• Latest
  • Trending
  • All

Na hëngshin atë që s’thuhet!

05/02/2019

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 18 June, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Na hëngshin atë që s’thuhet!

05/02/2019
in Opinion

Briseida Andoni

As fundjava nuk më ndihmoi të amortizoj pak nga shija e së enjtes. Vendosa që do ta bej një shkrim se nuk më rrihet.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Sa për të sqaruar nja dy nocione të vogla, por të dobishme për shoqërinë. Jam ende shumë, shumë e indinjuar si individ (si shumë të tjerë) mbi ç’më dëgjuan veshët të enjten nëpër media, zëra që vinin nga brenda Parlamentit, zëra kokash. Kokat e vendit, kokat e shtetit, burra vendimmarrës.

Nuk po cilësoj çfarë dëgjuam se përveçse e qartë në sa mjaftueshëm e gjykueshme nga i madh e i vogël, i ditur e injorant dhe e cilësueshme kollaj: e neveritshme. Doja të beja vetëm 2-3 saktësime të vogla “ tekniko-psikologjike”. Por, edhe duke dashur shumë fort që ky shkrim të mbetet përtej palëve, ia vlen paranteza e njohur mbi provokimin dhe reagimin. Fjalia në titull meriton të citohet në fund me referencë specifike (jo për gjë po jetojmë dhe në epokë plagjiaturash) pasi jo origjinale e imja; por për hir të së vërtetës ajo nuk është përzgjedhur si më e renda e asaj dite.. por të themi më “letrarja”. Tani saktësimet: këta njerëz i kemi dëgjuar vazhdimisht të akuzojnë njëri-tjetrin për çrregullime mendore.. dhe ne (populli, se nuk guxoj me t’i them vetes as qytetare tashmë) gjithashtu i shajmë për të tille dhe i akuzojmë për të tille.

Ja pra, këtu ka një gabim madhor. Ju siguroj që askush prej tyre, vendimmarrësve të mëdhenj, po tamam askush nuk ka çrregullim të mirëfilltë mendor, askush. Askush. Ndonjë i fjetur që ngroh karrigen për numër dhe nuk e njohim edhe mundet, po këtë nuk mund ta themi se nuk e njohim. Pra, këta që mendojmë se i njohim mirë, me fytyrat e të cilëve jemi ca rritur dhe ca plakur, jo njëherë.

Ata janë plotësisht të vetëdijshëm për atë çfarë bëjnë, nuk kanë asnjë funksionalitet ditor të cënuar, asnjë ëndërr të trazuar, asnjë frikë irracionale ose jo për të dominuar. Çfarë i bën ata shumë më të shëndetshëm mendërisht se shumica prej nesh? Natyrisht, eksese të egos apo tipareve të personalitetit do kenë ata, pasi për më tepër këto janë kushte të domosdoshme për t’iu mirëlulëzuar funksionalitetin që u duhet, jo për të kundërtën. Por, kujdes! Jo çrregullim! Jo çrregullim. Por ama, në këtë mes dikush është i rrjedhuri, i çmenduri se s’ka mundësi. Diçka nuk shkon. Kush do thoni ju?! Por ne more njerëz, thjesht ne.

Ne të gjithë që pika që nuk na bie vazhdojmë habitemi nga ata. Vazhdojmë të merremi me analizat e çmendurisë së tyre të hamendësuar nga divanet e shtëpive tona apo nga kafenetë ku ngrohemi në diell. Vazhdojmë të merremi me statuse të gjata në rrjete sociale ku artikulojmë shkrime me fjali të ndërlikuara për si na duken ato që ata i thanë njëri-tjetrit sot, apo si e vodhi këtë në mes të ditës në mes të sheshit. Filozofojmë ne mbi këtë.. me orë me ditë. Se ne kemi nevoje të ndihemi filozofë dhe të ngopim vetëm pak grimca mjerane narcistike me kush shkruan më bukur, se të ngopnim të tjera do të ish ca më mirë. Atëherë këtu ka vend pyetja: Ore a jemi mire ne?! Dhe përgjigjja është: Jo. Ne nuk jemi mirë fare. Ne duhet të ishim të gjithë në rrugë duke klithur, duke i shkulur nga vendi, duke ndërmarrë të gjithë në turmë çdo formë proteste të mundshme ligjore, duke mos i dëgjuar, bllokuar, bojkotuar… mos tjerrë telenovelat mjerane që shpikin!

Nuk më duhet fare sa të dashura ka patur kush e çfarë konfliktesh ka patur në ambientin e ngushtë familjar! Këtu guxoj dhe të them që ata prej tyre që lëshojnë të tilla akuza, i bie të kenë qenë kaq të zënë me vjedhje dhe maskarallëqe në kurriz të popullit sa as kohe për t’u marrë me dashuri nuk kanë patur!! Kurse kjo pala e akuzuar me të tilla… të ishte marrë me dashuri sa të donte në jetën e vet e të ketë këllqe të merret akoma i urojmë, po të kishte patur minimumi mirësinë të bënte dy gjëra të mira në funksion të mbarëvajtjes së atyre që ka marrë përsipër, kaq duam ne vetëm, kaq! Do kishim dashur. Kështu pra… ne duhet të ishim e të jemi duke arsyetuar e vepruar shumë ndryshe tani… po shumë ndryshe:

Ju keni paturpësinë të na shisni cilësinë më të ulët të serialit të përsëritur 30 vjet, çdo orë e çdo ditë me puntatë të gjatë të enjteve kur rrezik jeni dhe në marrëdhënie të shkëlqyera me njëri-tjetrin? Pa thënë një fjalë mbi qëllimet për të cilat jeni aty? Pa bërë një reflektim serioz faktik e plurifaktik mbi çfarë po heqim ne përditë dhe sa të vështirë e kemi luftën për mbijetesë e më gjerë në këtë realitet mizerje që na keni krijuar?!

Dhe ne të rrime t’iu japim kohë të çmuar për t’i kuptuar pa reaguar e pa luftuar?! T’i dëgjojmë e t’i analizojmë ndërkohë ne?! Uuu… Na hëngshi atë që s’thuhet!

Post Views: 99
Previous Post

Baton Haxhiu ndërmjetës i Serbisë tek Edi Rama

Next Post

“S’ kuptoj dot se përse vijmë vërdallë”

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

“S’ kuptoj dot se përse vijmë vërdallë”

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.