.

Ndërkohë që pritej mbledhja urgjente e Parlamentit për vlerësimin mënyrës së qeverisjes së Guvernatorit, për shkak të përgjegjësisë së tij të drejtpërdrejtë, në këndvështrimin tim, (nisur nga sistemi i urdhnimit vertikal e përqendrimi i pushteteve në një dorë të vetme që ekziston në atë institucion), për moskontrollimin e situatës në Bankë, së paku, Prokuroria shqiptare kreu ndalimin demonstrativ si masë sigurie të Guvernatorit dhe për habinë e të gjithëve, edhe të Inspektores së Përgjithshme, të dy me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Më datë 10 shtator, kemi mësuar arsyet e vërteta që kanë shtyrë Prokurorinë e Përgjithshme për kapërcimin përjashtimor të masës së sigurisë për një vepër penale shpërdorim detyre, arsye që lidhen me rëndesën e ngjarjes, përgjegjësinë e drejtpërdrejtë të Guvernatorit në sistem dhe nevojën për ruajtjen e paprekur të provave. Pavarësisht këtyre arsyeve, mënyra e arrestimit të Guvernatorit është absolutisht e padenjë për një vend demokratik, jashtë të gjitha normave etike të veprimit procedural, gjë që përbën një rast për vlerësim të menduar shumë mirë.

Nga ana tjetër, Publiku mbetet i pasqaruar për arsyet që e kanë shtyrë Prokurorinë dhe më pas Gjykatën, të aprovojë masën e sigurisë, në mënyrë të përsëritur, për Inspektoren e Përgjithshme, ndërkohë që akuza e deklaruar shpërdorim detyre, në rastin e saj nuk përmban asnjë nga sqarimet përjashtimore të përcaktuar nga ligji për ndërmarrjen e kësaj mase.

Situata u rëndua nga dy vendime të ndryshme që mori e njëjta gjykatë dhe i njëjti trup gjykues më datë 15 shtator. Drejtësia është sovrane, por është nën Ligj, nën Arsyetim Ligjor bazuar në kodifikacione gjegjëse, dhe sot jemi para zhbalancimit total të të gjithë elementëve përbërës e veprues të asaj njësie.

Për mendimin tim, kemi rastin tipik kur shkelet liria e qytetares Elivar Golemi, një funksionareje shtetërore që vazhdon të jetë e tillë, liria nga arrestimi dhe nga gjykimet arbitrare të pashpjeguara nga gjykatësi bazuar në legjislacion. Gjyqtarët e çështjes e kanë pasur detyrimin ta bëjnë shpjegimin përjashtimor, në bazë të legjislacionit të brendshëm dhe atij ndërkombëtar, dhe nuk e kanë bërë.

Duket qartë se presioni shpërndarës i fajësisë nga ana e politikës mbi sistemin e drejtësisë dha efektet e veta, por me një pasojë të rëndë: barazia e të gjithë qytetarëve para ligjit e dhunuar, prishje e balancës në mes nevojës së respektimit të ligjit dhe zbulimit të së vërtetës së rëndë nga njëra anë, dhe nevojës për respektimin e të drejtave të individit që dyshohet se ka shpërdoruar detyrën, nga ana tjetër. Saktësisht, në rastin e Inspektores së Përgjithshme, për shkak të mungesës së tri konditave të parashikuara nga ligji për raste të figurave të tilla penale, do të duhej të gjykohej në gjendje të lirë, mbase me marrëveshjen e pezullimit të përkohshëm nga detyra, të dorëheqjes etj.

Rëndesa e ngjarjes dhe ndjeshmëria e publikut nuk mund të na errësojë sa të mos shohim shkeljen drastike të së drejtës së një gjykimi të drejtë dhe fyerjen e rëndë që ka shkaktuar ndaj një intelektualeje, një femre, e prezumuar e pafajshme, ky vendim i paarsyetuar dhe i pabazuar qartësisht në legjislacion, me akuzën e formuluar ashtu sikurse është bërë e njohur për ne, Publikun. Një shoqëri e emancipuar dhe e drejtë duhet të drejtojë gishtin tek gallofët e vërtetë të abuzimit me paranë publike dhe jo të habitet mbas zhurmës që kërkon ta shpërndajë fajin tek njerëzit që janë ndodhur, pa e kuptuar, në një fushë ku shkëmbehet zjarri i interesave të parasë së madhe, gjë të cilën gjithkush në këtë vend e din mirë. Mbi të gjitha organi i akuzës dhe Gjykata e ka për detyrë të vlerësojë me një maturi dhe ftohtësi të plotë, në një rast të tillë, kur bëhet fjalë për një çështje kaq të rëndësishme dhe të ndjeshme, edhe për fatin e një intelektualeje, profesoreje universitare, qytetareje, të një familjareje të rregullt. Në një vend demokratik, të emancipuar, jetët njerëzore nuk mund të shkatërrohen me propagandistë sankylotë. Institucionet e hetimit dhe gjykimit do të duhet të shqyrtojnë me kujdes të gjithë CV e zonjushës Golemi, punën e saj sistematike në universitet dhe si nëpunëse e sistemit bankar shqiptar, të verifikojë si ka funksionuar Banka e Shqipërisë në vite, cili ka qenë time table revizionues i 19 departamenteve dhe 117 sektorëve të Bankës, që kryeinspektorja kishte përcaktuar për kontroll, cila ka qenë përvoja dhe rekordet që zonja Golemi ka lënë, duke mbajtur parasysh gjithmonë se Ligji, Liria dhe Mbrojtja e Individit, janë të pazgjidhuna njëra me tjetrën dhe në një balancë mjaft të brishtë, të cilën janë të thirrur pikërisht Ata, Njerëzit e Drejtësisë, që ta gjejnë, duke mos shkelur dhe rënduar asnjërën dhe duke vlerësuar njëlloj të gjitha, dhe interesat më të rëndësishme të Publikut. Me vendimin e datës 15 shtator, drejtësia në këtë vend mund të konsiderohet qartësisht e zhbalancuar, në mënyrën më të pangjashme.

Presioni i skifterëve të politikës, që janë edhe jashtë kontrollit të vetë Kryeministrit, nuk do të duhej ta çonte sistemin tonë të drejtësisë për të prishur balancën mes tri instituteve të lartpërmendura në Rastin Golemi dhe në çdo rast analog. Personalisht, në momentin e parë edhe unë kam menduar se mosparaqitja e Golemit në Komision ka përbërë një gabim të pajustifikuar. Mirëpo ishte zonja tjetër e nderuar Meksi dhe vetë zoti Kryeministër që na shkundën të gjithëve me qartësinë e tyre: Komisioni ishte mbledhur extra ordinem dhe po rrezikonte të gjithë konfidencën e hetimeve të ndërmarra nga organi i akuzës, dhe për rrjedhojë, çdo vijim i mëtejshëm i punës së tij, kështu i ndërtuar dhe pa funksione të përcaktuara dhe me ekspertizë qesharake, e bante të pavlefshëm  çdo ndëshkim për shkak të mosparaqitjes.

Qytetarja Elivar Golemi  nuk e meriton atë trajtim vendesh pa kode etike sjelljesh ne procedurat gjyqësore. Jam i bindur se faji i vetëm i saj është se asht ndodhun rastësisht, në vendin e gabuar në momentin e gabuar. Respektimi i dinjitetit human të kujtdo dhe në çdo hallkë, është një e drejtë që nuk duhet t’i mohohet askujt. Sa më sipër, nuk do të thotë që ajo të shmanget nga përgjegjësitë e saj në administrim, madje as vetë ajo besoj nuk e kërkon një gjë të tillë. Por kjo nuk do të thotë që qytetari të vendoset në kushte të papërshtatshme garancie dhe jashtë parashikimit të Kodit të Procedurës Penale. Aq më pak mund të përdoret rasti i saj si një Dreyfus Case i Shqipërisë së vitit 2014, për të shpëtuar Esterhazy e skandalit shqiptar. Askush nuk mund të heshtë para shkeljes së të drejtave të një qytetareje të këtij vendi që në mënyrë të padyshimtë, deri në këtë moment, prezumohet e pafajshme dhe gjendet e mbrojtur nga Ligji dhe Kushtetuta. Sot ajo do të duhej të ishte e lirë dhe të përgatitej për mbrojtjen e së vërtetës dhe dëshmimin e së vërtetës, që Publiku e kërkon.

Jemi në një moment kur ky vend ka nevojë të gjejë balancën mes Ligjit, Lirisë dhe Mbrojtjes së Individit, edhe kur ai individ është i dyshuar. Kapërcimi nga kaosi në rend e ligj, nuk mund të shkojë përkundër lirive. Ndërkohë, prioriteti i interesave publike mbetet zbulimi i të gjithë skemës së vjedhjes nr.3 dhe asaj nr.2 të BSH, të sendërtojë një ekspertizë të kualitetit të lartë në shqyrtimin e çdo transaksioni të kryer në banka, rritjen e ekspertizës informatike në verifikimin e serverëve, gjëra për të cilat, anëtarët e Komisionit të Cunguar parlamentar të Ekonomisë as nuk kujtohen ta kërkojnë.

Është koha që sistemi ynë juridik dhe ekzekutiv të gjejë balancat më të drejta dhe më të sakta në mes instituteve të së drejtës, të ndalë dhunën psikologjike sankylote, veprimet ekzekutuese që shkelin Kartën e Lirive. Deri më tani po orvatemi të vendosim Ligjin duke shkelur një pjesë të Lirive, në një formë të denjë për vendet e paqytetëruara. Një prej veprimeve të para që do të duhet të bëjë Kryeministri, në nderim të frymës europiane e liberale, do të duhet të jetë largimi i menjëhershëm nga ekipet këshillimore të dikastereve të të gjithë pensionistëve, që në vitet 1970- 1980 kanë shërbyer në organizatat bazë revolucionare, të cilët me frymën aktuale sankylote, duke dhunuar Habeas Corpus Act, me pretekstin e vendosjes së ligjit të rendit, po priren drejt shndërrimit të Shqipërisë në një kamp përqendrimi e burgjesh, njëlloj sikurse bënë baballarët e tyre dje. Rendi demokratik ka mjete më të fuqishme dhe më efikase për të vendosur ligjin, pa shkelur liritë, duke rritur ekspertizën, kulturën hetimore, policinë shkencore dhe hetimin informatik.

Post Views: 72
Previous Post

Ristani : Për kompleksin e Kokëdhimës janë shkelur 5 ligje dhe 2 plane urbanistike

Next Post

Populli pa hyqymet, si ustai pa alet

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Populli pa hyqymet, si ustai pa alet

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.