• Latest
  • Trending
  • All

Pse shqiptarët vishen bukur?

30/08/2020

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 14 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Pse shqiptarët vishen bukur?

30/08/2020
in Opinion

Daut Dauti

Nuk duhet t’i vështroni gjatë shqiptarët për të konkluduar se ata vishen bukur. Harxhojnë shumë para për veshje. Nëse e kemi parasyshë se shqiptarët, ekonomikisht qëndrojnë më së keqi në Evropë, veshja e tyre e shtrenjtë krijon habi. Mund të thuhet se në këtë mënyrë shqiptari dëshiron ta fshehë kompleksinë e varfërisë.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Nëse i referohemi historisë, shohim se tendenca që me rroba të tregohet statusi social, qoftë edhe i rrejshëm, është mjaft i saktë. Historia na tregon se veshja e bukur te shqiptarët është edhe traditë e moçme. Ne këtë fakt e dijmë nga udhëpërshkruesit që e kanë vizituar Ballkanin që nga shek. XVI e deri në shek. XIX. Asnjë prej tyre nuk ka kaluar nëpër trojet shqiptare pa e vënë re veshjen e veçantë dhe mbresëlënse të shqiptarëve. Madje, në fillim të shek. XIX udhëpërshkruesit, sidomos ata britanikë, kanë vërejtur që edhe popujt tjerë të Ballkanit visheshin si shqiptarët. Shqiptari në atë kohë ishte në pozitë të tillë sa që tjerët e imitonin. Në këtë kohë ishte bërë modë të vishesh ala-shqiptarçe.

William Leake, udhëpërshkrues, ushtarak, topograf dhe më vonë edhe konzull britanik në Shqipëri, gjegjësisht në oborrin e Ali Pashës, më 1804 e vizitoi Shqipërinë. Në veprat e tija ‘Travels in Northern Greece’ i ka përshkruar shqiptarët në hollësi. Në librin e tij Leake flet edhe për një vizitë që ia kishte bërë Hasan beut, guvernatorit të Monemvasia-së me ç’rast shkroi:

“Veshja shqiptare çdo ditë është duke u bërë e zakonshme në More sikur edhe në pjesët tjera të Greqisë; në këtë të fundit [Greqi] është për shkak të zgjerimit të pushtetit të shqiptarëve; në More, me siguri për shkak të pasojave të zhvillimit të Ydhra-s, e cila është një koloni me vendbanime fshatare shqiptare që janë vendosur në disa pjesë të Moresë, veçanërisht në Argolis, sikur edhe në provincat fqinje të Atikës dhe Boetisë. Veshja është më e lehtë dhe më e menagjueshme se ajo turke dhe greke. Është e zakonshme për turqit dhe grekët që t’i veshin fëmijët e tyre sikur shqiptarë edhepse kjo nuk është në pajtim me dinjitetin dhe paragjykimet e tyre që edhe ata ta adoptojnë këtë veshje për vete. I biri i Hasanit është i veshur l’Albanoise [shqiptarçe] kurse ai vetë sikur galonxhi apo detar turk”. (f. 189-90).

Pra, Leake na tregon se të tjerët visheshin si shqitarët për dy arsye: 1. Për shkak të pushtetit që paraqiste pamja e shqiptarit dhe 2. Për shkak të prezencës së shqiptarëve në ato hapësira gjeografike.

Pak vite më vonë kryengritësit grekë, sidomos udhëheqësit, të gjithë visheshin si shqiptarët. Një pikturë e vitit 1870, e cila ruhet në muzeun e Athinës, e paraqet komandantin grek, Odiseas Androutsos, të veshur tërësisht me rroba shqiptare (shih foton e parë). Dhe, siç dihet, ky nuk është rasti i vetëm.

Ta kishe pamjen e shqiptarit kishte edhe domethënien e njeriut me influencë dhe sidomos atë të karakterit luftarak. Në Perandorinë Otomane askush nuk frikohej nga dikush që nuk ishte shqiptar. Prandaj, shqiptarët pos ushtarakëve, ishin të kërkuar edhe si truproje në tërë perandorinë dhe ne këtë fakt sot e shohim në pikturat e ndyshme që kanë mbetur si shumë të vlefshme në muzeume dhe koleksione private në botë (shih fotografinë e dytë ku veshjet janë të një shqiptari të zakonshëm në që punonte roje në Stamboll dhe të cilat rroba janë të vitit 1880 e që sot ruhen në muzeun e Edinburgut).

Në këto piktura veshja e shqiptarit është brilante. Paoshtu janë edhe armët dhe tërë pamja e tyre. Me një fjalë, veshja shqiptare ka qenë pamje e uniformës së superioritetit.

Veshjen e shqiptarit apo pamjen e tij në Britani të Madhe i pari e solli Lord Byroni. Në vitin 1813, Thomas Phillips, piktori më i njohur i portreteve të asaj kohe në Britani, e pikturoi Lord Byronin të veshur me këto rroba. Piktura u vendos në Galerinë e Arteve në Londër, ku njerëzit pritinin në radhë. Ata pritinin që ta shihnin jo vetëm Byronin por edhe rrobat shqiptare mahnitëse.

Natyrisht, nuk kanë qenë të gjithë shqiptarët të veshur me këto rroba si të Byronit. Në Prevezë, në vitin 1809 i tërë kompleti Byronit i kishte kushtuar 40 funta. Kjo ka qenë shumë e madhe e parave. Sipas llogarisë së sotme flasim për një shifër që është dikur rreth 3700 euro. Dhe natyrisht, kështu janë veshur vetëm një numër i vogël i aristokracisë shqiptare.

Nga atëherë gjërat kanë ndryshuar shumë. Sot askush nuk dëshiron të duket si shqiptari. Madje, as vetë shqiptarët. Sot shqiptarët vishen sikur tjerët, me rroba të bukura ‘made in Bangladesh’ apo ‘made in China’.

Previous Post

Kampioni shqiptar i Formula 3, Lirim Zendeli garon nën flamurin gjerman

Next Post

Kur do ndalet Johnny Depp? Aktori hedh miliona dollarë për tjetër gjyq me ish-gruan

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Kur do ndalet Johnny Depp? Aktori hedh miliona dollarë për tjetër gjyq me ish-gruan

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.