• Latest
  • Trending
  • All

“Udhëtimi im” – Bekim Brestovci: “Duhet të mbizotërojë besimi te njëri- tjetri dhe të eliminohet dëshira për bajraktarizëm!”

09/09/2019

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 30 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Udhetimi im

“Udhëtimi im” – Bekim Brestovci: “Duhet të mbizotërojë besimi te njëri- tjetri dhe të eliminohet dëshira për bajraktarizëm!”

09/09/2019
in Udhetimi im

Suksesi i shumë bashkatdhetarëve anë e mbanë botës, dita ditës, po rezulton me shumë suksese në profesionet e tyre. Një ndër afaristët e suksesshëm është Bekim Brestovci nga Lipjani, i ardhur në Gjermani në vitin 93, i cili veprimtarinë e tij prej afaristi e ushtron në rrethinën e Aschaffenburgut të Gjermanisë. I kyçur në botën e biznesit në vitin 2004, sot z. Brestovci ka në zotërim gjithsej 11 firma me më shumë se 1000 të punësuar, ku një pjesë e konsiderueshme janë shqiptarë nga Kosova, për punën e të cilëve z. Brestovci flet me krenari dhe respekt. Kompanitë e tij janë të sistemuara mirë në tregun gjerman dhe janë shumë të vlerësuara për korrektësinë, profesionalizmin dhe kualitetin e shërbimeve që ofrojnë. Bekim Brestovci është një intelektual i njohur e njëherësh është drejtori menaxhues i Unionit të bizneseve shqiptaro-gjermane.

Profesioni është ai që na bashkëshoqëron gjithë jetën. Ju këtë zgjedhje e keni bërë të mirëllogaritur apo ju ka ardhur spontanisht, si një vokacion i brendshëm?

Lajme teNjejta

“Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

09/06/2020

“Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

22/05/2020

“Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

22/05/2020

Profesioni, për të cilin qysh në moshë të re isha përcaktuar, ishte ai i juristit. Fillova të studioj në Fakultetin Juridik në vitin 1987, në Prishtinë, me dëshirën më  të madhe që profesionin e juristit ta ushtroja gjatë gjithë karrierës sime. Ishte situata politike e krijuar gjatë viteve 90-të ajo e cila, edhe mua, sikurse shumë bashkëmoshatarëve të mi, na hodhi në rrugën e mërgimit, rrugë kjo që pamundësoi arritjen e qëllimeve të mija profesionale për një kohë të gjatë.

Duke bërë punë të ndryshme në mërgim, nga ato më të thjeshtat, me kohën fillova ta krijoj prapë një imagjinatë të një profesioni të ri, që ishte profesioni i menaxherit. Fatbardhësisht këtë synim e arrita, duke bërë përgatitjet e duhura profesionale, në këtë lami.

Cilat kanë qenë momentet që kanë shënjuar udhëtimin profesional?

Rrugëtimi im, tani në profesionin tim të përzgjedhur, filloi të realizohet në vitin 1997, kur, për herë të parë, fillova marrëdhënien  e punës në cilësinë e menaxherit. Ishin pastaj shumë e shumë trajnime profesionale e deri te mbarimi i studimeve për menaxhim të resurseve njerëzore, aktivitete të cilat e shoqëruan aktivitetin tim drejt përgatitjes profesionale.

Shpesh thuhet që nuk ka një çelës të unifikuar suksesi për të hapur çdo derë, po ju a keni pasur një të tillë për të hapur rrugën  tuaj drejt suksesit.

Sukseset janë të ndryshme dhe është vështirë të gjeneralizohet një përgjigje në lidhje me suksesin. Nëse i referohem suksesit tim në afarizëm, atëherë do thoja që çelësi i suksesit tim ka qenë vizioni i qartë, përkushtimi por edhe fati dhe guximi.

Nuk rritemi kur i kemi gjërat e lehta por kur përballemi me sfida. Cilat sfida do i përcaktoje si më të vështira në jetën tuaj?

Sfida më e madhe për mua filloi në kohën kur unë u largova nga vendlindja dhe ika në Gjermani. Në Kosovë kisha krijuar ambiciet e mija për jetë dhe ngritje profesionale, përderisa në fillimet e mija të jetës në Gjermani unë u përballa fillimisht me një degradim të integritetit tim personal e më pastaj me përballje me punë të cilat kurrë nuk do besoja që do i bëja. Tanimë nuk isha më ai studenti më i mirë i gjeneratës, nuk isha më ai djali më i sjellshëm i lagjes e as ai i riu me pasion për t’u bërë një jurist i suksseshmëm. Tani në Gjermani isha një punëtor i thjeshtë krahu, një i humbur mes mosmundësisë fizike për punë të rënda dhe mos mundësisë për t’u kyçur shpejt në rrjedhat e jetës. Kjo, padyshim, ishte sfida më e rëndë e jetës sime.

Na ndodhë shpesh ta kthejmë vështrimin pas dhe të pyesim veten, si do ishte jeta e jonë nëse do bënim zgjedhje të tjera. Si ju rezuton bilanci me vendimet e juaja.

Edhe pse jata më ka përballur me shumë ulje dhe ngritje, besoj që brenda mundësive kam arritur lumturinë  e jetës në shumë dimensione të saj. Besoj që edhe po ta kisha një jetë të dytë, nuk do doja ta jetoja shumë më ndryshe se këtë të paren.

Nëse arritja më e madhe  e njeriut është qe vazhdimisht  ta tejkalojë veten, cilat arritje tuajat përtej vetes do të cilësonit si më triumfueset?

Sukseset e mia në afarizëm dhe përgatitja ime profesionale janë një kapitull i rëndësishëm në jetën time dhe më bëjnë shumë krenar. Por më së shumti cilësoj të arritur faktin që shumë të rinj më shohin si model të triumfit me luftën me shumë sfida drejt suksesit.

Çfarë evokimesh të djeshme e përjetimesh të sotme të krijon tingulli i fjalës “Atdhe”?

Fjala Atdhe ndjehet thellë në shpirt e në zemër edhe kur ajo nuk shqiptohet. E djeshmja ime që lidhet me atdheun ishte ikja nga Atdheu me shumë dhimbje në shpirt e zemër, përderisa e sotmja është kthimi im në Atdhe me shumë pasion e entuziazëm, të cilin unë e realizova mbas 25 viteve të qëndrimit tim në mërgim.

Çfarë cilësie mendoni se ka qenë më e mira, trashëgimi e atdheut tuaj, e cila ju ka ndihmuar, trashëgimi e atdheut tuaj, e cila ju ka ndihmuar të integroheni e të jeni të suksesshëm.

Besnikëria është një virtyt i rëndësishëm që na karakterizon neve shqiptarëve. Edhe në afarizëm besnikëria ndaj partnerëve afarist, klientëve e furnitorëve por edhe në jetën private besnikëria ndaj shoqërisë krijon favore te pakontestueshme për të qenë më i pranuar, gjë që ndihmon edhe për të qenë i integruar, por edhe për të qenë i suksesshëm.

Çfarë do thotë “emigrant“, bazuar në eksperiencën tuaj personale dhe a keni vërejtur ndonjë pasojë të këtij “statuti“ në fillimet apo aktualitetin tuaj?

“Emigranti mund të krahasohet me atë farën që e ndanë era nga trungu dhe e hedhë diku për tu zhvilluar në bimë. Natyrisht që për tu krijuar nga kjo farë një bimë nevojit shumë dritë, shumë shi e shumë punë rreth saj. Edhe mërgimtari për t’u bërë i suksesshmen nevojitet shumë përkushtim, shumë sfidë e shumë angazhim.

Si mendoni që mund të përmirësohet bashkëpunimi ndërshqiptarë?

Shqiptarët, kudo që janë duhet ta duan e ta respektojnë shumë më tepër njëri tjetrin. Duhet të mbizotëroi besimi te njëri- tjetri e të eliminohet dëshira për bajraktarizëm.

Çfarë duhet të ishte ndryshe në mëmëdhe?

Çdo gjë fillon nga dashuria. Ne të gjithë duhet ta duam mëmëdheun shumë më tepër se sa e duam. Duhet të kemi më shumë disiplinë qytetare, ta vejmë interesin e përgjithshëm para interesave personale, të mos kemi inate politike. Zyrtarët e shtetit duhet të jenë më përgjegjës ndaj qytetarëve, ndërsa qytetarët duhet të punojnë shumë më shumë për rimëkëmbjen ekonomike të vendit. Më shumë sundim të rendit dhe të ligjit.

A mendoni se është e duhura qasja qe qeveria shqiptare ka ndërmarrë ndaj diasporës dhe çfarë do kërkonit nga qeveritë shqiptare?

Mistritë e Diasporës si ajo e Kosovës e po ashtu edhe ajo e Shqipërisë po përpiqen që brenda mundësive të tyre buxhetore, por edhe organizative, të japin kontributin e tyre në ndihmë ndaj diasporës në ruajtjen e identitetit kombëtar, të ruajtjes së traditës dhe kultutës shqiptare. Vetë fakti që diaspora shqiptare është shumë e shpërndarë në shumë shtete  të botës e bën të bukur e komplekse mundësinë e arritjes së një efekti në objektivat e caktuara. Edhe pse ka ende shumë për t’u dëshiruar, mendoj që Ministritë e Diasporës po japin një kontribut të çmuar.

Ndërkohë që jeni të zënë duke bërë plane, ndryshimi mbetet konstantja e pandalshme e kohës. Cilat janë tuajat për të ardhmen?

Jeta e një njeriu ka shumë kapituj të cilat duhet bërë përpjekje për t’i plotësuar. Ajo për çfarë unë do përkushtohem tani, me më intensitet se deri sot, është kalimi i kohës më shumë me familje dhe puna në të mirën e vendit tim.

“The Albanian”  tanimë ka mbi 1 milion ndjekës online. Cili do të ishte mesazhi i juaj si motivim?

Pune e suksesshme “The Albanian”-s, e bënë krenar çdo shqiptar, kudo që ai është. Vazhdoni të punoni me përkushtimin dhe korrektësinë që keni dhe suksesin do e keni në vazhdimësi të garantuar! 
“The Albanian”

Post Views: 144
Tags: Bekim Brestovci
Previous Post

“Udhëtimi im” – Alan Shala: “Kini një ëndërr dhe ndiqeni atë. Mos u shpërqendroni nga qëllimet afatshkurtra!”

Next Post

“Udhëtimi im” – Lulzim Syla: “E drejta e votës në vendlindje dhe e drejta për vendimmarrje janë sfidat e sotme të diasporës”

Related Posts

“Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

by TheAlbanian.co.uk
09/06/2020
0

Kur ballafaqohej me racizmin grek ndërsa ishte student, mbase nuk e kishte menduar që një ditë do të ishte profesor...

“Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

by TheAlbanian.co.uk
22/05/2020
0

Nëse dëshiron të dish diçka nga marrëdhëniet shqiptaro-britanike Daut Dauti mbetet jo thjesht adresë, por një enciklopedi ku faqet vazhdojnë...

“Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

by TheAlbanian.co.uk
22/05/2020
0

Ka një sintoni kaq të pashkëputshme mes saj dhe diasporës, saqë duket se nuk rezonojnë kurrsesi pa njëra tjetrën.  Pavarësisht...

“Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

by TheAlbanian.co.uk
12/04/2020
0

Kur gjendej në auditoret e fakultetit juridik në Tiranë, mbase kurrë nuk e ka menduar se një ditë do të...

Next Post

“Udhëtimi im” – Lulzim Syla: “E drejta e votës në vendlindje dhe e drejta për vendimmarrje janë sfidat e sotme të diasporës”

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.