Ministria e Brendshme i bëri thirrje banorëve të Lazaratit që të distancohen nga elementët kriminalë që po shkëmbejnë goditje me armë zjarri me policinë
Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri i bëri thirrje sulmuesve me armë të policisë në Lazarat që të dorëzohen sepse ligji nuk do të bëjë dallime.
Ministri foli foli pasi policia hyri në Lazarat në kuadër të operacionit për shkatërrimin e bimëve narkotike.
Ai përdori arsyetimin e forcës së ligjit për t’u bërë thirrje kujtdo që siç tha “tani në këto momente kanë marrë armët kundër policisë në Lazarat”:
Zoti Tahiri tha se forcat policore në Lazarat kanë nevojë për mbështetjen e të gjithëve:
“Ju bëj thirrje medias, shoqërisë civuile, publikut në tërësi, që të kuptojë se lufta kundër krimit këkron kohën e vet. Kërkon edhe sakrifica! Por, ne jemi të vendosur të ecim në rrugën tonë, në rrugën e drejtësisë, në rrugën e sundimit të ligjit”!
Ministri theksoi se bashkë me zyrtarët policorë, Drejtorin e Përgjithshëm, Artan Didi, janë në “mbështetje të plotë punonjësve të policisë që po zhvillojnë operacionin në Lazarat”.
Ministria e Brendshme i bëri thirrje banorëve të Lazaratit që të distancohen nga elementët kriminalë që po shkëmbejnë goditje me armë zjarri me policinë.
Për arsye sigurie, autoritetet policorë u kërkojnë banorëve të Lazaratit që të shmangin daljen nga banesat si dhe të gjithë qytetarëve të tjerë të shmangin plotësisht hyrjen për në fshatin Lazarat deri në një njoftim të dytë zyrtar.
“Banorët e zonave përreth fshatit Lazarat këshillohen të bëjnë kujdes me lëvizjen jashtë banesave të tyre, deri në përfundim të këtij operacioni policor. Shërbimet e Policisë së Shtetit janë në gadishmëri të plotë për t’u ardhur në ndihmë në çdo kohë, të gjithë qytetarëve që do të kenë nevojë”-thuhet në njoftim.
Policia thotë se personat që janë në një listë me 27 emra si të dyshuar se kanë goditur me armë, përfashi mitarlozë të rëndë e të lehtë, automatik dhe mortaja, që thonë se “nuk nuk kanë lidhje me ngjarjen, të drejtohen në Komisariatin me të afërt për të dhënë dëshmitë dhe sqarimet e tyre”.
Sipas të njejtit njoftim, Policia e Shtetit thotë se në të gjithë vepimet ka qenë në krah të banorëve të Lazaratit, duke i ndarë ata nga pjesa e inkriminuar.
Por, autoritetet policorë shprehin pakënaqësi ndaj të zgjedhurve vendorë sepse siç thuhet në njoftim “nuk bindën sulmuesit, por u dhanë mundësi të largohen”.
Më herët, 500 trupa policore dhe speciale dhe tri mjete të blinduar morën nën kontroll fshatin Lazarat të Gjirokastrës në jug të Shqipërisë në kuadër të operacionit për shkatërrimin e territoreve të mbjellë me bimën narkotike kanabis sativa.
Një banor i Lazaratit u plagos dhe plumbat thyen xhamat e një shitoreje në fshatin fqinj Dervician pas sulmit kundër policisë.
Trupat mbëritën në objektet e shtetasit Gate Mahmutaj i dënuar më parë dhe i amnistuar, prej nga u qëllua me mitralozë të rëndë e të lehtë, automatikë dhe mortaja qysh nga mbrëmja e së dielës kur nisi operacioni.
Gjendja është e tensionuar në Lazarat. Policia paraqiti një listë me 27 persona që e sulmuan.
Të paktën 7 persona thonë se nuk kanë sulmuar policinë dhe se kanë qenë në shtëpi.
DEKLARATA E MINISTRIT SAJMIR TAHIRI
“Jam këtu për të falenderuar punonjësit e policisë, repartin RENEA, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, specialistët dhe drejtuesit e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për shkatërrimin e një rrjeti mafioz të prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike dhe drogave të forta.
Rezultate të njëpasnjëshme janë dëshmia më e qartë e vullnetit tonë, të Kryeministrit dhe qeverisë për të lluftuar pa asnjë kompromis krimin e organizuar dhe çdo lloj trafiku.
Në këto 8 muaj, Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit, qeveria dhe institucionet, kanë bërë atë që deri në 23 qershor as imagjinohej. Po luftojmë mafien dhe krimin, që në këto 23 vjet, është rritur e pasuruar në kurriz të qytetarëve të ndershëm të këtij vendi. Përballë rezultateve të Policisë së Shtetit, presim të gjithë që më e pakta politika të heshti dhe të lërë ligjin të flas.
Por atëherë kur politika bëhet palë me krimin dhe mafien, unë personalisht, ministria e Brendshme, Policia e Shtetit, maxhoranca si një e tërë, qeveria dhe kryeministri, do bëjmë gjithcka për ti vënë përball ligjit. Politika të bëhet palë me qytetarët, jo me krimin. Të mbështesë policinë e shtetit, jo të inkurajojë mafiozët.
Vetëm kështu do bëjmë këtë vend vendin e shqiptarëve të barabartë para ligjit, jo vendin e bandave. Po luftojmë kundëër kriminelëve që duhet të ishin pas hekurave të burgut, por që sot nuk janë sepse gjyqtarët të korruptuar, po aq kriminel sa kriminelët, kanë lënë të lirë përfaqësuesit e krimit. Ata që dyshohen e sot janë në arrati për këto që shihni këtu, edhe pse me një dënim të rëndë nga drejtësia e një vendi fqinj, bënin këtë aktivitet kriminal pse ca gjyqtar kriminel nuk vendosën që të rrinin në burg, por arrest shtëpie dhe ja ku e keni produktin.
Po sa janë rastet kur kriminelë të të gjitha rracave lihen të lirë, me motive që mund ti kuptojnë vetëm gjyqtarët, por jo qytetarët. Gjyqtarë që lirojnë kriminelë dhe bëjnë padrejtësi për qytetarët e ndershëm të këtij vendi.
Ne jemi të vendosur të luftojmë krimin e organizuar, duke quajtur si të tillë, cilindo gjyqtar që guxon të bëhet palë me kriminelët duke i nxjerrë nga burgu.Jemi të vendosur të arrijmë rezultate si ky gjithmonë e më shumë, pa asnjë kompromis. Ne nuk do ndalemi. Drejtësia ka një çmim.
Dhe secili do paguajë kusuret e veta, të kaluara, të tashme por dhe të ardhme. Në këto momente që flasim, një aksion i shkallës së gjërë po zhvillohet kundër disa kriminelëve në Lazarat.
I bëj thirrje banorëve të Lazaratit të distancohen nga kriminelët. Kolegët e punonjësve të policisë që janë këtu me ne, ata që janë në lazarat, kanë nevojë për mbështetjen e të gjithëve. I bëj thirrje medias, shoqërisë civile, publikut në tërësi, të kuptojë se lufta kundër krimit kërkon kohën e vet.
Kërkon dhe sakrifica. Por ne jemi të vendosur të ecim në rrogën tonë, rrugën e drejtësisë dhe sundimit të ligjit. I bëj dhe një thirrje atyre që tani në këto momente kanë marr armët kundër policisë në Lazarat.
I keni bërë llogarit shumë gabim, dhe mos mendoni kurrë se ka zot në tokë t’iu dali për zot në rasat se kundështoni forcën e ligjit. Hidhni armët dhe lini policinë të bëj detyrën. Në të kundërt, forca e ligjit do të veprojë si asnjë herë tjetër”.













