• Latest
  • Trending
  • All

Mos na ka mallkuar Zoti që s’po bëhemi një vend si gjithë Europa?

28/02/2019

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 18 June, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Mos na ka mallkuar Zoti që s’po bëhemi një vend si gjithë Europa?

28/02/2019
in Opinion

Miron ÇAKO

Që nga protestat në dhjetorin e vitit 1991 deri tek ato të fundit në shkurt 2019, shqiptarët kanë protestuar duke aspiruar: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” por, me sa duket, rruga ku po ecim në këtë tranzicion të stërzgjatur, nuk po na drejton drejt Europës. Nuk e dimë se ku, por, për mirë, e sigurt se jo.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Shumë shqiptarë, duke mos parë dritë në fund të tunelit, të mbërthyer nga fryma pesimiste, mendojnë se “ky vend nuk bëhet më” dhe kështu vendosin edhe sot të ikin me nxitim në rrugët e kurbetit, si të huaj në dhé të huaj, larg Shqipërisë së vuajtur, që gjeografikisht gjendet në kërthizë të Europës.

Kur i shikon të gjitha këto që po vuan vendi, një pyetje del nga shpirti i trishtuar, që ngre të tjera pyetje për përgjigje: Përse ne shqiptarët nuk po bëjmë dot një shtet normal demokratik si gjithë Europa?

Mos ndoshta shqiptarët nuk janë të aftë të bëjnë një shtet?

Në botë, ne shqiptarët njihemi si individë me shumë aftësi, që kanë kontribuar në formimin e kombeve dhe shteteve të të tjerëve, por për vendin e tonë kemi dështuar të bëjnë një shtet demokratik, sepse kemi rënë në diktaturë ose në anarki.

Mos Shqipëria është një vend i mallkuar nga Zoti, prandaj ky vend nuk bëhet?

Në realitet, kjo nuk qëndron teologjikisht, sepse Zoti që është i drejtë nuk mallkon arbitrarisht një vend, individ apo komb, që nuk kanë faj. Realiteti i natyrës shqiptare, me klimë mesdhetare, me burime të shumta natyrore, me pozicion gjeografik të favorshëm, tregon të kundërtën, se Zoti nuk e ka mallkuar Shqipërinë, por e ka bekuar me të dyja duart.

Mos ndoshta shkaku i mallkimit që na ndjek si hije duhet gjetur te vetë shqiptarët?

Në përgjithësi shqiptarët nuk janë shumë serioz me Zotin dhe mund të themi se janë më pak fetar se popujt përreth. Një sondazh i vitit 2018, i bazuar në tri sondazhe WIN / Gallup International dhe i botuar te “Telegraph” i Britanisë së Madhe, tregoi se Shqipëria ishte vendi me më pak besimtarë në Ballkan, duke pasur një qëndrim “indiferent” ndaj fesë, me vetëm 39% njerëz fetarë. Kjo, në kontrast me Maqedoninë (88%), Kosovën (83%) dhe Rumaninë (77%); në Serbi, Kroaci, Greqi, shifrat tregonin 70-72%; në Bosnjë 65%, ndërsa në Bullgari 52% fetarë. (Wikipedia: Irreligion in Albania)

Pavarësisht vërtetësisë së statistikave, për shumë faktor të jashtëm dhe të brendshëm që mbas shekullit XVI kur Shqipëria u pushtua nga Perandoria Osmane, në përgjithësi shqiptarët filluan jo vetëm të ndryshojnë fenë, por nga mungesa e dijes fetare u bënë thjesht ritualist në fe, më shumë supersticioz dhe kjo i çoi deri në ateizëm, që fjalë për fjalë do të thotë: pa Perëndi, pa Zot.

Ateizmi që u përhap në të gjithë Europën i ndikuar nga fryma sekulariste dhe nacionaliste e shekullit XVIII-XIX, gjeti terren edhe në shpirtrat e shqiptarëve, të cilët kërkonin të çliroheshin nga pushtimi shekullor dhe të ndërtonin një shtet me frymë laike dhe nacionaliste, ashtu si Vaso Pasha (1825-1892) ju bën thirrje shqiptarëve, në poemën:”O Moj Shqipni”: “Çoniu, shqyptarë, prej gjumit çoniu,
Të gjithë si vllazën n’nji bes shtërngoniu,

E mos shikoni kisha e xhamia:
Feja e shqyptarit asht shqyptaria!

Kjo frymë laiciste dhe nacionaliste që ndikoi shumë në popujt e Europës, përsëri nuk mori ndikim absolut në shoqërinë dhe shtetet e tyre të reja, sepse besimi në Zot dhe institucioni fetar ishin të konsoliduara prej shekujsh dhe feja ishte faktor bashkues për popullin, ndërsa në Shqipëri fetë shfrytëzoheshin nga pushtuesi për ta mbajtur të përçarë popullin, kështu fryma laiciste edhe nacionaliste u përhap në ndërgjegjen popullore si faktor shtet-formues. Kjo prodhoi gradualisht një bindje ateiste veçanërisht mbas luftës Nacional Çlirimtare kur në vitin 1945 në pushtet erdhën komunistët-ateistë, të cilët sapo morën pushtetin filluan një luftë sistematike me komunitetet fetare. Komunistët-ateistë duke i akuzuar komunitetet fetare si përçarëse dhe bashkëpuntore me armiqtë e kombit dhe besimin në Zot si “opium për popullin,” arritën në vitin 1967 me slloganin “lufta kundër fesë dhe zakoneve prapanike” të shpallin me krenari eusforike se Shqipëria ishte i pari dhe i vetmi shtet ateist në botë.

Ky është një fakt i padëgjuar në historinë e njerëzimit, sepse asnjë popull, në çdo kohë dhe në çdo vend, nuk e mohoi ekzistencën e një Perëndie, ashtu si Plutarku (46-120 psK) e ka përmbledhur universalitetin e fesë në çdo qytetërim, me fjalët: “Duke u endur nëpër të gjithë botën, mund të gjesh qytete pa mure, me njerëz analfabetë, pa mbretër, pa shtëpi, pa para, që nuk u nevojiten monedha, që nuk njohin teatro dhe palestra, por qytet pa tempuj dhe perëndi… askush nuk ka parë dhe as nuk do të shohë kurrë; por mendoj se një qytet mund të krijohet dhe të mbahet më lehtë pa truall, sesa po të hiqte kush plotësisht besimin te perënditë”.

Në urdhrin e fshehtë të shokut Enver Hoxha sekretarit të parë të PKSH, dërguar komiteteve të partisë në rrethe, thuhet: “Populli (shqiptar) në përgjithësi nuk është fetar në atë kuptim që janë shumë popuj të tjerë, kjo është e vërtetë, por prapëseprapë diçka beson. Tani është çështja t’u prishim kishat dhe xhamitë, të vetmet mjete kryesore ku klerikët mbledhin besimtarët për të mbajtur gjallë besimin, për t’i zhdukur praktikat fetare, ne duhet t’i luftojmë ata sidomos me frymën racionale dhe patriotike”.

Enver Hoxha, me fjalimin e tij për ndasitë fetare, para Komitetit Qendror më 6 shkurt të vitit 1967, e drejtoi turmën e indoktrinuar nga ateizmi me kazma në duar drejt objekteve të kultit, ku 2169 objekte kulti, – prej të cilave, 740 xhami, 608 kisha dhe manastire orthodhokse, 157 katolike, 530 teqe dhe mekame, – u konfiskuan, u shkatërruan dhe u tjetërsuan në stalla, depo, shtëpi kulture, reparte ushtarake etj. Po ashtu, gjithë pasuritë e komuniteteve fetare, me dekret të Kuvendit popullor, Nr. 4263 të vitit 1967, kaluan në pronë shtetërore.

Pavarësisht arrogancës dhe fitores së shtetit ateist-komunist mbi fenë, sa u duk se sfidoi vetë Zotin, koha shumë shpejt vërtetoi se gjithë kjo marrëzi kolektive u bë një bumerang për vetë shtetin ateist shqiptar. Parullat e komunistëve ateistë; se me socializmin, duke rrëmbyer pronat private, madje edhe të Zotit, populli shqiptar do të jetonte i lumtur, ndryshe nga popujt fqinjë që “vuanin” nga kapitalizmi, sepse respektonin si të shenjtë besimin në Zot dhe pronën private, dolën jo vetëm një mashtrim i madh, por një tragjedi kombëtare. Shqiptarët u katandisën si një nga popujt më të varfër të botës. Të toleruar nga regjimi ateist, pasi nuk kishte mundësi ekonomike ta ushqente popullin e varfëruar në ekstrem , shqiptarët e uritur u nisën me eksodin e parë nëpërmjet ambasadave në 1990 dhe ai masiv me anije në vitin 1991, që të mërgonin nëpër botën kapialiste, duke braktisur vendin e shkatërruar nga farsa e realizmit socialist.

Vërtetë pas viteve ’90 u la i lirë ushtrimi i fesë dhe shqiptarët filluan ta thërrasin me pendim Zotin nëpër gërmadhat e tempujve të prishur, por, që atëherë, edhe pse kanë kaluar 29 vjet, ne shqiptarët jemi akoma në gjyq me Zotin. Pendim në kontekstin fetar, do të thotë jo vetëm keqardhje, por korrigjim aq sa është e mundur për atë që ke prishur, ose të kthesh pronën që e ke marrë padrejtësisht. Në këtë pikë ne shqiptarët jemi shumë mbrapa jo vetë me pronat e pronarëve të ligjshëm, por edhe kur bëhet fjalë për pronat e Zotit që duhet t’iu kthehen komuniteteve fetare. Ligji Nr. 7501 i vitit ‘91 për ndarjen e tokës bujqësore në Republikën e Shqipërisë, që ishte në konsensus me gjithë partitë politike të parlamentit pluralist, lejoi që pronat e komuniteteve fetare të ndaheshin midis popullit, duke vazhduar edhe në demokraci padrejtësinë ndaj pronës. Në vitin 2004, parlamenti miratoi një ligj të ri për kthimin dhe kompensimin e pronave të konfiskuara gjatë regjimit komunist. Sipas këtij ligji, bashkësitë fetare kanë të njëjtat të drejta si dhe individët privatë në çështje që kanë penguar kthimin e pronave të konfiskuara. Por përsëri qeveritë që kanë pasur pushtetin në këto vite tranzicioni, pavarësisht nga ngjyra dhe emri, ende nuk kanë u kthyer të gjitha pronat komuniteteve fetare edhe pse ka marrëveshje mes shtetit dhe komuniteteve fetare që pronat, objektet e kultit, pasuritë, tokat, arat, livadhet etj duhet tu kthehen atyre.

Shumica e pronave padrejtësisht vazhdojnë të jenë pronë e shtetit, ose edhe e individëve që i shfrytëzojnë me ligjin e padrejtë të 7501 dhe me leje të përfituara abuzivisht nga njerëz të lidhur me pushtetin. Monumentet e Kulturës janë ende pronë e shtetit; pavarësisht se: psh Kisha Orthodhokse ka kontribuuar për restaurimin e 60 kishave e manastireve, ajo nuk ka një certifikatë pronësie për këto objekte, kështu shteti njihet pronar i ligjshëm i këtyre monumenteve, madje duke e quajtur veten pronar, bën ç’të dojë. Në këto monumente si kisha, manastire janë organizuar pa miratimin e KOASH-it aktivitete, që nuk i përshtaten shenjtërisë së vendit, deri në sakrilegje, si: sfilata modelesh, konkurse bukurie, koncerte etj. Po ashtu, pasuri të tjera të Kishës, si ikona, vepra arti, lipsane shenjtorësh etj., mbahen arbitrarisht pronë e shtetit. Madje edhe kur kapen hajdutët që kanë vjedhur pasuritë kishtare, Kisha nuk përfaqësohet në inventarizimin e objekteve dhe ato nuk i kthehen pronarit të ligjshëm KOASH-it, duke vazhduar kështu të njëjtat procedura konfiskimi si në regjimin ateist, për të mos përmendur edhe ndërhyrjet brutale që janë bërë në kohët e fundit ndaj objekteve të kultit.

Të gjitha këto veprime, herë të papërgjegjshme, herë shumë të përgjegjshme, tregojnë se, kur shtetarët tanë thonë se duan të krijojnë një shtet të së drejtës si gjithë Europa apo SHBA-ja, duket se kemi të bëjmë me një hipokrizi të madhe, sepse kur ata nuk kanë frikë të mbajnë, ose të tjetërsojnë pronën e Zotit, çfarë mund të bëhet me pronën e njerëzve?

SHBA që ne e nderojmë veçanërisht si faktor shtet formues të shqiptarëve dhe mbrojtëse për kombin tonë, e kanë ngritur shtetin e tyre demokratik duke u mbështetur në vlerat morale që i aspiron besimi në Zot. Shikoni se si shprehen ata burra që e themeluan edhe e drejtuan këtë vend:

“Është e pamundur të qeverisësh me drejtësi një komb pa Perëndinë dhe Biblën… vet, frymëzuesi edhe mbrojtësi i çdo demokracie në botë”. Presidenti i Parë i SHBA George Washington (1789-1797)

“Të drejtat e njeriut nuk vijnë nga bujaria e shtetit, por nga dora e Perëndisë.” Presidenti i 35 i SHBA John F. Kennedy (1961-1963)

“Pa Perëndinë, demokracia nuk mund dhe nuk do të qëndrojë gjatë”. Presidenti i 40 i SHBA Ronald Reagan (1981-1989)

“Ne kërkuam ndihmën e Perëndisë; dhe tani, në këtë përfundim të shkëlqyeshëm, në këtë triumf të mrekullueshëm të së mirës mbi të keqen, duhet ta falënderojmë Perëndinë “. Presidenti i 41 i SHBA George H. W. Bush (1989-1993)

Prandaj në qoftë se ne kemi dështuar deri më sot të bëjmë një shtet demokratik të së drejtës, nuk është se Zoti i ka mallkuar Shqiptarët, por ne na mallkuar padrejtësia që vjen nga pabesia e shtetarëve dhe kur ky mëkat mbështet nga populli edhe ndëshkimi është kolektiv. Fjalët që Zoti i tha Izraelit nëpërmjet profetit Moisi janë aktuale në çdo kohë, për çdo individ, familje dhe komb që janë nën qiell: “Shiko, unë vë sot para teje jetën dhe të mirën, vdekjen dhe të keqen; prandaj unë të urdhëroj ta duash Zotin, Perëndinë tënd, të ecësh në rrugët e tij, të respektosh urdhërimet, statutet dhe dekretet e tij, që ti të jetosh dhe të shumëzohesh; dhe Zoti, Perëndia yt, do të të bekojë në vendin…por në qoftë se zemra jote shikon gjetiu dhe ti nuk bindesh dhe e lë veten të biesh përmbys para perëndive të tjera dhe t’u shërbesh atyre, unë ju deklaroj sot që me siguri keni për t’u zhdukur” (Ligji i Përtërirë 30:1-20).

Në qoftë se duam të korrigjojmë veten, që bekimi i Zotit të zbresë i plotë mbi Shqipërinë, le të marrim shembull nga të gjitha vendet ish ateiste -komuniste, që edhe pse gabuan si ne, por jo aq sa ne, duke shkatërruar objektet e kultit dhe grabitur pronat e komuniteteve fetare, kur u çliruan nga diktaturat ateiste dhe fituan demokracinë, qeveritë e tyre u interesuan që sa më shpejt t’u kthenin pronat, veçanërisht komuniteteve fetare, madje duke ndërtuar me fondet e shtetit objektet e shkatërruara të kultit.

Fytyra e një kombi tregohet nga ata që janë në krye të shtetit, ashtu si thuhet: “Çdo popull ka qeverinë që meriton” Joseph de Maistre (1753-1821). Prandaj është përgjegjësia e elektoratit për votimin e tyre. Populli duhet të kuptoj, se politikanët që në egon dhe lakminë e tyre janë treguar të padrejtë me Zotin e Gjithëpushtetshëm, nuk do të jenë aspak të drejtë me njerëzit e dobët.

Në qoftë se ne si popull, nuk na bëhet vonë për nderin dhe pronën e Zotit, të mos mendojmë se Zoti do të na mbrojë kur të tillët të na e marrin edhe ne pronën, shtëpinë dhe nderin, ashtu si thuhet tek Fjalët e Urta: “Atëherë ata do të më thërrasin mua, por unë nuk do të përgjigjem; do të më kërkojnë me kujdes, por nuk do të më gjejnë. Sepse kanë urryer dijen dhe nuk kanë zgjedhur frikën e Zotit, nuk kanë dashur të pranojnë këshillën time dhe kanë përbuzur të gjitha qortimet e mia. Prandaj do të hanë frytin e sjelljes së tyre dhe do të ngopen me këshillat e tyre.” (Fjalët e Urta 1:24-33).

Qeveritarëve që deklarojnë me mburrje se janë ateist, aq sa mund ta sfidojnë edhe Zotin, sepse besojnë tek vetja, sa mendojnë se janë zoti vetë, u shkojnë për shtat fjalët që Krishti u tha të pabesëve: “Prandaj ju thashë se ju do të vdisni në mëkatet tuaja, sepse po të mos besoni se Unë jam, ju do të vdisni në mëkatet tuaja” (Joani 8:23-24). Kurse të tjerëve që thonë se besojnë; dhe në fushatë elektorale bekojnë në emër të Zotit, por kur marrin pushtetin nuk i japin të drejtën Atij që i takon, ju thotë: “Përse më thërrisni, ‘Zot, Zot’ dhe nuk bëni atë që ju them?”(Luka 6:46). /Gsh.al/

Post Views: 123
Tags: shqiperia
Previous Post

Shkëmbimi i territoreve si komplot sui generis vetëm kundër Kosovës

Next Post

Mbrëmë e takova Thaçin në shtëpinë time …

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Mbrëmë e takova Thaçin në shtëpinë time ...

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.