• Latest
  • Trending
  • All

A po ndodh një risi në botën shqiptare?

28/04/2019

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 2 May, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Kosova

A po ndodh një risi në botën shqiptare?

28/04/2019
in Kosova, Opinion, SHQIPERIA

Filizat e risive në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë Veriore?

Nga Veton Surroi

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

1.

E mora, të cituar nga shkrimi i një autori tjetër të botuar në “Koha Ditore” pikënisjen për këtë shkrim, njërin prej librave më me ndikim në debatin intelektual të shekullit të kaluar, atë të Thomas Kuhn, “Struktura e revolucioneve shkencore”. Nuk është përzgjedhja për të filluar shkrimin me të cituar librin vetëm pse kur po e shkruaj këtë shkrim është Dita e Librit apo se është në mesin e “100 librave më me ndikim të shekullit XX” të suplementit kulturor të “New York Times”, por pyetja që të prekë gjendjen në tri shoqëritë shqiptare nëpërmjet tezës themelore të këtij libri.

Teza në fjalë është se ndryshimet në shkencë (pra edhe në njohuritë shoqërore në tërësi) nuk ndodhen në formë graduale me akumulimin e njohurive, por me ndërhyrjen e herëpashershme të ideve e interpretimeve të reja (të quajtura “lëvizje paradigmatike”) që vendosin një nivel të ri të njohurive. Rrjedhimisht me tezën e autorit, që për shembull të “paradigmës së re” merr momentin kur njerëzimi kalon prej interpretimit të sistemit qiellor të Ptolomeut në atë të Kopernikut, shtrohet pyetja te tri shoqëritë shqiptare dominuese – Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni – se a mund t’i kuptojmë ende këto shoqëri me njohuritë e deritanishme (paradigma e vjetër) apo jemi në prag të një risie.

2.

Disa risi – e unë do të veçoj dy – ndodhën në Maqedoninë Veriore me kandidaturën e Blerim Rekës për president të këtij shteti. E para ishte paraqitja e një diskursi të një shqiptari urban që theu akullin e paradigmës së vjetër se është e nënkuptueshme që president i vendit nuk mund të jetë një shqiptar, gjegjësisht se një shqiptar e ka të paracaktuar detyrën e vet pothuajse kushtetuese-juridike, e ajo është të merret vetëm me çështjet e shqiptarëve. Risia e dytë ishte se ky kandidat u paraqit fillimisht si i pavarur, pra jo si pjesë e establishmentit politik. Pas numërimit të votave, del se ka hapësirë bukur të pambuluar politike të atij që njihet si establishment politik shqiptar. Tetëdhjetë mijë votat dhënë Blerim Rekës janë potencial i madh i ndryshimit brenda skenës politike shqiptare, por ç’është po aq me rëndësi, edhe të raportit tradicional mes partive shqiptare dhe atyre maqedonase. Raporti i vjetër, posaçërisht i solidifikuar gjatë pushtetit të kryeministrit Gruevski, ishte ndarja etnike e shtetit të kapur në proporcion; çdo gjë që ishte hapësirë publike qe një tortë e madhe për t’u ndarë nga anëtarët e koalicionit.

Dalja e një lojtari në skenë e që nuk kontrollohet nga paradigma e vjetër nuk është vetvetiu paradigmë e re, por demonstron se ka mundësi për një të tillë.

3.

Shqipëria nuk është duke prodhuar paradigmë të re. Është duke e konsumuar atë të vjetrën. Nëse për një moment i mbyll sytë dhe i heq etiketat partiake të folësve në skenë publike do të dëgjosh një kontinuitet. Ata që janë në opozitë akuzojnë ata që janë në pushtet për manipulim zgjedhor (vjedhje votash) dhe për korrupsion (vjedhje parash). Ata që janë në pushtet akuzojnë opozitën se po përpiqet ta marrë pushtetin pa votë, në rrugë e nëpërmjet protestave. Që të dy të thonë për njëri-tjetrin se janë zhytur në krim.

Meqë hera e fundit që është vendosur paradigma e re ka qenë me vendosjen e sistemit shumëpartiak, Shqipëria ka përjetuar që çdonjëra prej garniturave që sot akuzojnë njëra-tjetrën qoftë për vjedhje votash e parash në pushtet, qoftë për synim për ta fituar pushtetin pa votë, të jenë në pushtet.

Ka vend për një paradigmë të re? Dy janë indikatorët potencialë që dëgjova gjatë javës në Shqipëri. Një, komuniteti i biznesit është i brengosur me paralizën politike. Në tranzicion, komuniteti i biznesit ka qenë aleat i madh dhe ndoshta i detyrueshëm i paradigmës së vjetër; ka qenë dhe është financuesi i drejtpërdrejtë i sistemit të korrupsionit në vend, duke e konsideruar përqindjen e profitit që duhet dhënë pushtetarëve si kosto prodhimi, që në fund edhe ashtu do ta paguajë konsumatori. Për më tepër, ka konsideruar se edhe krimi i organizuar, i cili sjell të ardhura të jashtëzakonshme nga tregtia me drogë, është pjesë e nxitjes ekonomike të vendit. Logjika qese paraja nga droga, fundja, kthehen në vend si kapital investues.

Tash ky komunitet ka nevojë për një siguri që nuk varet prej balancës së krijuar me pushtetin nëpërmjet të ryshfetit e as nga balanca e krijuar të respektit të ndërsjellë me krimin e organizuar. Afarizmi në Shqipëri ndihet i rrezikuar nga viktima e radhës para parlamentit në emër të mbrojtjes së demokracisë apo viktimën e radhës të anëtarëve të bandës në klub lagjeje në emër të mbrojtjes së linjave ndarëse të territoreve të bandave të drogës. Afarizmi, kryesisht në ndërtim dhe turizëm, ka hyrë në cikël zhvillimor të atillë që prej shtetit nuk kërkon më as kushte më të mira, as infrastrukturë por, mbi të gjitha, siguri dhe stabilitet.

Sinjali i dytë është nga komuniteti intelektual. Ai është konsumuar prej vitesh duke mbrojtur herë njërën palë e herë palën tjetër në konfliktin politik, dhe jo pa të drejtë. Përgjatë tërë viteve të përplasjeve politike zëri protestues opozitar ka nxjerrë në sipërfaqe padrejtësitë që i bëhen atij në opozitë dhe favoret që iu bëhen njerëzve në pushtet. Problemi tek i cili po mbërrihet tani është identifikimi se nuk janë vetëm problem kjo apo ajo udhëheqje e vendit, por problemin duhet kërkuar në sistem. Sistemi i njëjtë ka gjasa të prodhojë vetëm rezultat të njëjtë.

Ndeshja e radhës politike mund të jetë rast i mirë për të vazhduar brenda sistemit, me antagonizëm të mëtejmë, apo mund të jetë edhe rast për një përllogaritje të esëllt se çka është ajo që do ndërruar në këtë vend?

4.

Dhe, dy sinjale paradigmatike janë në Kosovë.

Kuvendi i Kosovës, me gjithë insistimin e shumicës që të bëhet një çajtore e madhe e kotësive ditore, megjithatë është duke zhvilluar njërën prej hetimeve, me komisionin e vet, i cili mund të shënojë kthesë. Sipas njohurive të deritanishme, është duke hulumtuar, në formë të thjeshtësuar, se si Hashim Thaçi në funksionin e presidentit të Republikës urdhëroi shërbimin sekret të Kosovës dhe policinë e saj, së bashku me disa institucione të tjera, që të rrëmbejnë gjashtë qytetarë të Turqisë dhe t’ua dorëzojnë shërbimit sekret turk në zonën ndërkombëtare të aeroportit të Prishtinës.

Testi i vërtetë, në fakt, shkon tej personalizimit të këtij problemi me Thaçin (ndonëse emri i tij është magnetik për çfarëdo dëmtimi strukturor ekonomik e politik të këtij vendi në së paku dhjetëvjetëshin e kaluar) dhe do të jetë a ka mundësi që Kuvendi i Kosovës ta kryejë funksionin e vet të duhur mbikëqyrës në këtë vend? A ka ndarje pushtetesh në shtet të kapur?

Këtë dilemë të njëjtë, nga një kënd e metoda të tjera, po përpiqen ta trajtojnë, dhe ky është sinjali i dytë, Lëvizja Vetëvendosje me protestën kundër kryeprokurorit të shtetit. Perceptimi opozitar dhe i një pjese të opinionit publik është se kryeprokurori i shtetit është vënë në shërbim të Hashim Thaçit, në çfarëdo cilësie. Nëse kryeprokurori nuk shihet i ndarë prej funksionit të Hashim Thaçit dhe strukturës së tij jodemokratike e kundërdemokratike (siç u pa me rrëmbim të gjashtë qytetarëve) atëherë ose hapet edhe një komision hetimor, ose, siç propozojnë shkurt në LVV, dilet në protestë.

Ajo që mund të ndodhë në javët në vijim është gara e sinjaleve, e atij brendainstitucional dhe atij jashtinstitucional, një garë që duket se është drejtuar te i njëjti cak, se si të thyhet paradigma e një shteti të kapur.

Post Views: 118
Tags: te rinjte
Previous Post

Shqetësimi i Vuçiqit: Në Berlin do të jenë vetëm ata që e kanë njohur Kosovën

Next Post

“Udhëtimi im” – Taulant Dedja: “Jam qytetar i botës dhe shqiptar deri në indin e fundit…”

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

“Udhëtimi im” – Taulant Dedja: “Jam qytetar i botës dhe shqiptar deri në indin e fundit…”

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.