• Latest
  • Trending
  • All

Zbardhen pasuritë e ministrave/ Rama deklaron shtëpinë në Surrel: 400 mln lekë

15/05/2016

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 17 July, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Zbardhen pasuritë e ministrave/ Rama deklaron shtëpinë në Surrel: 400 mln lekë

15/05/2016
in Lajme

Kabineti “Rama”, edhe pse i ri në moshë rezulton i kamur në pasuri. ILDKP publikoi dje pasuritë e ministrave për vitet 2012-2013, nga ku mësohet se thuajse të gjithë ministrat kanë nga disa apartamente, troje apo llogari bankare. Vetë kryeministri, përgjatë këtyre dy viteve e ka trashur deklaratën e tij, dikur diskrete. Në deklaratën e pasurisë së vitit 2013 dhe që pasqyronte gjendjen e pasurisë së tij për vitin 2012, Rama ka shtuar përkrah apartamentit parafabrikat edhe një studio artisti të trashëguar nga babai me vlerë 2.500.000 lekë. Për herë të parë në pasurinë e tij, kreu aktual i qeverisë deklaron vlerën e pasurisë së shtëpisë që po ndërton në Surrel të Komunës Dajt. Ai e ka deklaruar atë me një vlerë 39.6 milionë lekë të reja, e cila do të ndahet në mënyrë të barabartë me bashkëshorten. Në deklaratën e vitit 2012, Rama deklaron se kishte 50 % të papaguar detyrim ndaj subjektit që po ndërton shtëpinë, vlerë që në total shkon në më shumë se 12 milionë lekë të reja. Për shlyerjen e këtij detyrimi ai në këtë deklaratë bënte të ditur se ishte në pritje të miratimit të një kredie bankare. Po për të njëjtin vit ai deklaronte se kishte 50 për qind të detyrimit të qerasë së pallatit ku jeton sëbashku me bashkëshorten. Për vitin 2012 Rama deklaron të ardhura nga paga dhe shitja e librit “Kurban” në vlerën e 2.004.789 lekë. Por më e pasur se vetë Rama për vitin 2012 deklarohet bashkëshortja e tij, Linda Rama, e cila bënë të ditur se zotëron një apartament me sipërfaqe 146.15 metra katror dhe garazh 17 metra2, nga e cila 50 për qind e sipërfaqes totale është blerë më 2005, ndërsa 50 për qind e sipërfaqes është blerë nga bashkëpronari me 2009. Vlera e këtij apartamenti llogaritet në 52.891 euro dhe 13.832.000 lekë. Gjithashtun ajo deklaron se zotëron tokë are 4.483.5 metra2 në Surrel, gjysma blerë në 2005 dhe gjysma në 2008 me vlerë totale 1.086.650 lekë. Mbi këtë tokë është ndërtuar shtëpia e banimit e deklaruar edhe nga Rama. Ajo deklaron gjithashtu se ka dhënë një hua pa interes në vlerën e 70 mijë eurove, ndërsa zotëron llogari bankare në vlerën e 6.206.644 lekë. Ndërkohë që ka deklaruar të ardhura nga paga, ekspertiza dhe qiraja e një apartamenti. Një vit më vonë Rama do të deklaronte pak ndryshime të pasurisë, ndërsa bënë të ditur se ka marrë një kredi të re në 2013 në vlerën e 80 mijë eurove për të shlyer një pjesë të detyrimeve për shtëpinë që po ndërton në Surrel, si dhe deklaron se ka mundur të shlyejë kredinë e zbutur që kishte marrë që në 2000. Për 2013 ai do të deklaronte të ardhura personale nga paga dhe shitja e librit 1.068.459 lekë.

Edi Rama

Pasuria e vitit 2012

Apartament banimi me sipërfaqe 59 metra2, parafabrikat, rivlerësuar në 2012           5.422.100 lekë

Studio artisti 65 metra2 (trashëgimi nga babai)                       2.500.000 lekë.

Shtëpi banimi në Surrel me vlerë                                           39.607.741 mijë lekë.

Koleksion nga krijimtaria e babait (i pavlerësuar).

Të ardhura nga paga dhe shitja e librit “Kurban”                     2.004.789 lekë.

Kursim cash                                                                            988.700 lekë.

Të ardhura nga paga                                                               1.438.000 lekë.

Të ardhura të tjera                                                             53.845 lekë.

Detyrim për kredinë e aktivizuar në vitin 2000 me vlerë 2.5 milionë lekë me afat shlyerje 15 vjet, me interes 3 për qind.                                                   336.383 lekë.

50 për qind e detyrimit të papaguar ndaj subjektit ndërtues “shtëpi banimi 1-katëshe në Surrel”.                                                                                       12.056.241 lekë

Në pritje të miratimit të një kredie bankare…

50 për qind e detyrimit për qiranë e apartamentit rruga Sami Frashëri  573.280 lekë

( Detyrimi paguhet një herë në vit)

Djali Gregor Rama (nuk ka pasuri të deklaruar veçmas në emrin e tij)

Bashkëshortja Linda Rama

Apartament me sipërfaqe 146.15 metra katror dhe garazh 17 metra 2. 50 për qind e sipërfaqes totale është blerë më 2005, ndërsa 50 për qind e sipërfaqes është blerë nga bashkëpronari me 2009.

Vlera e apartamentit 52.891 euro, që përfaqëson 50 për qind të sipërfaqes totale të blerë më 2005 dhe 13.832.000 lekë që përfaqëson 50 për qind të sipërfaqes të blerë në 2009 nga bashkëpronari.

Tokë are 4.483.5 metra2 në Surrel, gjysma blerë në 2005 dhe gjysma në 2008. Mbi këtë tokë është ndërtuar shtëpia e banimit e deklaruar.                   1.086.650 lekë.

Shtëpi banimi në fshatin Surrel                                                  39.607.741 lekë.

Dhënë hua pa interes                                                          70 mijë euro.

Të ardhura personale në llogari bankare                                   6.206.644 lekë.

Ekspertiza dhe paga                                                        4.408.956 lekë.

Qira e apartamentit rruga Pjetër Bogdani me vlerë           1.536.712 lekë.

Interesa dhe komisione bankare me vlerë                           24.731 lekë.

Deklarata e vitit 2013

Të ardhura personale nga paga dhe shitja e librit                   1.068.459 lekë

Pakësime                                                                            936.330 lekë.

Kursime cash                                                                 765 700 lekë.

Pakësime                                                                       223 000 lekë.

Të ardhura nga paga e kryeministrit                             694 358 lekë.

Kredi e marrë në vitin 2013 me vlerë 80 mijë euro.  Shlyer 1111 euro.

Detyrim për kredinë e vitit 2000, shlyer shuma e mbetur   336.383 lekësh.

Linda Rama

Të ardhura personale, gjendje në llogari bankare me vlerë     6069.644 lekë.

Pakësime me                                     137 mijë lekë.

Ekspertizë me vlerë                         1.010.016 lekë.

Qira nga apartamenti në rrugën Pjetër Bogdani me vlerë 505 mijë lekë.

Interesa bankare me vlerë 4963 lekë.

Lulzim-Basha-me-familjen-ne-teatrin-e-kukullave

 Presidenti shton të ardhurat, Basha shet  shtëpinë e bashkëshortes për 10 mln lekë 

Zbardhen deklaratat e pasurisë së Presidentit Nishani dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha. Familja presidenciale përfiton 12 mijë euro nga qiraja e një dyqani në Durrës. E vetmja lëvizje në pasurinë e Bashës është shitja e apartamentit të bashkëshortes

Tiranë Të ardhurat e Presidentit të Republikës dhe bashkëshortes së tij kanë njohur rritje gjatë dy viteve 2012-2013. Sipas deklaratës së pasurisë rezulton se llogaritë bankare të Presidentit të Republikës janë shtuar nga interesat, të ardhurat nga paga, shpërblimet, dietat e udhëtimeve, apo qiraja e një dyqani në qytetin e Durrësit. Vlera më e madhe në pasurinë e Presidentit është ajo prej 12 mijë eurosh, që familja presidenciale ka përfituar nga qiraja e dyqanit në qytetin e Durrësit. Por krahas të ardhurave, Nishani deklaron se ka shpenzuar rreth 16 mijë euro në vit për shkollimin e fëmijëve të tij. Po ashtu, Presidenti ka shpenzuar edhe për kredinë e apartamentit të banimit, për të cilin thotë se paguan një këst prej 733 eurosh në muaj, ndërsa në vitin 2012 duhet të shlyente mbi 100 mijë euro. Ndërsa deklarata e pasurisë për vitin 2013 tregon se Presidenti duhet të paguajë 62 mijë euro kredi për të shlyer përfundimisht pagesën e apartamentit. Por ndryshe nga Presidenti që ka patur lëvizje të ardhurash në llogaritë e tij bankare, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk ka raportuar asnjë lëvizje në llogaritë bankare. Bashka ka deklaruar pagën e tij dhe të bashkëshortes si të ardhura për vitet 2012-2013 si dhe shumën prej 10 milionë e 450 mijë lekë. Këto para sipas kreut të opozitës janë përfituar nga shitja e apartamentit të bashkëshortes së tij në Tiranë.

Lulzim Basha, kryetari i Partisë Demokratike

Pasuria për vitin 2012

1.Të ardhura neto nga paga si kryetar i Bashkisë Tiranë nga data 1 janar 2012 deri më 31 dhjetor 2012, 1 milion e 669 mijë e 352 lekë.

2.Të ardhura nga bashkëshortja nga shitja e apartamentit në Tiranë,        10 milion e 450 mijë lekë.

Pasuria për vitin 2013

1.Të ardhura neto nga paga si kryetar i Bashkisë Tiranë nga data 1 janar 2013 deri më 31 dhjetor 2013,                         1 milion e 650 mijë e 222 lekë.

2. Të ardhurat e bashkëshortes për shërbime PR/consultancy nëpërmjet fondacionit EËPPP,                                  22 mijë euro.

 

Albania's new President Nishani stands with his wife Odeta and his daughter, Fiona and his son Ilir during a ceremony in Tirana

Bujar Nishani, President i Republikës

Pasuria për vitin 2012 

Shtim depozite në bankë 2 mijë euro, plus 346 euro interesi.

Shtim depozite në një bankë tjetër, 300 mijë lekë, minus 25 mijë lekë interesi.

Pakësim në depozitën e bashkëshortes, 2500 euro.

Shtesë në depozitën e bashkëshortes 2143 euro, plus 146 euro.

Të ardhura nga paga si ministër i Brendshëm dhe si President, 1 milion e 981 mijë e 819 lekë.

Të ardhura nga KLD, 36 mijë lekë.

Shpërblimi vjetor 9 mijë lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si drejtore e MTKRS, 943 mijë e 540 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si anëtare e KMB të PSH, 243 mijë e 442 lekë.

Dieta udhëtimesh 1320 dollarë dhe 920 euro.

Shpërblim vjetor i bashkëshortes, 9 mijë lekë.

Të ardhura nga dhënia me qira e një dyqani në Durrës, 12 mijë euro në vit.

Të ardhura nga dhënia me qira e një apartamenti në Durrës, 600 mijë lekë në vit.

Të ardhura nga dhënia me qira e një dyqani në Durrës, 720 mijë lekë në vit.

Pagesë vjetore kredie për apartament, 285 mijë e 600 lekë. Detyrimi i mbetur 4 milion e 94 mijë e 868 lekë.

Kredi për shtëpi, 733. 19 euro në muaj. Detyrimi i mbetur, 105 mijë e 927 euro.

Studime për vajzën, 6 mijë euro në vit.

Pagesë për studime për djalin, 10 mijë euro në vit.

Siguracione për kredite, 60 mijë lekë në vit.

 

Pasuria për vitin 2013

Shtesë depozite 357 mijë e 338 lekë, plus 42 mijë e 662 lekë interesi.

Shtesë në llogari rrjedhëse 157 mijë e 153 lekë.

Shtesë depozite 1 mijë euro, plus 296 euro interesi.

Gjendja e llogarisë rrjedhëse të pagës, 27 mijë lekë.

Shtesë nga interesat e depozitës së bashkëshortes, 122 euro.

Shtesë e llogarisë rrjedhëse të bashkëshortes, 332 euro.

Shtesë depozite te bashkëshortja, 2500 euro.

Gjendja  e llogarisë rrjedhëse të pagës së bashkëshortes, 8892 lekë.

Gjendje financiare në shtëpi, 1500 euro dhe 100 mijë lekë.

Shtesë depozite në emër të djalit, (kaluar nga llogaria e pagës), 30 mijë lekë.

.Shtesë depozite në emër të vajzës (kaluar nga llogaria e pagës), 120 mijë lekë.

Të ardhura nga paga si President i Republikës, 2 milion e 531 mijë e 864 lekë në vit.

Paga në KLD, 126 mijë lekë në vit.

Dieta udhëtimesh, 1440 dollarë dhe 1140 euro.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si drejtore e MTKRS, plus 10 ditë si specialiste në BSH(në total periudha 1.1.2013-31.12.2013), 963 mijë lekë në vit.

Të ardhura nga bashkëshortja si anëtare e KMB të PSH janar-shtator, 1881 mijë e 800 lekë neto.

Dieta udhëtimesh nga bashkëshortja jashtë vendit, 750 euro plus 720 dollarë.

Të ardhura nga dhënia me qira e një dyqani në Durrës, 12 mijë euro në vit.

Të ardhura nga dhënia me qira e një apartamenti në Durrës, 600 mijë lekë në vit.

Të ardhura nga dhënia me qira e një dyqani në Durrës, 720 mijë lekë në vit.

Pagesë kredie për apartamentin 285 mijë e 600 lekë në vit. Detyrimi i pashlyer, 3 milion e 929 mijë e 560 lekë.

Kredi për shtëpi, gjendja e së cilës në vitin 2013 u ul me 40 mijë euro, për shkak të pagesës së kësaj shume nga pakësimi i depozitës së bashkëshortes, që u krijua nga shitja e apartamentit 1 plus 1 me sipërfaqe 60 metra katrorë, e përbashkët me prindërit e bashkëshortes.  Detyrimi i mbetur për kredinë e shtëpisë, 62 mijë e 963 euro.

Siguracione për kredite, 42 mijë lekë në vit.

 qeveria-rama4

Lefter Koka, Ministër i Mjedisit

Pasuria për vitin 2012

Blerje aksionesh në një kompani pijesh              1 milion e 165 mijë lekë

Pasuri truall me sipërfaqe 330 metër katrorë, mbi të cilën është një ndërtese 5-katëshe

Shitje apartamentesh me vlerë                                    68 milion 651 mijë e 340 lekë

Para CASH                                                   7 milionë 858 mijë e 55 lekë

Para CASH pas shlyerjes së huasë dhe kredisë,      13 milion 17 mijë e 922 lekë

Tokë arë e dhuruar nga bashkëshortja me sipërfaqe 9235 metër katrorë

Truall i dhuruar nga bashkëshortja me sipërfaqe 2257 metër katrorë

Të ardhura nga pagat dhe shpërblimet            2 milionë 203 mijë e 839 lekë

Të ardhura nga paga e bashkëshortes                 1 milion e 200 mijë lekë

Shlyer 50 milionë lekë nga detyrimi prej             200 milion lekë për blerjen e një toke arë

Shlyer 40 mijë e 281 euro për kredinë e marrë

Bashkëshortja

Kontratë dhurimi nga Lefter Koka për sipërfaqen            9 mijë e 235 metër katrorë tokë arë

Kontratë shkëmbimi me Lefter Kokën 330 metra truall me sipërfaqen 2414 metër katror

Kontratë sipërmarrje me një kompani ndërtimi nga e cila përfiton 3500 metër katror sipërfaqe ndërtimi ambient banimi dhe 2 mijë e 516 metër katror ndërtim ambient shërbimi

Kontratë për përfitimin e sipërfaqes prej 97.7 metër katror në këmbim të dy apartamenteve me sipërfaqe 65 metër katror secili

Kontratë për përfitimin e sipërfaqes 15.66 metër katror truall me një garazh të ndërtuar mbi të në këmbim të sipërfaqes prej 34.8 metër katror garazh

Kontratë për përfitimin e truallit me sipërfaqe 15 metër katror në këmbim të apartamentit me sipërfaqe 65 metër katror

Gjendje CASH me vlerë 128 mijë e 98 lekë

Të ardhura nga paga 1 milion e 200 mijë lekë

Kredi për blerje automjeti në vlerën 25 mijë e 200 euro, nga të cilat mbeten për t’u shlyer 7 mijë e 61 euro

Shlyer kredia me vlerë 40 mijë e 281 euro

Pasuria për vitin 2013

Kontratë shkëmbimi sipas të cilës përfiton 2 mijë e 324 metër katror pistë me vlerë 1 milion e 672 mijë e 400 euro në këmbim të truallit me sipërfaqe 994.5 metër katror dhe ndërtesë mbi të me sipërfaqe 248.2 metër katror

Truall me sipërfaqe 403.9 metër katror përfituar nga ALUIZN-i me vlerë 507 mijë e 703 lekë

Para CASh në shumën 227 mijë e 279 lekë përfituar nga shitja e truallit me sipërfaqe 330 metër katror me vlerë 9 milion e 900 mijë lekë. Nga këto para janë paguar 4 milion e 166 mijë e 820 lekë për truallin e blerë nga bashkëshortja; 7 mijë e 21 euro për mbylljen e kredisë për blerjen e automjetit; 507 mijë e 703 lekë për  kontratën me ALUIZNI-n si dhe shlyerjen e borxhit me vlerë 17 milion lekë

Para CASH në shumën 2 milion 539 mijë e 202 lekë

Kontratë për transferimin e aksioneve në kompaninë e pijeve

Sipërfaqe apartamentesh 1 mijë 347.8 metër katror përfituar nga kontrata e shkëmbimit të pasurisë

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet 1 milion 725 mijë e 239 lekë

Të ardhura nga paga e bashkëshortes 955 mijë e 420 lekë

Të ardhura nga paga si ministër 492 mijë e 172 lekë

Detyrim ndaj shoqërisë për blerjen e tokës arë 17 milion lekë, mbetur pa shlyer 183 milionë lekë

Bashkëshortja

Shitje trualli sipas kontratës me Ministrinë e Financave, drejtoria e Administrimi dhe Shitjes së Pronave publike me vlerë 4 milion 166 mijë e 820 lekë

Truall me sipërfaqe 403.9 metër katror me vlerë 507 mijë e 703 lekë

Para CASH në tre llogari bankare në shumën 14 milion 785 mijë e 86 lekë dhe 27.91 euro

Shlyer shuma prej 7 mijë e 61 euro nga kredia për blerë automjeti e marrë në vitin 2008

 

Ilir Beqaj, Ministër i Shëndetësisë

Pasuria për vitin 2012

Depozitë bankare shtuar me 600 dollarë

Llogari rrjedhëse shtuar me 283 mijë lekë

Llogari rrjedhëse shtuar më 7 mijë e 200 euro

Të ardhura nga paga në Kuvend      1 milion e 30 mijë lekë

Të ardhura nga qiraja e apartamentit       900 mijë lekë

Përfitimi nga sigurimet suplementare si ish-deputet      634 mijë lekë

Të ardhura nga fitimi i kompanisë                      19 milion e 278 mijë lekë

Shlyerja e 50 për qind të detyrimit për apartamentin          2 mijë e 750 euro

Kredi për blerje apartamenti me sipërfaqe 205 metër katror dhe garazh nëntokë e marrë në vitin 2007 me këst mujor 1 mijë e 58 euro. Paguar 13 mijë euro, detyrimi 52 mijë e 850 euro

Bashkëshortja

Llogari rrjedhëse pakësuar 437 mijë lekë

Depozitë shtuar me 565 mijë lekë

Depozitë shtuar me 800 dollarë

Të ardhura nga puna në bankë, 4 milion e 635 mijë lekë

Pasuria 2013

Shtuar depozita bankare në shumën 770 dollarë

Pakësuar llogaria rrjedhëse 288 mijë lekë

Pakësuar llogaria rrjedhëse 4 mijë e 380 euro

Shitja e kotave në kompaninë “I….” 51 mijë lekë

Të ardhura nga pagan ë Kuvend 940 mijë lekë

Të ardhura nga pagan ë Ministrinë e Shëndetësisë 620 mijë lekë

Të ardhura nga shitja e 51 për qind të kuotave të kompanisë 18 milionë e 360 mijë lekë

Të ardhura nga fitimi i kompanisë për vitin financiar 2012 12 milionë lekë

Të ardhura nga qiraja e apartamentit 900 mijë lekë

Paguar 13 mijë euro nga kredia për blerje apartamenti në vitin 2007. Detyrim i mbetur, 42 mijë e 180 euro

Bashkëshortja

Shtuar llogaria rrjedhëse 351 mijë lekë

Shtuar depozita 650 mijë lekë

Shtuar llogaria rrjedhëse 19 mijë e 500 lekë

Mbyllja e depozitës bankarë 49 mijë dollar

Shtuar depozita 24 mijë dollar

Shtuar depozita 24 mijë dollar

Shitja e kuotave në “P…..” 12 mijë e 500 euro (vlera fillestare)

Të ardhura nga shitja e kuotave   21 mijë euro

Të ardhura nga puna në bankë 4 milion e 529 mijë lekë

 

Milena Harito, Ministre e Inovacionit

Apartament banimi me sipërfaqe 210 metër katror në Francë           755 mijë euro

Rinovimi i apartamentit në shumën 150 mijë euro

Studio me sipërfaqe 24.4 metër katror në Francë blerë në shumën e 18 mijë eurove.

6 mijë euro rinovimi i ambienteve të studios

Dyqan në Tiranë me sipërfaqe 116.6 metër katror me vlerë 10 milion e 200 mijë lekë blerë në vitin 2009 me të ardhurat personale dhe të bashkëshortit

Apartament me sipërfaqe 73.6 metër katror blerë nga prindërit në vitin 1995 me vlerë 8 mijë e 494 lekë

Gjendje CASH në dy llogari bankare në Paris          4 mijë e 441 euro

Gjendje në llogari kursimesh Paris,                      2 mijë e 227 euro

Gjendje në llogari bankare                                 10 mijë e 709 euro

Gjendje në llogarinë bankare                                52 mijë e 24 euro

Gjendje në llogari kursimi                                    2 mijë e 400 euro

Të ardhura nga puna e bashkëshortit                         86 mijë e 960 euro

Të ardhura nga qiratë e ambienteve të shtëpisë në Francë 9 mijë e 600 euro

Të ardhura nga studio në Francë                           2 mijë 700 euro

Kredi bankare                                               233 mijë e 763 euro

Bashkëshorti

Apartament banimi 70 metër katror blerë në vitin 1994 me vlerë 9 mijë lekë

 

Pasuria e deklaruar në mars 2014  

Pakësim i dy llogarive në shumën             3 mijë e 340 euro

Pakësim llogarie                          342 euro

Pakësim llogarie           1 mijë e 918 euro

Shtesë llogarie 171 mijë e 38 lekë

Llogari në shumën 5100 euro

Gjendje llogarie CASH 470 euro

Të ardhura nga paga bruto si ministër 530 mijë e 520 lekë

Të ardhura nga puna e bashkëshortit 22 mijë e 29 euro

Të ardhura nga qiraja e ambienteve 7 mijë e 100 euro

Të ardhura nga studio 900 euro

Kredi bankare, shlyer 1 mijë e 900 e 13 euro, detyrimi 232 mijë e 283 euro

Kredi bankare, shlyer 1 mijë e 198 euro, detyrimi 132 mijë e 236 euro

 

Shkëlqim Cani, Ministër i Financave

Depozitë bankare në shumën        50 mijë e 326 dollarë

Depozitë bankare në shumën          26 mijë e 330 dollarë

Depozitë bankare në shumën          10 mijë e 948 mijë euro

Depozitë bankare në shumën            27 mijë e 185 euro

Llogari rrjedhëse në Uashington               611 dollarë

Fond suplementar pensioni                     320 mijë lekë

Apartament me sipërfaqe 112 metër katror blerë në vitin 2007 në vlerën 67 mijë dollarë

Apartament me sipërfaqe 142.3 metër katror me vlerë 132 mijë euro

Apartament me sipërfaqe 133 metër katror me vlerë 6 milionë e 900 mijë lekë

Tokë arë me sipërfaqe 600 metër katror me vlerë 1 milion lekë

Autoveturë tip “Benz” me vlerë 10 mijë euro

Të ardhura nga paga si profesor 720 mijë e 529 lekë

Të ardhura nga honoraret, doktoratura e the 516 mijë e 696 lekë

Të ardhurat nga mësimdhënia në një universitet privat 903 mijë e 533 lekë

Honorare nga leksionet në Universitetin e Elbasanit 324 mijë lekë

Paga neto nga një organizatë jofitimprurëse 405 mijë e 236 lekë

Kredi për shtëpi me vlerë 89 mijë euro, shlyer për vitin 2013 6 mijë e 752 euro

Kredi për shtëpi në shumën 4 milion lekë, detyrim 2 milion 411 mijë lekë

Bashkëshortja

Depozitë në shumën 15 mijë euro

Depozitë në shumën 34 mijë e 257 dollarë

Llogari rrjedhëse 408 dollarë

Pasuria e vitit 2013

Të ardhurat nga paga 405 mijë e 236 lekë

Shtesë nga interesat 130 mijë e 304 lekë

Shtesë në fondin e pensionit suplementar 156 mijë e 357 lekë

Të ardhura nga paga si profesor 19 mijë e 460 lekë

Të ardhura nga paga si deputet i Kuvendit të Shqipërisë 26 mijë e 650 lekë

Të ardhura nga paga si Ministër Financash 350 mijë e 805 lekë

Të ardhura nga honoraret e mësimdhënies 22 mijë e 320 lekë

Honoraret si lektor 226 mijë e 800 lekë

Shlyer 2 mijë e 242.37 euro nga kredia

Shlyerje këstesh në vlerën 38 mijë e 280 lekë

Bashkëshortja

Shtesë interesi për depozitën e rinovueshme në shumën 34 mijë e 322 dollarë

Depozitë në emër të prindërve 18 mijë e 597 dollarë

Depozitë në emër të nënës 1 milion 273 mijë e 764 lekë

Të ardhurat nga paga si lektore 226 mijë e 800 lekë

Saimir Tahiri, Ministër i Brendshëm

Kursime CASH shtuar        2 mijë e 500 euro, vlera totale 21 mijë e 500 euro

Të ardhura nga paga si deputet         2 milion 656 mijë e 634 lekë

Kartë krediti në vlerën                 3 mijë e 600 euro

Shitur automjet në vlerën              2 mijë e 500 euro

Të ardhura nga paga si pedagog 768 mijë lekë

Honorare 15 mijë lekë

Paguar 2 mijë e 808 euro për kredi, detyrimi i mbetur 16 mijë e 892 euro

Overdraft i pashlyer në vlerën 150 mijë lekë

Shitje e automjetit në vlerën 1 milion lekë

Kursime CASH pakësuar me 11 mijë euro pas blerjes së automjetit

Llogari bankare në emër të djalit 550 mijë e 970 lekë

Të ardhura nga paga si deputet 1 milion 583 mijë e 750 lekë

Të ardhura nga paga si Ministër i Brendshëm547 mijë e 383 lekë

Llogari kursimi në shumën 700 mijë lekë

Shlyer shuma prej 2 mijë e 698 euro, detyrimi i mbetur i kredisë 14 mijë e 194 euro

Overdraft i pashlyer 77 mijë e 397 lekë

 

Niko Peleshi, zv.kryeministër

Shtesë në llogarinë e pagës 74 mijë e 597 lekë

Pakësuar llogaria në shumën 887 euro

Pakësuar 8 mijë euro për shlyerjen e kartës së kreditit dhe pjesërisht arsimimin e fëmijëve

Shtesë 500 mijë lekë krijuar nga tërheqja e pagesës

Pakësim i llogarisë me 910  euro

Mbyllur llogaria rrjedhëse 106.37 euro

Llogari rrjedhëse në shumën 6 mijë e 511 euro

Shtesë në llogaritë e fëmijëve respektivisht 1 mijë e 907 dollarë, 1 mijë e 100 e 84 dollarë dhe 300 e 30 dollarë

Të ardhura nga paga si kryetar i bashkisë Korçë 744 mijë e 78 lekë

Bonus për transportin 360 mijë lekë

Të ardhura neto nga paga si këshilltar 178 mijë lekë

Të ardhura të përfituara nga interesat e depozitave 580 mijë e 314 lekë

Të ardhura nga paga si zv.kryeministër 471 mijë e 53 lekë

Të ardhurat nga paga dhe bonuset e bashkëshortes 1 milion 338 mijë e 995 lekë

Pagesë nga Komisioni Europian 562 euro

Paguar 364 euro për kredinë e banesës, detyrime 46 mijë e 170 euro

Kartë krediti me limit 2 mijë euro, detyrim 887, 65 euro

Bashkëshortja

Llogari rrjedhëse 20 mijë e 833 lekë

Mbyllur llogaria e pagës 280 mijë e 921 lekë

Tërhequr 701 mijë lekë nga depozita me afat

Mbyllur plani i kursimit 105 mijë e 500 lekë

Mbyllur llogaria personale 2 euro

Të ardhura nga paga 1 milion 338 mijë e 915 lekë

Interesat bankare 537 mijë e 250 lekë

 

 

Nasip Naço, Ministër i Drejtësisë

Shtëpi banimi me sipërfaqe 170 metër katrore 6 milionë e 500 mijë lekë.

Automjet tip “Benz” me vlerë 7 mijë euro

Shtuar depozita bankare në shumën 890 mijë lekë nga paga si nënkryetar i Kuvendit dhe Ministër i Drejtësisë

Pakësuar me 500 mijë lekë nga gjendja e parave CASH të deklaruara në vite

Depozitë bankare me gjendje 500 mijë lekë

Të ardhura bruto nga paga si nënkryetar Kuvendi dhe Ministër Drejtësie 2 milion e 312 mijë e 13 lekë

Të ardhura bruto nga paga e bashkëshortes 761 mijë lekë

Kredi për blerjen e apartamentit në shumën 5 milionë lekë, shlyer 3 milion e 324 mijë lekë, detyrimi 3 milion e 13 mijë lekë

 

Mirela Kumbaro, Ministre e Kulturës

Apartament banimi me sipërfaqe 128 metër katror blerë në vitin 1998, shlyer 47 mijë e 500 dollarë

Apartament banimi me sipërfaqe 128 metër katror, shlyer 2 milion e 450 mijë lekë

Apartament banimi me sipërfaqe 103 metër katror, shlyer 3 milion e 400 mijë lekë

Apartament me sipërfaqe 108 metër katrore, paguar 44 mijë dollarë

Apartament në Sarandë me sipërfaqe 87.8 metër katror, paguar 60 mijë e 598 euro

Llogari e përbashkët 531 mijë e 942 lekë

Depozitë e përbashkët 19 mijë e 879 euro

Depozitë në shumën 5 milion e 500 mijë lekë

Llogari personale 3 mijë lekë

Llogari e përbashkët 87 mijë lekë

Depozitë e përbashkët 1 milion lekë

Llogari e përbashkët 7 euro

Llogari personale 3 mijë e 296 euro

Llogari personale 13 mijë e 242 euro

Depozitë personale 22 mijë e 359 euro

Llogari e përbashkët 9 mijë e 580 euro

Depozita të përbashkët 4 mijë e 730 euro, 10 mijë euro, 4730 euro

Llogari e përbashkët 3 mijë e 222 euro

Depozitë 20 mijë euro

Bono Privatizimi dhuruar nga prindërit 300 mijë lekë

Fond pensioni 30 mijë euro

Automjet “Opel” 12 mijë dollarë

Automjet “Honda” 5 mijë euro

Bashkëshorti

Llogari personale 5 mijë e 70 paund

Llogari personale 12 mijë e 801 dollarë

Llogari personale 105 mijë e 723 lekë

Depozitë bankare 2 milion lekë

Llogari personale 619 mijë e 912 lekë

Depozitë 2 milion lekë

Mimi Kodheli, Ministre e Mbrojtjes

Pakësuar llogaria bankare në emër të djalit 2 mijë e 334 lekë

Shtim i depozitës në emër të nënës, 279 dollarë

Shtuar depozita 121 euro

Llogari e pafrytshme në lekë pakësuar 190 mijë e 779 lekë

Shtuar interesat 20 mijë e 124 lekë

Shtuar depozita 68 euro

Llogari bankare shtuar 348 lekë

Të ardhura nga paga si deputete 1 milion 744 mijë e 495 lekë

Të ardhura nga paga si Ministre e Mbrojtjes 513 mijë e 497 lekë

Të ardhura nga leksionet 360 euro

Kredi në vlerën 11 mijë e 400 euro për blerë automjet. Shlyer 4 mijë e 569 euro. Detyrimi 5 mijë e 612 euro

Arben Ahmetaj

Pasuria 2012

Blerje toke arë 2000 metra2 në ankand                53 775 euro

Të ardhurat totale                                                    3.173.477 lekë

Paga dhe shpërblime                                            1.883.310 lekë

Pjesëmarje në komisione                                        114 000 lekë

Telefoni dhe karburant                                         773 750 lekë

Dieta ditore dhe akomodime                             402 417 lekë

Detyrime

Kredi me afat 24 mujor                                 10 mijë euro

Këste të paguara 2012                                  6.687 euro ( mbeten 3.886 euro)

Kredi e marrë në 2006                               100 mijë euro

Këste të paguara gjatë 2012                        10.813 euro

Kredi e marrë në 2009                                   24.111 euro

Këste të paguara gjatë 2012                    3.248 euro

Interesat e bashkëshortes Albina Mancka

Blerje automjeti “Nisan” me kredi                 14.790 euro

Livia Ahmetaj

Gjendja e llogarisë 2012                                            15314 dollarë

Keisi Ahmetaj

Shuma e depozituar gjatë vitit 2012                            9 mijë dollarë

Të ardhura pagën vjetore dhe shpërblimet                  6.118.598

Të ardhura nga dhënia me qira e zyrave                     10.800 euro

Pasuria 2013

Paga nga Kuvendi                                        2.051.855 lekë

Paga si ministër                                            508.004 lekëve

Detyrime

Kredi me afat 24 mujor                         10 mijë euro

Këste të paguara gjatë 2013                  3539 euro

Kredi  e marrë në 2006                        100 mijë euro

Këste të paguara                                         11.297 euro

Kredi në Intesa, marrë më 2009                     24.111 euro

Këste të paguara gjatë 2013                        3.827 euro

Livia Ahmetaj

Gjendja e llogarisë është shtuar vetëm             226 dollarë

Keisi Ahmetaj

Gjendja e llogarisë është shtuar                        1733 dollarë

Albina Mancka

Paga dhe shpërblimet                                    5.061.031 lekëve

Dhënia me qira e ambienteve                          12 mijë euro në vit.

Dhënia e zyrave me qira                                    10.800 euro në vit

Makinë Leasing                                            9789 euro

Shlyer nëpërmjet pagës së Arben Ahmetajt            3172 euro.

Bledi Çuçi

Deklarata e pasurisë 2012

Apartament banimi me sipërfaqe 94.4 metra2                 90 mijë euro

Apartament banimi me sipërfaqe 130 metra2 plus 130.3 metra2

ambiente ndihmëse blerë në vitin 2000                            78 mijë euro

(Është pjesëtuar pas divorcit. Vlera e pasurisë nga rivlerësimi është 25 milionë lekë)

Garazh për makinë 18.37 metra2                                     23 mijë euro.

Tokë pyll 1 mijë metra2 në Lanabregas                           1.4 milionë lekëve

Automjet Land Rover blerë në vitin 2010                         27 mijë eurove.

Banka Intesa SanPaolo

Llogari bankare           43.760 lekë

Depozitë bankare           114.496 lekë

Llogari bankare                      6183 euro

Paga si ministër nga shtatori i 2013          174.000 lekë

Pasuria 2013

Banka Intesa SanPaolo

Llogari bankare                  247840 lekë

Depozitë bankare                54496 lekë

Llogari bankare                    5830 euro

Paga si ministër                          437002 lekë.

Damian Gjiknuri

Pasuria 2012

Paga dhe shpërblimet si deputet                     300 mijë lekë

Të ardhura neto nga paga dhe përfitimet si deputetë          1.857.184 lekë.

Pagesa e një huaje nga bashkëshortja                               5.500 euro

Bashkëshortja të ardhura nga paga                        1.4 milionë lekë

Kësti i paguar nga detyrimet e pashlyera nga kontrata e shitjes së aksioneve në vitin 2010  500 mijë lekë

Kredi për shtëpi banimi                            5 milionë lekë

Shuma e shlyer në vitin 2012                     180400 lekë

Bashkëshortja llogari rrjedhëse             245 mijë lekë

Të ardhura                                     1.4 milionë pagë dhe 600 mijë punë krijuese.

Kredi për blerje automjeti                    18.200 euro me këst mujor 369 euro.

Shuma e shlyer për 2012                       3500 euro dhe vlera e mbetur 7600 euro.

Pasuria 2013

Shtesë në llogari rrjedhëse                             600 mijë lekë

Të ardhura neto nga paga                                2 128 278 lekë

Pagesat të një huaje ndaj bashkëshortes         8 mijë euro

Paga e bashkëshortes                                      1.4 milionë lekë.

Këst I paguar nga kontrata e shitjes së aksioneve  600 mijë lekë

Shitja e automjetit “Audi 4”                                       5500 euro.

Interesat e paguara për kredinë për shtëpi             180.400 mijë lekë

Bashkëshortja, pakësuar llogaria në bankë              135 mijë lekë

Llogari e hapur në 2013                            6842 euro.

Bashkëshortja të ardhura                       1.4 milionë nga paga dhe 800 mijë lekë nga puna si designer.

Paguar gjatë 2013                                       3500 euro për kredinë e makinës.

Ditmir Bushati

Pasuria 2012

Depozitë bankare me              106 dollarë.

Depozitë me vlerë                   7242 dollarë shtuar me 106 dollarë.

Depozitë me vlerë                    20 771 euro, shtuar me 441 euro.

Llogari rrjedhëse me vlerë          1 569 071 lekë, pakësuar me 7.860.000 lekë.

Llogari kursimesh me vlerë          3325 euro.

Llogari rrjedhëse                           799.444 lekë, pakësuar me 6030 lekë.

Depozitë me vlerë                          14944 dollarë shtuar me 123 dollarë.

Shitja makine “Wolksvagen”            3800 euro.

Blerje makinë “Mercedes”                 11 mijë euro.

Paga e vitit 2012 si deputet dhe shpenzimet                  2.585.284 lekë.

Të ardhura nga bashkëshortja nga mësimdhënia            509 mijë lekë.

Të ardhurat nga bashkëshortja nga konsulenca                  13.312 dollarë.

Të ardhura nga bashkëshortja nga  konsulenca                 14.900 euro.

Të ardhura nga bashkëshortja nga konsulenca                    756 mijë lekë.

Pasuria e bashkëshortes

Llogari në vlerën e 14.541 euro, shtuar gjatë vitit 2012 me 368 euro.

Llogari 33.368 dollarë, shtuar me 13468 dollarë.

Llogari rrjedhëse 12.298 euro, shtuar me 11.198 euro.

Llogari rrjedhëse 111.870 lekë, shtuar 344.955 lekë.

Llogari rrjedhëse 13248 lekë, pakësuar me 64 mijë lekë.

Llogari 420 mijë lekë

Llogari “future” në emër të vajzës me vlerë 6.959 euro, shtuar me 5.562 euro.

Pasuria 2013

Depozitë bankare me vlerë 7.347 dollarë shtuar me 105 dollarë

Depozitë me vlerë 21.344 euro, shtuar 563 euro.

Llogari rrjedhëse e pagës dhe përfitimeve si deputetë 729.309, pakësuar me 839.762 lekë.

Depozitë me vlerë 3.404 euro, shtuar me 79 euro.

Llogari rrjedhëse me vlerë 9.069 lekë, pakësuar me 790 lekë.

Depozitë me vlerë 13.887 plus 1.215 dollarë, shtuar me 1057 dollarë.

Shtije apartament banimi me sipërfaqe 104 metra2 me vlerë     75 mijë euro.

Blerje apartament banimi me sipërfaqe 170 metra katror               110 mijë euro.

Paga si deputetë dhe ministër me vlerë 2.145.571 lekë

Të ardhura nga puna kërkimore me vlerë 250 mijë lekë.

Të ardhura të përfituara nga bashkëshortja nga konsulenca dhe punë kërkimore me vlerë 22 mijë euro.

Të ardhura nga puna në bankë me vlerë 508 mijë lekë.

Të ardhura nga konsulenca me vlerë 82.740 lekë.

Huamarrje për blerjen e apartamentit në vlerë 20 mijë euro.

Nga bashkëshortja

Llogari me vlerë 14.909 euro, shtuar 368 euro.

Llogari me vlerë 33.041 dollarë, shtuar me 327 dollarë.

Llogari me vlerë 10072 euro.

Llogari 127 euro, shtuar me 12171 euro.

Llogari rrjedhëse 60.279 lekë, shtuar me 360 mijë lekë.

Llogari “future”7099 euro, shtuar me 140 euro.

 

Edmond Haxhinasto

Pasuria 2012

Apartament 194 metra2 i blerë në 2011, plus parkim               116 400 euro

Apartament i deklaruar më përpara, por i hipotekuar 90.6 metra2   3 milionë lekë.

Paga mujore nga puna e kryer si zv.ministër         1.823.732 lekë.

Kursime në vlerë                                                     2.500.000 lekë.

Kredi e marrë në 2012.

Pasuria 2013

Llogari rrjedhëse                                        5650 euro.

Depozitë kursimesh në vlerën                  10 mijë euro.

Paga mujore si ministër                                 1.198.170 lekë.

Paga e bashkëshortes                                  50 mijë lekë në muaj.

Bashkëshortja zotëron njësi me sipërfaqe totale 122 metra2 dhuruar nga kompania ‘Lerenti’, pronë e babait të saj.

Edmond Panariti

Pasuria e vitit 2013

Të ardhura nga puna për MPJ                     453.671 mijë lekë.

Pakësime nga shpenzimet familjare në vlerën           1.778.084 lekë.

Pagesa nga DRSSH                                         44.449 lekë

Pakësime si shpenzime familjare                        115.400 lekë

Shtesa të ardhura nga puna                              817.791 lekë.

Bashkëshortja

Të ardhura nga puna për Grontmij                  30 523 euro

Tërheqje pagese depozite regjistrimi në shkollë         (4.579 euro) cash për shpenzime të djalit (5 mijë euro), përmirësime strukturore në apartamentin ekzistues (11.570 euro dhe 4.300.600 lekë).

Pakësime nga llogaria me 48.931 lekë.

Të ardhura nga interesat e depozitës 18 mijë lekë.

Pakësime për shpenzime familjare 123 mijë lekë.

Të ardhura nga puna dhe interesat e depozitës së kursimit 30.523 euro.

Deklarata e vitit 2013

Të ardhura nga puna e ministrit pas fillimit të funksionit 672.367 lekë.

Pakësime për shpenzimet familjare 497.569 lekë.

Pagesa nga fakulteti 45.083 lekë.

Shpenzime familjare 60.204 lekë.

Të ardhura nga puna në fakultetin publik 43 mijë lekë.

Bashkëshortja

Të ardhura nga puna dhe interesa 17 mijë euro.

Pakësime për pagesë shkolle me 1900 euro.

Lindita Nikolla 2012

Hua vëllait, për të mbuluar shpenzimet për dasmën e vajzës    1 milion lekë

Paga mujore                    92 mijë lekë

Honorar si bashkautore tekstesh matematike  130 mijë lekë

Pasuria e bashkëshortit

Paga mujore, përgjegjës departamenti    94 mijë lekë

Pagesë si pedagog i Jashtëm në universitetin Kristal  134 mijë lekë

Pagesë si pedagog i Jashtëm në Albanian University  321 mijë lekë

Pagesë si pedagog i Jashtëm në FSHN  126 mijë lekë

182 m2 tokë në Konjsko Maqedoni, dhuruar më 2012 nga Milutin Lazareski

Pagesë ore suplementare   118 mijë lekë

Honorar si anëtar i Këshillit të Fakultetit  67 mijë lekë

Kredi në bankë, marrë në 2007      475 200 lekë

Lindita Nikolla 2013

Llogari bankare me huanë e kthyer nga vëllai   1 milion lekë

Gjendja në llogarinë e pagës BKT    300 mijë lekë

Kursime                                                         200 mijë lekë

Pagë mujore si kryetare njësie       92 mijë lekë

Pagë mujore si ministre                    139 640 mijë lekë

Honorar si bashkautore tekstesh    63 mijë lekë

Bashkëshorti i ministres Nikolla

Pagë mujore si përgjegjës departamenti   94 mijë lekë

Pagesë si pedagog i Jashtëm                     320 mijë lekë

Pagesë si pedagog i Jashtëm FNSH    118 mijë lekë

Pagesë si pedagog i ftuar në Tetovë dhe Strugë  3520 euro

Pagesë për leksione në doktoraturë UT    243 mijë lekë

Vazhdon kredia në Raiffaisen Bank

Hua pa interes marrë nga miku R. H për shkollimin e vajzës         6 mijë euro

 

Eglantina Gjermeni

Pasuria e vitit 2012

Pakësohet llogaria në bankë me 1125 dollarë

Bashkëshorti

Shtohet llogaria me 155.982 lekë.

Shtohet llogaria me 24 mijë lekë

Maturohet depozita me 28 mijë dollar.

Shtohet llogaria me 28.603 dollarë.

Pakësohet llogaria me 1328 paund.

Maturohet depozita me 18584 dollarë.

Shtohet llogaria me 116 mijë lekë.

Pakësohet llogaria me 2 mijë paund.

Maturohet llogaria me 10233 euro.

Konvertohen 15360 dollarë në 10 mijë paund.

Pakësohet investimi në OBL me 2 milionë lekë.

Shtohet investimi në BTH me 10 mijë euro.

Shtohet investimi në OBL me 4.5 milionë lekë. Blerë 3 Onc flori mon me 500 mijë lekë.

Gjendja në fund të vitit 200 mijë lekë, 3 mijë dollar, 5 mijë euro dhe 18 onc flori.

Paga personale si deputete dhe shpërblime 2.550.434 lekë

Page, viti 2012 si pedagoge e jashtme 66 mijë lekë

Page si pedagoge e jashtme të magjistratura 69 mijë lekë.

Project me US 1550 dollarë.

Project me Co-plan 1350 euro.

Bashkëshorti

Paga dhe shpërblime si drejtor i operacioneve monetare në BSH 4.156.023 lekë.

Interesa 1.073.985 lekë

Interesa 33 dollarë.

Interesa 461 dollarë.

Kredi për shtëpi nga BSH, shuma e paguar për vitin 2012 është 205 mijë lekë. Mbeten për t’u shlyer edhe 3.969.025 lekë.

Pasuria 2013

Bashkëshorti

Llogaria pakësohet me 649 mijë lekë

Llogaria shtohet me 23 mijë lekë.

Llogari pakësohet me 27351 dollarë.

Llogari pakësohet me 230 mijë lekë.

Shtohet llogaria me 11 mijë lekë.

Maturohet BTH 10 mijë euro.

Shet OBL 1.3 milionë lekë.

Blen OBL 1.5 milionë lekë.

Konverton 27352 dollarë në 17 mijë paund.

Blerë 9500 paund.

Blerë 10500 euro.

Blerë 5000 dollarë.

Shtohen 5 mijë euro.

Shtohen 4400 dollarë.

Blerë kmon7mon me vlerë 6.203 euro.

Blerë 2 onc flori me 250 mijë lekë.

Gjendja cash në fund të vitit është 150 mijë lekë, 1500 paund, 1500 dollarë, dhe 4500 euro.

Llogaria personale e ministres Gjermeni 140 mijë lekë.

Bashkëshorti paga dhe shpërblime si drejtor I departamentit të operacioneve monetare 4.175.618 lekë .

Interesa neto nga investimet LV të Qev. nëpërmjet bankave 1.110.218 mijë lekë.

Paga dhe shpërblime e Eglantina Gjermenit si deputete 1851850 lekë.

Paga dhe shpërblime si ministër 347.751 lekë.

Shpërblime si pedagoge e jashtme 170 mijë lekë.

Projekti PDS2 720 euro.

Erion Veliaj

Pasuria e vitit 2012

Apartament banimi me sipërfaqe 111 metra2. Shuma e paguar 5.115.200 lekë. Rivlerësuar me 12.810.240 lekë. Burimi i krijimit nga shitja e apartamentit të zotëruar nga prindi dhe paga.

Automjet tip “Peugot” me vlerë 23 mijë euro. Të ardhurat nga paga.

Automjet tip “Wolksvagen Tuareg” me vlerë 6 mijë euro. Të ardhura paga.

Llogari bankare me vlerë 5290 euro. Të ardhurat nga paga.

Pasuria e vitit 2013

Llogari bankare me 5294 euro. Të ardhurat nga paga.

Llogari 7503 dollarë. Të ardhurat nga paga.

Llogari 168.168 lekë. Të ardhurat nga paga.

Llogari 209 euro.

Paga mujore e ministrit 595 000 lekë.

Shpërblim Kuvendi 52.896 lekë.

Klajda Gjosha

Deklarata e tetorit 2013 për pasurinë para se të bëhej ministër

Paga si zëvendësministre e Punës 407.465 lekë

Llogari bankare 80.086 lekë.

Bashkëshorti

Gjendje llogari 585089 lekë. Të ardhurat nga biznesi.

Gjendje llogari 1864 euro. Të ardhurat nga biznesi.

Kredi biznesi 215.825 lekë.

Deklarata e 2014 për vitin 2013

Të gjitha pronat janë në emër të prindërve.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Paga si ministër 513 637 lekë.

Anëtare e bordit të FSHZH 31624 lekë.

Leonard Bakillari  mapo

Post Views: 85
Tags: assets politiciansbank accountsbook salesdeklarimi i pasurisedisclosure of assetseconomic transparencyedi ramaevazion fiskalllogari bankarepasurite politikaneveshitja e librittax evasiontransparence ekonomike
Previous Post

Serbët e veriut e kanë vënë në vështirësi Beogradin zyrtar?

Next Post

150 deputetë britanik nisin fushatën për largimin e vendit nga BE

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

150 deputetë britanik nisin fushatën për largimin e vendit nga BE

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.