• Latest
  • Trending
  • All

Kim Mehmeti: Botën mund ta ndryshojë vetëm libri!

27/01/2019

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 18 June, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Edukimi

Kim Mehmeti: Botën mund ta ndryshojë vetëm libri!

27/01/2019
in Edukimi, Kosova, Kulture, Opinion

Analisti i njohur Kim Mehmeti, në një intervistë të dhënë për gazetën “Shqip” ka zbuluar më tepër për lidhjen e tij me librin. Për shkrimtarin libri është syprinë mbi të cilën ai e sheh fytyrën dhe shpirtin e vet.

Librat, si do ta kujtoje lidhjen tënde me to?

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

10/10/2021

Libri në jetën time erdhi si shumëçka që vjen në kohë kur të është i nevojshëm ushqimi ta bësh më të begat jetën, kur je shumë kureshtarë e ke pakë bashkëbisedues që do u jepnin përgjigje pyetjeve që të mundojnë. E unë isha fëmijë kureshtarë si gjithë të tjerët, e mbase edhe ëndërrimtar pak më i madh se shokët e mi, kështu që nuk më mjaftonin vetëm ëndrrat e gjumit, por i doja edhe bredhjet e imagjinuara të cilat asokohe i gjeta në librat e parë që kisha mundësi t’i lexoja. Dhe kështu, unë te librat gjeta pjesën e munguar të përditshmërisë sime, ato më mundësonin më lehtë të zbuloj vetveten dhe të tjerët rreth meje, libri u bë arsye t’i besoj më shumë jetës dhe arsyetim se  njeriut nuk i është dhënë mundësia t’i përjetojë të gjitha që i ofron kjo botë, por ekziston një mënyrë e tërthortë të ndjejë nga larg sa më shumë erëmime të jetës dhe të asaj që prodhon imagjinata dhe përvoja njerëzore.

Ç’janë librat për ju?

Për shkrimtarin libri është syprinë mbi të cilën ai e sheh fytyrën dhe shpirtin e vet, e për lexuesin libri është e tërë ajo që ndodhet nën atë syprinë, e të cilën mbase shkrimtari edhe e ka parë më ndryshe. Për shkrimtarin libri është vetëm hiri i mbetur pasi është djegur zjarri krijues që e ka frymëzuar të shkruaj, e për lexuesin libri është ajo era e lehtë që e frynë prushin e heshtur në imagjinatën e tij dhe kështu e ndez zjarrin e përjetimeve të reja. Për mua libri është e tëra kjo që thash më lartë, sepse si krijues, atë e përjetojë edhe si pasqyrim të qenies sime, e si lexues, librin e ndjejë si shtrëngatë e cila furishëm e ndez zjarrin e imagjinatës sime që më ngrohë po aq këndshëm sa edhe kur krijoj vet.

Nëse do të doje të ndjeje një histori të bukur dashurie, kë libër do të merrje në bibliotekën tënde?

As në rini, e lere më tani, nuk më kanë tërhequr librat me histori dashurie. Përfshi këtu edhe ato më  të lavdishmet. Mbase shkaku i bindjes sime se dashuria nuk mund të përshkruhet, andaj ka aq shumë libra me historia dashuria. Dashuria flet me një gjuhë tjetër, që nuk ka të bëjë me gjuhët që e flasin njerëzit e botës, andaj unë atë nuk kamë dashur ta lexojë, por ta përjetojë. Kështu që në bibliotekën time ka shumë pakë libra me histori dashuria, e plotë të tjera ku dashuria, si edhe shumë ndjesi tjera njerëzore, është pjesë përbërëse e përmendores së jetës njerëzore.

Një libër që ju ka bërë të qani?

Nuk më ka ndodhë të qajë shkaku i asaj që lexoj, po më ka ndodh të më ndryshoj disponimi si pasojë e asaj që kam lexuar. Pa dyshim se ajo që lexoni lë gjurmë në shpirt dhe imagjinatë, por jo aq sa shputat e (dis)fatit të përjetuar. Si do që të jetë, mes lexuesit dhe librit, ka një hapësirë që dhembjen e bënë më të durueshme se atëherë kur ajo nuk është lexim por përjetim i yti, mbulesë e shpirtit dhe ndjesive, e jo e imagjinatës. Nëse do qanim shkaku i asaj që lexojmë, si do i përballnim lotët shkaku i mijërave fëmijëve që çdo çast vdesin nga uria, edhe atë  jo si një trill letrar, por si e vërtetë që mund ta imagjinosh po aq lehtë se edhe ngjarjen e dhembshme që e lexon në një libër. Andaj edhe më janë qesharak ata që përloten shkaku i asaj që lexojnë apo shohin nëpër filma, e nga ana tjetër, nuk u lëviz qerpiku i syrit kur çdo mbrëmje dëgjojnë lajme për dhjetëra fëmijë të vrarë anë e mban botës.

Biblioteka. A mund të na flisni për bibliotekën tuaj. Si është krijuar ajo, dhe çmendoni ju për bibliotekat?

Ka një raft në bibliotekën time ku janë të radhitura librat e parë që i blija. Ai raft mban edhe peshën e ëndrrës sime rinore që një ditë të kem atë që kam sot – një bibliotekë të begatë. Në raftet e bibliotekës sime ka tituj në shumë gjuhë të  sllavëve të jugut, libra që nuk rrëfejnë vetëm atë që shkruan autori në to, por edhe për vitet e gjeneratës sime, e cila ëndërronte shqip, por lexonte në gjuhët joamtare. Sepse, ato ishin vite kur libri shqip ishte i largët për ne shqiptarët e Maqedonisë, kështu që po të donim të lexonim diçka nga letërsia botërore, atë mundë ta gjenim të përkthyer në gjuhët sllave. E unë doja të lexoj, duke mos e ditur se do të vijë dita që ato libra të jenë të papërdorshëm për fëmijët e mi. Tani kur e ripërtërijë bibliotekën me përkthime në gjuhën shqipe të titujve që i kam në gjuhët sllave, gjithnjë e më shumë e kuptoj se raftet e bibliotekave nuk janë vetëm bartëse të librave, por edhe rrëfim për lexuesin që ato i ka grumbulluar. Andaj bibliotekat ruajnë vlerat dhe urtësinë njerëzore, por njëkohësisht, ruajnë edhe jetëshkrimin lexues të pronarit të saj.

Nëse do dhuronit një libër të një autori shqiptar, cili do të ishte ai dhe pse?

Asnjëherë nuk i kam dhuruar ndonjërit libër. U kamë dhënë shumë vetave libra që nuk mi kanë kthyer kurrë, por askujt nuk i kam dhuruar libër për ditëlindje apo për ndonjë festë tjetër.  Kur tjetrit i dhuroni libër, në të vërtetë atij ia përcillni shijen tuaj si lexues. Kur dhuroni libër, ju në të vërtet tjetrit doni t’i tregoni se ç’duhet lexuar. Ai që e do librin e mirë, me siguri e ka blerë atë para se dikush t’ia dhurojë. I përmbahem parimit: mos më dhuroni libra, se e di çka dua të lexoj. E atë që dua ta lexojë e blejë para se të arrijë ditëlindja ime, apo festat e vitit të ri.

Nga moria e librave që keni lexuar, kë histori do të kishit dashur ta shkruanit ju?

Është një roman që e dua shumë, që e ndjej “timin” sa më bëhet se e kam shkruar vetë. Ai është romani i Xhojs Kerit “Goja e kalit”.

Si lind në tryezën tuaj të punës një libër?

Mbase kjo është pyetja më e rëndë për një krijues. Aq më shumë kur për çdo libër të shkruar do mund të shkruhej edhe një libër i tërë  për lindjen e tij. Ndoshta librat që shkruajmë nuk janë të plotë, sepse nuk përmbajnë flakën e zjarrit frymëzues që e ka shtyrë autorin të shkruaj. Andaj, libri është vetëm hi i mbetur nga zjarri i furishëm i frymëzimit, hi përbërjen e të cilit mund ta saktësosh, por pa pasur mundësi ta ripërtërish  zjarrin e djegur gjatë krijimit letrar. Tregimet dhe romanet i “shkruaj” gjatë kohë në kokë. Kur ulem në dhomën e punës, aty çdo gjë  funksioni si tek kompjuteri dhe printeri: atë që kamë të “shkruar” deri në detaje në imagjinatë, vetëm ulem dhe e “printoj”. Nëse nuk e kam çdo detaj në kokë, as që ulem të shkruaj.

Çfarë është dashuria për ju? A i ngjason ajo një lloj dhembjeje?

Dashuria e vërtetë është një lloj dhembjeje, frikë që të mos mbetesh pa atë që i jep kuptim jetës sate, dhënie e vullnetshme e më të bukurës dhe më të vlefshmes që ke, duke mos pritur fitim nga harxhimi që ke bërë. Të duash, do të thotë të veprosh si dielli: t’i ndriçosh dhe ledhatosh tjerët me rrezet tua njerëzore, pa u lodhur fare se si ata e përdorin atë ngrohtësi.  Por edhe si e tillë, nuk është dashuria ajo që mund ta shpëtojë botën. Botën mund ta shpëtojnë virtytet njerëzore, të mbështetura mbi urtësinë. E dashuria shpeshherë i ngjanë frytit me shije të ëmbël, por farat e të cilit janë të hidhëta. Dashuria është pranvera e shpirtit dhe ndjesive, por jeta ka edhe tri stinët tjera.

Nëse do të kishe mundësi të darkoje me një shkrimtar të njohur, cili do të ishte ai dhe pse?

Shkrimtarët – përpos atyre që i kam miq –  janë të bezdisshëm që të darkosh me ta. Ata ta prishin darkën duke të folur për veprat e tyre, si dhe me xhelozinë ndaj kolegëve të vet. Andaj, më mjaftojnë t’i kem në raftet e bibliotekës, e fare nuk më mungojnë në tryezën e darkimit. Nuk do kisha mundur ta durojë  mbllaçitjen e cilitdo të panjohur, sikur edhe të ishte ndonjë autorë me famë botërore. Do doja t’i takoja në ndonjë lexim letrar, në panair, në promovim librash, por nuk e di ç’kënaqësi do më  sillte darkimi me ta.

Gazeta Shqip

Post Views: 120
Tags: Kim Mehmetilibri
Previous Post

Letra e 30 shkrimtarëve, si shuplakë për copëtuesit e Kosovës

Next Post

Shqipërisë i duhen shtetarë dhe njerëz më të mirë

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

by TheAlbanian.co.uk
10/10/2021
0

Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme energjetike. Për të përballuar këtë emergjencë kryeministri Rama shpalli një plan me tre pika,...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Next Post

Shqipërisë i duhen shtetarë dhe njerëz më të mirë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.