Shkupi po digjet”, “Shqiptarët po rrihen”, “Protesta të fuqishme të shqiptarëve në Shkup”, “Shqiptarët përballë dhunës policore” etj. kanë qenë disa nga titujt e mediave shqiptare në Maqedoni gjatë ditës së djeshme, por edhe sot. Protesta që nisi si paqësore, në fakt përfundoi krejt ndryshe, duke shkaktuar një dhunë në rrugët e kryeqytetit e Maqedonise që nuk ishte parë gjatë. Arsyeja e protestës ishte rasti “Monstra”, një nga proceset më të diskutuara në Maqedoni, i cili po zhvillohet prej 2 vitesh dhe ku më në fund, gjykata e shkallës së parë vendosi dënim maksimal, me “burg përjetë” për 6 shqiptarë, pa patur provat e duhura. Lidhur me protestën e djeshme dhe me ngjarjet e fundit nëMaqedoni,portali Albeu.com ka vendosur të kryeje nje interviste me historianin dhe njohësin e cështjeve politike në Maqedoni, Arben Llalla.
z.Llalla, shqiptarët organizuan një protestë në Shkup kundër rastit të montuar e të diskutuar “Monstra”, pas vendimit të gjykatës së shkallës së parë Shkup për dënim me burg përjetë të 6 shqiptarëve. Mendoni se ishte e drejtë protesta?
Arben Llalla: Protesta ishte e drejtë, por problemi qëndron se ata që e organizojnë fshihen, nuk janë në ballë të saj, kështu del jashtë kontrollit ajo dhe merr karakter tjetër. Nuk është hera e parë që shqiptarët protestojnë për Drejtësi, më kujtohet se u protestua edhe më 2010 kur u dënuar disa shqiptar të tjera. Ajo protestë ishte më ndryshe, më e qetë sepse diheshin organizatorët.
A mendoni se politika shqiptare në Maqedoni, më saktë BDI që është në pushtet, bën sa duhet për të drejtat e shqiptarëve në ketë shtet?
Arben Llalla BDI, nuk e ka forcën për të bërë për shqiptarët sepse shumica e funksionarëve të saj janë kapur MAT duke vjedhur apo me video imorale, por ka edhe nga ata që janë bashkëpunetor të shtetit. Pra, BDI nuk e mbron më çëstjen kombëtare, por çështjet personale të tyre për tu pasuruar. Shikoni sa shumë janë pasuruar shumica e funksionarëve të BDI, qe e bënë këtë pasuri kaq te madhe pa patur asgje. Çdo iniciativë që do të marrin shqiptarët për të themeluar një parti apo lëvizje politike të pa kontrrolluar nga shërbimet e sigurimit sllavë është e dënuar të dështojë sepse kundër këtyre iniciativave kombëtare do punojë i gjithë aparati shtetëror i Maqedonisë nga “intelektualët” shqiptar e deri tek ruajtësi i deleve dhe mbjellësi i sallatës e deri tek rritësi i peshkut e i bletëve. Pa folur për mediat gjysmë kombëtare dhe antikombëtare në gjuhën shqipe. Kështu pra është edhe puna e partisë BDI.
Lidhja Shqiptare e Diasporës në Maqedoni (LSHDM) reagoi, duke thënë se BDI, nëse eshte me shqiptarët, duhet të lëshojë institucionet e Maqedonisë dhe të krijohet një parlament shqiptar në Maqedoni. Mendoni se kjo është e drejtë dhe a mund të ndodhë?
Arben Llalla Besoj se janë lojë fjalësh. LSHDM nuk është në pozicion të tillë që mund ti dëgjohet fjala apo të këcënojë politiksht ndonjë parti shqiptare. Shoqëria civile shqiptare (shoqatat) në Maqedoni ka dështuar. Janë me dhjetra organiozata si LSHDM që dalin me deklarata të tilla, por kush i dëgjon?
A mendoni se ka elementë që e shtynë protestën e shqiptarëve deri në përdorim të gurëve dhe nga ana tjetër, a ka shtyrje që policët maqedonas përdorën dhunë ndaj protestuesit?
Arben Llalla: Ashtu siç e thashë më lart, çdo protestë që organizatorët fshihen është e detyrueshme të dështojë ose të dali jashtë kontrrollit. Përdorimi i gurëve u bë si pasojë e vetmbrojtjes së protestuesve ndaj presioneve dhe përdorimit të mjeteve nga ana e policisë. Pra, u provokuan nga policia dhe situata kaloj në dhunë.
Cfarë duhet të bëjnë shqiptarët në Maqedoni në këtë moment që të gëzojnë vërtetë liri dhe të drejta?
Arben Llalla: Kur shkohet para kutisë së votimit shqiptarët duhet të mendohen mirë për kë votojnë ose pse dalin në votime. Shqiptarët lirinë nuk mund ta fitojnë, as ta shijojnë nëse ata nuk janë të gatshëm të vdesin për të. Sepse nuk e meriton lirin asnjë popull që nuk sakrifikon edhe me çmimin më të lartë. Shqiptarët duhet ti braktisin partitë politike të tyre të cilat i kanë përçarë edhe më shumë, duhet të themelojnë iniciativa të reja që shikojnë nga Tirana dhe Prishtina dhe jo nga Rusia dhe Beogradi.
Si e parashikoni të ardhmen e një shteti, me aq probleme sic është Maqedonia, e cila ka probleme, jo vetëm me shqiptarët, por edhe me fqinjët e tjerë për identitetin e saj, me Greqinë dhe me Bullgarinë?
Arben Llalla: Maqedonia do të vazhdoj të jetoj si shtet sepse kjo na intereson të gjithëve, do jetë një shtet edhe për 5 vite të tjera në këtë pozicion, me një demokraci të brishtë, ku shkelen rëndë të drejtat e njeriut, nuk do të anëtarësohet në NATO apo BE. Do jetë si puna e atij njeriut që zhytet, por nuk mbytet.
















