• Latest
  • Trending
  • All

“Udhëtimi im” – Ardian Radovicka: “Diaspora duhet të jetë neutrale politikisht dhe të eksportojë mendje të “ftohtë” dhe zemër ‘të ngrohtë’”

09/09/2019

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 2 May, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Udhetimi im

“Udhëtimi im” – Ardian Radovicka: “Diaspora duhet të jetë neutrale politikisht dhe të eksportojë mendje të “ftohtë” dhe zemër ‘të ngrohtë’”

09/09/2019
in Udhetimi im

Inxhinieri i talentuar shqiptar, Ardian Radovicka, i diplomuar Master ne “La Sapienza” në Romë, ish-drejtori i Ujësjellësit të Bashkisë Durrës në vitet më të vështira të tranzicionit, aktualisht menaxher i disa projekteve në Divizionin e Ujësjellësit në Bashkinë e Torontos, është personazhi ynë i radhës në rubrikën “Udhëtimi im”, për të treguar rrugëtimin e jetës së tij nga Shqipëria në Kanada. Mes inxhinierisë dhe pikturës,  pasionit të tij, Radovicka ndihet i përmbushur në atë që ka arritur dhe nuk është bërë pishman, përkundrazi është optimist dhe me fat, sepse ka emigruar në Kanada që ka një program shumë të mirë emigrimi dhe Kanadaja, ndryshe nga Europa, i mirëpret emigrantët dhe u jep atyre mundësi punësimi në varësi të profesionit, kualifikimeve por dhe të personalitetit. Kanadaja është pa dyshim vendi më i mirë për të emigruar.   

Profesioni është ai që na bashkëshoqëron gjithë jetën. Ju këtë zgjedhje e keni bërë te mirëllogaritur apo ju ka ardhur spontanisht, si një vokacion i brendshëm?

Lajme teNjejta

“Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

09/06/2020

“Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

22/05/2020

“Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

22/05/2020

Jam marrë me pikturë që në moshë të mitur. Megjithatë piktura nuk ishte zgjedhja ime e vetme. Gjithsesi mendoj se çdo gjë në jetën tonë ndodh për një arsye më të rëndësishme se zgjedhja. Unë isha mjaft mirë në letërsi dhe në shkencat ekzakte. Studiova në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, në degën Hidroteknikë. Gjithmonë e kam dashur profesionin tim të inxhinierit, po kështu dhe pasionin tim të piktorit. Një shok me ka thënë që deri tani ngjaja më shumë si inxhinier dhe tani kam filluar të ngjaj më shumë si piktor. Mendoj që ka të drejtë, pasi deri tani kam shpenzuar mjaft kohë për profesionin dhe jo shumë për pasionin. Tre vitet e fundit i jam rikthyer fuqishëm pasionit pasi, me sa duket, i kisha mjaft borxhe ndaj tij.

Cilat kanë qenë momentet që kanë shënjuar udhëtimin tuaj profesional/ personal

Ne Shqipëri kam shërbyer në Ndërmarrjen e Ujësjellësit në Durrës, si inxhinier, më tej përgjegjës sektori dhe për tetë vjet si Drejtor. Atje pata fatin të drejtoj disa projekte të financuara nga Banka Botërore dhe të përfitoj mjaft profesionalisht. Bashkëpunova me disa kompani të njohura, konsulencë ndërkombëtare dhe firma zbatuese gjatë rehabilitimit të rrjetit shpërndarës dhe stacioneve te pompimit. Gjithsesi përballimi i vështirësive të vitit të mbrapshtë ‘97 ndikoi mjaft në formimin tim profesional dhe në maturimin tim njerëzor. Kjo periudhë kultivoi tek unë besimin në vete, sigurinë, qetësinë dhe kurajën në zgjidhjen e problemeve. Mjaft vështirësi përballova, sidomos gjate vënies në funksion të tubacionit transmetues 700 mm, të cilin e eksploduan disa herë, duke shkaktuar mjaft vështirësi në furnizimin me ujë të rrethit të Durrësit. Gjatë gjithë kohës së saldimit na shoqëronin krismat e armëve që na vinin nga të gjitha anët. Qëllonte që sapo mbaronim punën dhe merrnim rrugën për në shtëpi, të lodhur e rraskapitur, na lajmëronin se tubacionin e kishin eksploduar përsëri dhe për pasojë ktheheshim për ta salduar nga e para, nën krismat e armëve. Në vitin 2000 themelova, me një kolegun tim, Shoqatën e Ujësjelles Kanalizimeve të Shqipërisë. Një vit më pas fitova një bursë studimi nga Qeveria Italiane për ta kryer Mastër në “Mekaniken e Lëngjeve, Planifikimi dhe Menaxhimi i Burimeve Ujore” në Universitetin La Sapienza, Romë. Këto studime pasuniversitare ishin mjaft të nevojshme mbas një experience të konsiderueshme. Kur u ktheva nga Italia punova në disa projekte të Institutit të Kërkimit Urban si dhe pedagog i jashtëm në Universitetin Politeknik. Në Kanada, sapo erdha, u fokusova në marrjen e licencës së Inxhinierit Profesionist, pasi ky profesion është i rregulluar. Kam shërbyer përkatësisht në Bashkinë e Hamiltonit dhe atë të Torontos, si senior manaxher projekti dhe inxhinier profesionist. Kam drejtuar mjaft projekte dhe studime të modelimeve hidraulike të sistemeve të furnizimit me ujë në këto qytete ku jam rritur mjaft profesionalisht dhe personalisht. 

Shpesh thuhet që nuk ka një çelës të unifikuar suksesi për të hapur çdo derë, po ju a e keni pasur një të tillë për të hapur rrugën tuaj drejt suksesit?

Faleminderit për pyetjen. Personalisht jam i mendimin që suksesi është rrjedhim i disa ndryshimeve që duhet të ndodhin brenda nesh. Së pari, ne duhet të ndryshojmë mënyrën e vështrimit të gjërave dhe për pasojë gjërat rreth nesh do të ndryshojnë dhe ne do të arrijmë atë që dëshirojmë në jetë. Duke menduar vazhdimisht për gjërat që dëshirojmë të cilat na bëjnë të ndjehemi mirë, ne i tërheqim ato dhe bashkë me to dhe suksesin e dëshiruar. Kjo është e provuar shkencërisht nga teoria e tërheqjes energjitike. Gjithçka përreth nesh ndodhet në një fushë energjitike dhe ajo që ne tërheqim në jetë varet nga vetë ne. Nëse ne mendojmë dhe veprojmë me dashuri, integritet, mirënjohje, besim, ndershmëri do të thotë që kemi zgjedhur për të emetuar energjinë pozitive. Në kthim ne do të tërheqim të njëjtën energji. Së dyti, ne nuk duhet të dorëzohemi përballë asnjë vështirësie në rrugën për të arritur objektivin tonë, por dhe suksesin. Gjenitë e shkencës janë pikërisht njerëzit që kanë dështuar më shumë në jetë, por kurrë nuk janë dorëzuar. Përfundimisht do të thosha që Besimi dhe Integriteti janë dy çelësat që hapin portën e suksesit.    

Nuk rritemi kur i kemi gjërat e lehta, por kur përballemi me sfida. Cilat sfida do i përcaktoje si më të vështirat në jetën tuaj?

Besimi te Zoti më ka ndihmuar shumë në rritjen time shpirtërore, por dhe përballimin e sfidave. Kur kthej kokën pas, nuk e njoh veten time para një dekade. M’u desh shumë punë e mund për rritjen time personale, sidomos në menaxhimin e egos, e cila është shumë e dëmshme, sidomos në raportet që ne krijojmë me të tjerët. Ky ndryshim i botës shpirtërore dhe mendimeve nuk na bën jetën tonë më të lehtë. Në fakt ajo që ndryshon tek ne është këndvështrimi i shikimit të gjërave. Stresi, sfidat dhe dështimet janë pjesë përbërëse e rritjes sonë personale dhe ne duhet t’i mirëpresim ato. Puna që duhet të bëjmë për ta mbajtur Egon nën kontroll dhe Falja mendoj që janë sfidat më të vështira por dhe më të fuqishme që na çlirojnë si individë. Wayne Dyer, i ashtuquajturi baba i motivimit, do të thoshte: “Falja është gjëja më e fuqishme që ne bëjmë për vetveten në aspektin shpirtëror. Nëse ju nuk mësoni të falni, ju mund të harroni të gjeni një nivel më të lartë ndërgjegjësimi. Afirmoj : unë fal secilin, duke përfshirë vetveten”.  

Na ndodh shpesh të kthejmë vështrimin pas dhe të pyesim veten, si do ishte jeta jonë nëse do të bënim zgjedhje të tjera/të ndryshme. Si ju rezulton bilanci me vendimet tuaja?

Në përgjithësi unë nuk para bëhem pishman për rrugëtimin e jetës time, ndonëse vendimet e mijat mund të ishin te ndryshme. Në fakt unë mendoj se në një rast te tille hipotetik, unë nuk do të isha ky që jam dhe në këtë stacion përkatës të rrugëtimit tim ,nëse do të bëja zgjedhje të tjera. Jam optimist nga natyra dhe i kënaqur për rrugëtimin tim dhe për zgjedhjet e bëra. Zakonisht i “lexoj” shenjat që marr gjatë rrugëtimit tim dhe mundohem t’i dëshifroj ato për të kuptuar nëse mendimet dhe veprimet e mijat janë në koherencë me principet dhe besimin tim. Njëkohësisht ndërmjet tyre arrij të zbuloj planin që ka Zoti për mua.

Nëse arritja më e madhe e njeriut është që vazhdimisht të tejkalojë veten, cilat arritje tuaja përtej vetes do të cilësonit si më triumfueset?

Ne jemi qenie shpirtërore që kemi experiencë humane. Si e tillë shpirti është vetvetja jonë e vërtetë, i cili është i lidhur pazgjidhshmërisht me shpirtrat e tjerë dhe të gjithë së bashku e marrin energjinë, dashurinë dhe dritën nga burimi kryesor. Zbulimi i qëllimit tim përfundimtar në jete mendoj që është arritja ime më e madhe. Disa mendojnë që qëllimi i jetës është të gjesh lumturinë. Për mua është të bëhem versioni më i mirë i vetvetes, duke dashur të tjerët dhe ndjekur vullnetin e Perëndisë. 

Çfarë evokimesh të djeshme e përjetimesh të sotme, të krijon tingëllimi i fjalës “Atdhe”?

Njeriu nga natyra kërkon atë që i mungon. Në këtë këndvështrim mendoj që dashuria e emigranteve për Shqipërinë është me e pastër se e vendësve. Megjithëse kujtimet nga Atdheu nuk janë gjithmonë të bukura, është koha që shpenzuam atje, varri i prindërve, të afërmit, miqtë dhe kujtimet e ndryshme që më mbajnë të lidhur fort. Sapo jam kthyer nga një udhëtim tepër i veçante, i mbushur plot mbresa dhe frymëzime artistike nëpër bukuritë natyrore të Atdheut. 

Çfarë cilësie mendoni se ka qenë më e mira, trashëgimi e atdheut tuaj, e cila ju ka ndihmuar të integroheni e të jeni i suksesshëm? 

Në këtë rast mendoj që janë prindërit e mi të nderuar dhe të respektuar që më kanë drejtuar kurdoherë në jetë nëpërmjet modelit të tyre. Është e provuar shkencërisht që 95% e veprimeve tona drejtohen nga subkoshienca, e cila nga ana e saj është programuar nga prindërit tanë.

Çfarë do të thotë “emigrant”, bazuar në ekperiencën tuaj personale dhe a keni vuajtur ndonjë pasojë të këtij “statusi” në fillimet apo aktualitetin tuaj?

Ne që kemi emigruar në Kanada jemi vërtet me fat. Kjo pasi Kanadaja ka një program shumë të mirë emigrimi dhe e ka multikulturalizmin në dokumentin e saj themeltar. Kanadaja, ndryshe nga Europa, i mirëpret emigrantët dhe u jep atyre mundësi punësimi në varësi të profesionit, kualifikimeve por dhe të personalitetit. Kanadaja është pa dyshim vendi më i mirë për të emigruar, ku ne fillojmë të ndjehemi vendas pas një farë kohe. Kjo sjell që emigracioni këtu është vërtet elitar dhe mjaft i integruar në jetën sociale dhe politike.

Si mendoni që mund të përmirësohet bashkëpunimi ndërshqiptar?

Baza e çdo raporti është besimi. Duhet pune dhe përkushtim për ta ndërtuar atë. Të dyja kanë nevojë për njëra tjetrën. Sidomos Shqipëria, e cila duhet të bëjë detyrat e saj dhe te fitojë besimin e Diasporës, e cila duket skeptike për shkak të tranzicionit të tejzgjatur dhe tejet problematik në Shqipëri. Diaspora mendoj se duhet të jetë neutrale politikisht dhe të eksportojë, para së gjithash, mendje të “ftohte”, por dhe zemër “te ngrohtë”.

Çfarë duhej të ishte ndryshe në mëmëdhe?

Shume gjëra kanë ndryshuar ne Shqipëri tre dekadat e fundit. Megjithatë Shqipëria fatkeqesisht akoma nuk është një vend normal përsa i përket ndarjes së pushteteve, legjitimitetit të zgjedhjeve, mungesës së drejtësisë dhe konsolidimit të institucioneve demokratike. Me sa duket nuk është zgjedhur modeli i duhur i organizimit dhe funksionimit të shtetit. Janë kopjuar modelet lindore apo ato italiane në vend të modelit anglosakson, i cili nuk është një model perfekt por ama është pa dyshim më i miri që aplikohet në vende të avancuara si ShBA, Britani, Kanada, Indi, Australi etj. 

 A mendoni se është e duhura qasja që qeveria/qeveritë shqiptare kanë ndërmarrë ndaj diasporës dhe çfarë do të kërkonit konkretisht nga qeveria/qeveritë shqiptare? 

Diaspora ka kontribuar ekonomikisht që në fillimet e saj, duke dërguar remitanca në atdhe. Ndërsa qeveritë e kanë përdoruar diasporën politikisht, sidomos atë pjesë të Diasporës, nga kandidatura të shumta dhe dinjitoze që dërguan shoqatat që operojnë në vende të ndryshme jep një farë garancie për seriozitetin e këtij institucioni të ri. Anëtarët e KKD e kanë ndërtuar jetën e tyre në vende të ndryshme të botës me aftësitë e tyre dhe me integritet personal. Ne i ofrojmë shtetit shqiptar profesionalizëm, integritet, neutralitet dhe pavarësi mendimi. Në këtë drejtim i mbetet detyre shtetit të jetë serioz në bashkëpunim dhe të respektojë dëshirën tonë të mirë për kontribut pozitiv. 

 Ndërkohë që jeni të zënë duke bërë plane, ndryshimi mbetet konstantja e pandalshme e kohës. Cilat janë tuajat për të ardhmen? 

Madhësia e inteligjencës matet me aftësinë për të ndryshuar jo vetëm veten por dhe planet. Planet e mia për të ardhmen janë: së pari, të drejtoj me sukses dy projekte studimore të modelimeve hidraulike në ujësjellësin e Torontos. Se dyti, të marr pjesë në ekspozitat e klubit të artit “Don Valley” dhe të Artisteve Shqiptaro-Kanadez. Së treti, të kontribuoj për ndërtimin e urave të bashkëpunimit ndërmjet Shtetit Shqiptar dhe Diasporës. Dhe së fundi, por jo nga rëndësia, të rishkruaj nga një dorëshkrim dhe më tej të botoj një roman të tim eti për Kosovën.

14-“The Albanian” tanimë ka mbi 1 milion ndjekës online. Cili do te ishte mesazhi juaj si motivim (mosdorëzim) ?

Shqipëria do të bëhet vetëm kur të gjithë shqiptaret, brenda dhe jashtë kufijve, do të bëjnë gjëra të vogla me dashuri të madhe, siç thoshte Nënë Tereza. Le të gëzojmë për arritjet e njëri-tjetrit. 

Gëzohem për suksesin e “The Albanian”!

Faleminderit shumë për këtë mundësi të jashtëzakonshme që më dhatë për të përcjelle rrugëtimin tim.

Zoti i bekoftë të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.

“The Albanian”

Post Views: 87
Tags: islam radovicka
Previous Post

Studimi venedikas për kanunin e shqiptarëve

Next Post

“Udhëtimi im” – Lulzim Veliu: “Mërgata, jo vetëm të zgjedhë, por edhe të zgjidhet në institucionet vendore”

Related Posts

“Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

by TheAlbanian.co.uk
09/06/2020
0

Kur ballafaqohej me racizmin grek ndërsa ishte student, mbase nuk e kishte menduar që një ditë do të ishte profesor...

“Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

by TheAlbanian.co.uk
22/05/2020
0

Nëse dëshiron të dish diçka nga marrëdhëniet shqiptaro-britanike Daut Dauti mbetet jo thjesht adresë, por një enciklopedi ku faqet vazhdojnë...

“Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

by TheAlbanian.co.uk
22/05/2020
0

Ka një sintoni kaq të pashkëputshme mes saj dhe diasporës, saqë duket se nuk rezonojnë kurrsesi pa njëra tjetrën.  Pavarësisht...

“Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

by TheAlbanian.co.uk
12/04/2020
0

Kur gjendej në auditoret e fakultetit juridik në Tiranë, mbase kurrë nuk e ka menduar se një ditë do të...

Next Post

“Udhëtimi im” – Lulzim Veliu: “Mërgata, jo vetëm të zgjedhë, por edhe të zgjidhet në institucionet vendore”

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.