• Latest
  • Trending
  • All

“Udhëtimi im” – Alan Shala: “Kini një ëndërr dhe ndiqeni atë. Mos u shpërqendroni nga qëllimet afatshkurtra!”

09/09/2019

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 14 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Udhetimi im

“Udhëtimi im” – Alan Shala: “Kini një ëndërr dhe ndiqeni atë. Mos u shpërqendroni nga qëllimet afatshkurtra!”

09/09/2019
in Udhetimi im

Alan (Shaban) Shala është edhe ai një nga shqiptarët e suksesshëm në Britaninë e Madhe. Ikur nga Kosova në fillim të viteve 90-të, para luftës, Alani, pas diplomimit në Bsc Hons për “Biznes dhe Elektronikë Kompjuterike”, punon së sektorin e financës dhe falë pasionit, përkushtimit, vendosmërisë, punës së madhe, ka arritur të realizojë të gjitha ëndrrat dhe t’u bëjë ballë sfidave që ka ndeshur më parë, nga vështirësitë e jetës së varfër në Kosovë, deri tek jetesa në Londër, dhe puna në sektorin financiar. I ndjeshëm ndaj atdheut, politikave shtetërore për diasporën, Alan ka vetëm një shqetësim apo porosi për bashkatdhetarët e tij, “ Punoni fort në çdo gjë që bëni sepse asgjë në jetë nuk vjen e lehtë. Jini të sjellshëm: ndihmoni mikun, kolegun, fqinjin dhe bashkatdhetarët tanë shqiptarë, sepse kemi nevojë për njëri – tjetrin”.

Profesioni është ai që na bashkëshoqëron gjithë jetën. Ju këtë zgjedhje e keni bërë te mirëllogaritur apo ju ka ardhur spontanisht, si një vokacion i brendshëm?

Lajme teNjejta

“Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

09/06/2020

“Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

22/05/2020

“Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

22/05/2020

Që në momentin që isha në gjendje të lexoja dhe shkruaja, fillova të mbaja një bllok shënimesh, ku shënoja sistematikisht rezultatet e futbollit apo tabelat e tyre, pa dyshim që fakte të parëndësishme këto. Gjithashtu fillova të mësoja gjuhë të huaja, nëpërmjet filmave.

Si një fëmijë introvert, preferoja më shumë shoqërinë e librave dhe më pëlqente të analizoja gjërat që lexoja dhe dëgjoja dhe vazhdimisht korrigjoja më të rriturit.

Shumë më vonë, vetëm pas diplomimit në Bsc Hons për “Biznes dhe Elektronikë Kompjuterike”  në Londër, kuptova që dëshiroja të punoja në qytet (distriktin financiar të Londrës). Ai  obsesioni i hershëm me detajet, mbajtja e shënimeve dhe marrja në pyetje e “fakteve”, u treguan shumë të dobishme.

Cilat kanë qenë momentet që kanë shënjuar udhëtimin tuaj profesional/ personal?

Menjëherë pas diplomimit mu dha mundësia  për të punuar si Analist i Ekuitetit për Autoritetin e Investimeve në Abu Dhabi (ADIA). Gjashtë vitet që kalova me ADIA-n formuan bazën për gjithçka tjetër që pasoi në karrierën time.

Nga perspektiva ime personale, lënia e shtëpisë në një moshë shumë të re në vitin 1992, ishte tepër e vështirë pasi ishim një familje e lidhur ngushtë me njëri-tjetrin. Prindërit e mi ishin në një moshë relativisht të madhe dhe përveç kësaj, lashë dhe dy vëllezërit më të vegjël prapa. Kisha një ndjenjë shumë të madhe  përgjegjësie dhe i thashë vetes që këtë gjë duhet ta bëja të funksiononte me patjetër.

Shpesh thuhet që nuk ka një çelës të unifikuar suksesi për të hapur çdo derë, po ju a e keni pasur një të tillë për të hapur rrugën tuaj drejt suksesit?

Në momentin që e kuptova se çfarë dëshiroja  dhe që më pëlqente, isha i vendosur që të mos e leja të më rrëshqiste nga duart. Që të mund të kesh sukses, nuk mjafton vetëm talenti. Tre elementët kryesorë, “Të punuarit fort”, “Këmbëngulja” dhe “Fokusi” ishin ato me anë të të cilave unë u identifikova. Në jetë, je ti ai që e bën fatin tënd.

Nuk rritemi kur i kemi gjërat e lehta, por kur përballemi me sfida. Cilat sfida do i përcaktoje si më të vështirat në jetën tuaj?

Janë shumë për tu përmendur. Unë jam rritur në Prishtinë në një familje të varfër dhe që kishim shumë pak. Unë së bashku me tim vëlla duhej të punonim që në moshë fare të re pas orarit të shkollës që të mund të blinim libra apo gjëra të tjera që familjes i nevojiteshin. Një here, kur isha në gjimnaz, një nga mësuesit e mi më pa gjatë fundjavës tek punoja si punëtor, dhe organizoi gjithë shkollë që të mblidhnin fonde për të na ndihmuar, por unë shumë krenar për të pranuar mirësinë e tyre dhe vazhdoja t’u thoja që kishim gjithçka që kishim nevojë. Në fakt ashtu ishte, pasi ne kishim dashurinë e njëri – tjetrit.

Sot jam shumë krenar për vëllezërit e mi që janë në Prishtinë. Ata sot drejtojnë firmën Vetoni Decor, e cila po ecën shumë mire e po bëhet edhe më e fuqishme se më pare.

Vitet e para në Londër ishin të vështira. Nuk kishte shumë bashkëatdhetarë këtu në atë periudhë dhe e ndjenim largësinë nga shtëpia edhe më shumë. Kjo u përkeqësua kur shpërtheu lufta. Disi ia arritëm që t’ia dilnim mbanë si individë dhe si komb.

Na ndodh shpesh të kthejmë vështrimin pas dhe të pyesim veten, si do ishte jeta jonë nëse do të bënim zgjedhje të tjera/të ndryshme. Si ju rezulton bilanci me vendimet tuaja?

Ne bëhemi këta që jemi nga përvojat që kalojmë dhe sidomos përgjatë viteve të formimit tone, pra gjatë rinisë.

Kur hedh vështrimin prapa për jetën time profesionale, nuk kam asnjë pendesë. Ndërkohë sa i përket nivelit personal, do dëshiroja të kisha pasur më shumë kohë me prindërit e mi – ata ikën shumë shpejt.

Nëse arritja më e madhe e njeriut është që vazhdimisht të tejkalojë veten, cilat arritje tuaja përtej vetes do të cilësonit si më triumfueset? 

Shanset për një fëmijë të varfër nga Kosova të arrijë në krye të profesionit të tij në miljen më konkurruese të botës, aty ku është jashtëzakonisht e vështirë të hysh, janë shumë të vogla.

Disi i mposhta këto shanse.

Çfarë evokimesh të djeshme e përjetimesh të sotme, të krijon tingëllimi i fjalës “Atdhe” ?

Ndërkohë që kalon koha dhe piqem, vërej që emocionet për atdheun bëhen më të forta. Kur isha i ri, ishte e vështirë për mua të dëgjoja, qoftë dhe një këngë nga atdheu, prandaj dhe zgjidhja që mos të dëgjoja asgjë.

Edhe pse kam lindur në Kosovë, kam filluar ta dua Shqipërinë dhe shqiptarët kudo që ndodhen. Kosovarët i detyrohen shumë Shqipërisë, në veçanti, pasi më shumë se gjysma e refugjatëve të përzënë nga shtëpitë e tyre nga forcat serbe gjatë luftës, gjetën strehim në familjet Shqiptare. Ne nuk do ta harrojmë kurrë se çfarë kanë bërë ata për familjet tona gjatë atyre ditëve të errëta.

Sot ndjej një krenari të madhe tek shoh kaq shumë shqiptarë të suksesshëm në fushat e  sportit, shkencave, muzikës etj. Gjithashtu është e mrekullueshme të shohim që vendet tona po ecin përpara në mënyrë pozitive. Të rinjtë e sotëm janë me të vërtetë të mrekullueshëm dhe për të qenë krenarë për ta.

Çfarë cilësie mendoni se ka qenë më e mira, trashëgimi e atdheut tuaj, e cila ju ka ndihmuar të integroheni e të jeni i suksesshëm? 

Integriteti, dinjiteti, të punuarit fort dhe respekti.

Çfarë do të thotë “emigrant”, bazuar në ekperiencën tuaj personale dhe a keni vuajtur ndonjë pasojë të këtij “statusi” në fillimet apo aktualitetin tuaj?

Kam qenë shumë me fat që nuk kam pasur asnjë përvojë negative në këtë aspekt

Mbretëria e Bashkuar ka qenë e mrekullueshme ndaj meje, më dha një shans

Si mendoni që mund të përmirësohet bashkëpunimi ndërshqiptar?

Nëse i shohim shqiptarët globalisht dhe jo vetëm në Ballkan, ka shumë shenja të mira.

Nga një këndvështrim më i ngushtë, ne nuk marrim domosdoshmërisht një shtyp të mirë dhe të drejtë, nganjëherë, në Britani të Madhe dhe në vende të tjera, kështu që ne duhet ta kundërshtojmë atë me shembuj pozitivë dhe kontribute të shqiptarëve.

Çfarë duhej të ishte ndryshe në mëmëdhe?

Më gjithë progresin e mirë që ka bërë Kosova që nga lufta, mendoj se përparimi është i ngadalshëm, i cili reflektohet në shumë tek të rinjtë që kërkojnë të largohen nga vendi. Ata janë të zhgënjyer dhe nuk shohin një të ardhme. Kjo është zemërthyese.

Megjithëse e vlerësoj që politika është e komplikuar, nuk është bërë mjaftueshëm për të përmirësuar standardet e jetesës dhe për tu dhënë shpresë të rinjve. Një e dhënë statistikore e kohëve të fundit tregon se më shumë se 15% e popullsisë së Kosovës janë larguar që nga viti 2007 deri më tani. Numrat jozyrtarë mund të jenë edhe më të larta.

Ne duhet t’i japim brezit të ri një shans për të drejtuar vendin. Nganjëherë ndihet sikur grupi aktual i politikanëve që erdhi pas luftës po e mban vendin peng.

Ne duhet të bëjmë më mirë.

A mendoni se është e duhura qasja që qeveria/qeveritë shqiptare kanë ndërmarrë ndaj diasporës dhe çfarë do të kërkonit konkretisht nga qeveria/qeveritë shqiptare? 

Unë nuk kam një pikëpamje të caktuar për këtë. Megjithatë, nëse je qeveri shqiptare apo qeveri e Kosovës, ose ç’do lloj qeveri tjetër në lidhje me  këtë çështje, mendoj se duhet të krijojnë kushte për investime nga diaspora dhe investitorë të tjerë. Dhe ata nuk janë në vendin e duhur për momentin.

Ndërkohë që jeni të zënë duke bërë plane, ndryshimi mbetet konstantja e pandalshme e kohës. Cilat janë tuajat për të ardhmen? 

Kam kënaqësi të madhe në atë që po bëj dhe ende ka shumë më tepër për të bërë dhe për të mësuar.

E vështirë për të parashikuar të ardhmen, megjithatë, e shoh veten duke shkuar prapa aty ku janë rrënjët e mia.

“The Albanian”  tanimë ka mbi 1 milion ndjekes online. Cili do te ishte mesazhi juaj si motivim (mosdorëzim)?

Unë jam i ri ndaj gazetës “The Albanian”. Urime! Keni fituar një ndjekës tjetër

Për lexuesit e rinj që ju ndjekin:  Të keni një ëndërr dhe ta ndiqni atë. Mos u shpërqendroni nga qëllimet afatshkurtra. Fokusohuni që t’i shtoni vlera vetes nëpërmjet përmirësimit konstant. Punoni fort në çdo gjë që bëni sepse asgjë në jetë nuk vjen e lehtë. Jini të sjellshëm: ndihmoni mikun, kolegun, fqinjin dhe bashkaatdhetarët tanë shqiptarë, sepse kemi nevojë për njëri – tjetrin.

Zoti ju Bekoftë!

“The Albanian”

Post Views: 144
Tags: Alan Shala
Previous Post

“Udhëtimi im” – Ermira Lefort: Fjala “Atdhe” është fjala e dytë mbas prezantimit të emrit tim”

Next Post

“Udhëtimi im” – Bekim Brestovci: “Duhet të mbizotërojë besimi te njëri- tjetri dhe të eliminohet dëshira për bajraktarizëm!”

Related Posts

“Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

by TheAlbanian.co.uk
09/06/2020
0

Kur ballafaqohej me racizmin grek ndërsa ishte student, mbase nuk e kishte menduar që një ditë do të ishte profesor...

“Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

by TheAlbanian.co.uk
22/05/2020
0

Nëse dëshiron të dish diçka nga marrëdhëniet shqiptaro-britanike Daut Dauti mbetet jo thjesht adresë, por një enciklopedi ku faqet vazhdojnë...

“Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

by TheAlbanian.co.uk
22/05/2020
0

Ka një sintoni kaq të pashkëputshme mes saj dhe diasporës, saqë duket se nuk rezonojnë kurrsesi pa njëra tjetrën.  Pavarësisht...

“Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

by TheAlbanian.co.uk
12/04/2020
0

Kur gjendej në auditoret e fakultetit juridik në Tiranë, mbase kurrë nuk e ka menduar se një ditë do të...

Next Post

“Udhëtimi im” – Bekim Brestovci: “Duhet të mbizotërojë besimi te njëri- tjetri dhe të eliminohet dëshira për bajraktarizëm!”

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.