• Latest
  • Trending
  • All

Studimi venedikas për kanunin e shqiptarëve

03/07/2019

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 22 September, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Edukimi

Studimi venedikas për kanunin e shqiptarëve

03/07/2019
in Edukimi, Histori, Kulture, Opinion

MOIKOM ZEQO

Kanuni i shqiptarëve është një krye-monument juridik zakonor i kombit tonë në Mesjetë. Ky korpus rregullash dhe ligjesh të plotfuqishme janë një botë e gjallë dhe njëkohësisht e fosilizuar mendësisë popullore, e mençurisë së zgjidhjes së problemeve të mprehta dhe e një vetë-administrimi të problemeve shoqërore.

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

10/10/2021

Kanuni  i shqiptarëve i njohur në Veri edhe me emrin konvencional si Kanuni i Lekë Dukagjinit, është mbledhur nga At Shtjefën Gjeçovi dhe është botuar jo vetëm në shqip por në disa gjuhë kryesore të botës. Studiuesit e së drejtës kanë bërë shumë analiza për tekstin fragmentar dhe jo të plotë të kanunit.

I mbledhur vonë dhe i kompozuar në mënyrë subjektive sipas mbledhësve kanuni nuk na paraqitet plotësisht dhe në mënyrë të pa cënuar siç ka qenë para shumë shekujve. Ky kanun është një nga kryeveprat mendore të kombit shqiptar në të gjitha kohërat.

 Me të drejtë kanuni i Lekë Dukagjinit është një monument i traditës, i ndërlidhur ngushtë me Eposin e Kreshnikëve të Veriut si dhe konstelacionin e mrekullueshëm dhe të pashembullt të proverbave shqiptare. Gjithashtu ky kanun nuk mund të kuptohet pa gjenezën e kodeve juridike të perandorit ilir të Bizantit, Justinianit të Madh. Pra, nisma e Kanunit është fundi i Antikitetit të Vonë dhe plotfuqishmëria e Kanunit është  periudha e Mesjetës së hershme etj.etj.

Kanuni i Lekë Dukagjinit është kodi konceptual vetëqeverisës i shqiptarëve në atë që quhet epoka para-shtetërore. Vetvetiu struktura e një shteti është diçka krejt tjetër dhe do të krijojë kështu një paradoks dhe kundërvënie e juridicitetit para-shtetëror me juridicitetin shtetëror. Kjo formulë e thënë nga studiuesit nuk është e saktë në mënyrë absolute. Shumë elementë përbërës të kodit juridik para-shtetëror të shqiptarëve reflektojnë qenësinë e një autonomie shtetërore ndoshta fjala vjen e shtetit të Parë të Arbërit ose dhe e principatave shqiptare të Veriut.

Duke respektuar deri në fund Gjeçovin e madh ne  duhet t’i shtrijmë hulumtimet tona në shekujt e mëparshëm. Ka qenë një befasi e madhe kur duke shfletuar disa libra botuar nga Instituti i Studimeve Shqiptare,  me titull : “Studime dhe tekste”,  botuar më 1944 unë gjeta një studim relativisht të gjatë, botuar në italishten venedikase. Ky studim nuk ka emrat e autorëve. I takon si kohë shekullit të XVII.

Për herë të parë është transkiptuar në gjuhën shqipe nga miku im, mesjetarologu i shquar, i ndjeri Injac Zamputi. Pikërisht ky studim hap një faqe të re krejtësisht origjinale për studimet mbi Kanunin. Duke lexuar këtë studim habitesh jo vetëm me arsyetimin e lartë juridik të përpiluesve me sa duket venedikas, ka mundësi edhe shqiptarë që shërbenin në Venedik, mbi Kanunin Shqiptar.

Studimi i drejtohet Republikës së Venedikut dhe quhet “Informacion mbi origjinën dhe metodën e arbitrazhit në çështjet e marrjes së gjakut në Shqipëri”.

 Arsyeja bazë e studimit është që të bëhet harmonizimi midis ligjeve të Kanunit Shqiptar dhe ligjeve shtetërore të Venedikut. Pikërisht në tokat shqiptare nga Kotorri e deri në Shkodër që ishin në zotërim të Venedikut.

Ky material analizues e i pashembullt i para 4 shekujve na lejon të kuptojmë forcën por dhe dobësinë e kanunit shqiptar edhe në ditët e sotme. Si arsyetohet dhe si bëhet argumentimi i këtij studimi?

Që në fillim theksohet se grindjet ndërmjet privatëve gjykohen në dy mënyra, ose duke ju drejtuar autoritetit të ligjshëm të popullsisë, ose duke ja lënë në dorë drejtësisë së të Urtëve, që vullnetarisht dhe me marrëveshje zgjidhen nga të dyja palët. Kjo bëhet sepse e kërkon Kanuni kur ka grindje : jo e imja, jo e jotja – ndërmjet personave të fisit. Kur larja e fajeve i lihet në dorë për zbatim gjykimit privat, ahere del në pah prishja e popullsisë dhe dobësia e qeverisë. Kushdo e sheh qartë se krimi dëmton po aq personin privat sa edhe e çrregullon shoqërinë sepse ja dhunon ligjet, kështu që në qoftë se shteti për interesin e veçantë të cilit është fjala nuk ndërhyn në gjykim, arbitrari është i pavlefshëm.

Kështu përpiluesit e studimit duan të paraqesin origjinën e këtij abuzimi në Shqipëri me qëllim që të shmangin pasionin dhe interesat njerëzore me të cilët ngjyroset dhe shtrembërohet e vërteta.

Shqipëria Venedike (trojet etnike shqiptare të administruara nga Venediku) është një vend në kufirin bregdetar me Sulltanin.

 Në të dy këto hapësira popujt, nuk kanë një gjykatës të përbashkët, prandaj për arsye të qetësisë është i nevojshëm arbitrazhi, sepse mungon autoriteti për një ligjshmëri të pakundërshtueshme. Kjo gjë në të vërtetë nuk është aspak kundër arsyes, por nga ana tjetër, fakti që krimet e shtetasve të mos i nënshtrohen gjykimit të gjykatës është drejtpërdrejtë në kundërshtim me arsyen e shtetit dhe me natyrën e nënshtetësisë. Kështu përpiluesit e studimit justifikojnë ekzistencën e një grupi të veçantë për të kryer gjykime në formën e institucionit të arbitrazhit. Në bashkësinë e komuniteteve njerëzorë padyshim që janë institucion zyrtare venedikase por siç ka ndodhur në Rizon të Kotorit, që u pajis me titullin e bashkësisë me Kapedan dhe Zëvendës dhe Gjykatës, për shkak të traditës vendase doli se banorët e Rizonit në rrugë të veçantë dhe unike ja dolën të merrnin në dorë jo vetëm gjykatën civile por edhe atë penale.

Kështu institucionet juridike venedikase u formalizuan. Autoriteti gjyqësor enedikas nuk funksionon.

Çfarë duhej bërë?

U vendos  një kompromis, të krijohej një institucion hibrid, ai i arbitrazhit, por me lejen e zyrtareve shtetërore venedikas. Shqiptarët e kuptuan fuqinë e këtij parimi të ndërmjetëm. Kështu u krijua një realitet i ri gjyqësor që nga forma ishte venedikase por nga përmbajtja ishte tipik kanunor dhe shqiptar. Ahere u përcaktuan dhe rregullat përkatëse të funksionimit të arbitrazhit.

Kështu  në bashkësinë e vendeve që nuk kanë pjesë në grindje zgjidhen 12 veta prej fajtorit (që ka bërë fajin ose krimin) dhe ata dërgohen te shtëpia e atyre që kanë pësuar fyerje, për të kërkuar prej tyre pezullimin e inateve, pezullim që quhet premtim apo besë. Këta 12 të dërguar paraqesin disa dhurata të vogla si fjongo, gjilpëra, shami, për të treguar dëshirën që ka fajtori për një pajtim të sinqertë dhe të qëndrueshëm. Dy herë ata kthehen mbrapsht pa e marrë fjalën e besës, hera e tretë është vendimtare. Nëse pranohen herën e tretë ndërmjetësit është simboli që të fyerit janë gati për kompromis.

Ata kthehen te shtëpia e fajtorit, i cili për të bërë provën e fundit të seriozitetit merr 12 djepe dhe ja dërgon të fyerit së bashku me ndërmjetësit, të 12 djepet janë të mbuluara me mahrama, mbulesa më qëndisje të dendur që përdoren nga shqiptarët, dhe në secilin djep është vendosur një monedhë e quajtur real prej floriri.

 Kur hiqen mahramat nga djepet shihen edhe monedhat. Kur ndërmjetësit arrijnë te porta e të fyerit u bëhet pyetja se cilët janë. Ata duke ju shmangur përgjigjes që do të mund të ringjallte kujtimin e fyerjes i përgjigjen : “Hape derën kumbarë që të pranosh Zotin dhe Shën Gjonin.” Kështu pasi porta nuk hapet as të parën dhe as të dytën herë ja nisin për herë të tretë : “Hape derën kumbarë, që të pranosh Zotin dhe Shën Gjonin, mos na kthe mbrapa, për fatin tënd, për fëmijët e tu, për mbarësinë e punëve të tua, për rritjen e konakut tënd”. Si hapet porta e shtëpisë dhe pronohen dhuratat nis e shtrohet biseda për caktimin e besës dhe caktohet afati brenda të cilit, sa të rregulloren punët e nevojshme për gjykimin duhet të mos pësojnë dëm njerëzit e njerës palë dhe tjetrës dhe numërohet si turpi më i madh sikur besa të thuhej dhe të zezohej me mashtrim. Numri i gjykatësve rregullohet sipas rëndësisë së krimit : nëse është fjala për vdekje duhet të ketë 24 vetë, për plagosje 12 vetë. Për vjedhjet, grabitjet dhe mashtrimet 6 ose 4 vetë. Për shpifjet veprohet me kumbari dhe vëllamëri.

Kështu dëmshpërblimi jepet me coha në ngjyrë të kuqe ose me mbulesa të qëndisura mahrame ose paguhej me realë. Shpifja dëmshpërblehet në këtë mënyrë vetëm kur nuk ka cënuar nderin dhe jetën, sepse fyerjet e tjera zënkat e përditshme nuk merren fare parasysh. Për plagosje dëmshpërblimi ka vlerë 10 realë ose 10 zenikë. Kësaj i shtohet dhe shuma që ka shpenzuar i plagosuri për kirurgjinë. Jeta e një burri vlerësohet e barabartë me 12 gjaqe ose me 12 zekinë të plotë. Gruaja e vrarë çmohet vetëm me gjysmën e kësaj shume. Nëse vrasja ka ndodhur gjatë kohës së besës ahere vrasësi gjykohet pavarësisht nga e drejta e tij e mëparshme.

Zyrtarë venedikas mbas dhënies së dënimit nga arbitrazhi i shkruajnë vendimet gjyqësore. Meqenëse shqiptarët nuk kanë vulë për ta bërë autenik dhe të vlefshëm dokumentin bëjnë dy kopje në të cilat ngjisin një grosh raguzian dhe e ndajnë në mes. Ata e çmojnë kaq shumë të nevojshëm këtë ngjitje, saqë e quajnë të pavlefshëm vendimin gjyqësor nëse ky do të ishte pa këtë kërkesë.  Si të lexohet vendimi gjykatësit ngrihen në këmbë dhe qëndrojnë ndërmjet dy palëve të cilët vihen rresht dhe  ahere paraqitet vrasësi duke mbajtur të varur në qafë armën me të cilët ka vrarë, dhe duke ecur në gjunjë zvarritet tek përfaqësuesi i familjes së të vrarit për t’i kërkuar falje. I dëmtuari ja heq armën që ka vrasësi dhe e përqafon atë pasi e ka lënë t’i lutet tre herë.

 Po kështu veprojnë të dy palë pastaj përqafohen dhe kuptohet se vendimi është pranuar. Përpiluesit anonimë të studimit për Kanunin shprehin habi se si vallë një popull i varfër si shqiptarët mundet të veprojnë me një urtësi të tillë. Por në fund të studimit ata nuk ngurrojnë të shtojnë se ky arbitrazh është i papranueshëm për normat juridike zyrtare venedikase dhe është “një abuzim i së drejtës sovrane në ushtrimin gjyqësor’.

Pra ligjet zyrtare të Venedikut janë ato që bëjnë një kompromis me ligjet shqiptare të kanunit.

E gjithë kjo histori marramendëse është e para katër shekujve.

Si vallë para katër shekujve shteti i Venedikut nuk qëndron indiferent për shtetasit shqiptarë? Shqipëria sot ka një kod juridik tepër të përparuar dhe bashkëkohor, të standardeve ndërkombëtare.

Kanuni i Veriut është në një aktivitet të plotë. Normat para-shtetërore nuk i përfillin ligjet shtetërore. Venedikasit shpikën institucionin e arbitrazhit, të organizuar nga shqiptarët por me lejen e tyre.

 Kjo tregonte interes dhe vëmendje të venedikasve. Natyrisht që sot është marrëzi të operosh me kompromise të normave para-shtetërore dhe ligjeve shtetërorë.

 Unë jam për plotfuqishmërinë juridike të shtetit dhe jo të Kanunit.

Por nuk mund të kuptoj dot indiferencën e shtetit shqiptar. Shembulli i shtetit venedikas më ve në mendime. Venedikasit përpiluan dhe një studim të posaçëm për Kanunin Shqiptar. Po shtetartë shqiptarë çfarë bëjnë, heshtin, futin kokën në dhe si struci?

                                        ***

Lekë Dukagjini është një personalitet historik i jashtëzakonshëm, që është lënë padrejtësisht në hije.

Ky është një paradoks i shkencës historike. Ka të drejtë Babingeri kur edhe për Gjergj Arianitin, vjerrin e Skënderbeut thotë se është një personalitet i jashtëzakonshëm historik, por padrejtësisht i lënë gjithashtu në hije. Ka ardhur koha e syzimeve monografike shumërrafshëshe mbi figurat historike pak ose aspak të studiuara.

Besoj që apologjia e Lekë Dukagjinit na bën që të mendojmë më seriozisht për të dhe konkretisht për familjen e madhe princërore të dukagjinasve, përbërës ndërlidhës i etnicitetit shqiptar në Kosovë, Dardani dhe në Shqipëri.

Vetëkuptohet që  studimi do të ndalej domosdo edhe në lidhjen semantike të emrit të Lekë Dukagjinit me Kanunin e emërtuar tradicionalisht me emrin e tij.

Një studim me karakter zbulues  lidhet me ekzistencën e fjalëve të urta si sentenca apo maksima juridike.  Duke i lexuar me kujdes këto proverba mendja të shkon tek një lashtësi më e madhe. Proverbat kane qenë edhe më përpara, por i jan nënstruar strukturimit në korpusin juridik.

Kjo pasuri e proverbave hap një shteg të madh studimor, të pashembullt në kulturën orale të jashtëzakonshme të shqiptarëve.

Kultura orale  është para së gjithash kulturë virtuale, shumë më tepër se sa saktësia juridike. Në kulturën orale shqiptarët kanë disa kryevepra të nivelit botëror:

Eposin e Veriut të Kreshnikëve, Kanunin e Lekë Dukagjinit si dhe tërë përrallat, proverbat mitet, legjendat, baladat.

Kanuni i Lekës është i lidhur konceptualisht me Eposin e Veriut si dhe me  strukturën diturake të proverbave.

Historiciteti i kanunit të Lekës është një çështje tepër e ndërlikuar, shumë më përpara se sa shekulli XV.

 E drejta zakonore shqiptare është një nga të drejtat juridike popullore, orale ne krejt kontinentin evropian.

E drejta zakonore shqiptare mbështetet mbi normën juridike romake, bizantine si dhe në traditën vendase, madje dhe lokale. Monumenti i kanunit të Lekës, përbën një trashëgimi kolosale, e cila nuk flet vetëm për atë që quhet statusi parashtetëror i shqiptarëve, por edhe me një status shtetëror të vërtetë, që lidhet për mendimin tim me ekzistencën e Shtetit të Arbërit, të paktën që në shek.XII.

Nga pikëpamja heraldike shqiponja njëkokëshe e Dhimitrit të Arbërit është e ngjashme dhe tipologjikisht e njejtë me shqiponjën njëkokëshe të stemës dukagjinase.

Për mendimin tim një analizë krahasimtare dhe hulumtuese më e shumëanëshme do të bënte të mundur një pasurim më cilësor të konceptualitetit mb i kete subjekt.

Tags: leke dukagjinimoikom Zeqo
Previous Post

Rrëfime të padëgjuara rreth deklaratës së 2 korrikut, ja çfarë kishte ndodhur atë ditë

Next Post

“Udhëtimi im” – Ardian Radovicka: “Diaspora duhet të jetë neutrale politikisht dhe të eksportojë mendje të “ftohtë” dhe zemër ‘të ngrohtë’”

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

by TheAlbanian.co.uk
10/10/2021
0

Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme energjetike. Për të përballuar këtë emergjencë kryeministri Rama shpalli një plan me tre pika,...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Next Post

“Udhëtimi im” – Ardian Radovicka: “Diaspora duhet të jetë neutrale politikisht dhe të eksportojë mendje të “ftohtë” dhe zemër ‘të ngrohtë’”

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.