• Latest
  • Trending
  • All

Pedagogun kjo shoqëri e ka skllavëruar, varfëruar, mjeruar! Është një krim për kombin

20/01/2019

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 2 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Edukimi

Pedagogun kjo shoqëri e ka skllavëruar, varfëruar, mjeruar! Është një krim për kombin

20/01/2019
in Edukimi, Opinion

Nga Artan FUGA

Studentë të varfër, pedagogë edhe më të varfër

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Koncepti i varfërisë është shumë i gjerë dhe i ndërlikuar. Unë nuk do të merrem me të. As me varfërimin e kapitalit social të pedagogut të universiteteve në Shqipëri. As me varfërimin moral dhe as me degradimin e statusit të tij social, apo me varfërinë absolute dhe relative të intelektualëve shqiptarë përballë ta zemë rregjimenteve të politikanëve lokalë dhe qendrorë, deputetëve, apo të tjerëve.

As me të ardhurat e ndonjë pedagogu të korruptuar që duhet marrë përzverku dhe hedhur te ish terrent sportive të universiteteit të Tiranës që i ka grabitur në përdorim Bashkia Tiranë.

Unë do të bëj disa llogari fare të thjeshta.

Një pedagog që mendohet se do të ketë mesatarisht ta zemë 35 vjet pune nëse e gjithë karriera e tij kalon në universitet, të paktën nja 15 vjet do të ketë nevojë për syze. Janë një mjet pune. Supozojmë, se i duhen minimalisht një palë syze në dy vjet, pra ka nevojë për shtatë palë syze. Sikur nga 300 euro të bëjnë me të gjitha aksesorët, si vizita, mirëmbajtje, skelete; xhame, etj., japin aty rreth 2000 euro. Nuk po shkojmë më tej.

Ndërkohë i duhet një infrastrukturë informatike dhe në teknologjinë e informacionit, meqë universitetet shqiptare nuk i ofrojnë asgjë pedagogut në këtë drejtim. Sikur një kompjuter në pesë vjetë të blejë, i duhen gjatë karrierës të tij të ndërrojë 7 kompjutera minimalisht. Sikur me cilësi mesatare të jenë këta bëjnë nja 4000 euro. Po i duhet edhe një tabletë në cdo pesë vjet sepse pa të nuk ka ku lexon e-libra. Pra, i shtojmë dhe nja 1500 euro të tjera minimalisht.

Telefonin po e lemë mënjanë sepse po e konsiderojmë që pa të mund të bëhet profesionalisht. Po e quajmë mjet personal konsum vetjak.

Por, nja 5 kompjutera të lëvizshëm i duhen sepse ku do të bëjë kërkimin shkencor në terren? Ja po themi edhe 3000 euro të tjera.

Fusim edhe 200 euro në vit për lidhje Interneti në shtëpi, jep 6000 euro për tridhjet vjet pune.

E mbyllim këtu kapitullin e sigurimit të infrastrukturës. Nuk po flasim se i duhet të blejë stilografe, stilokalema, lapse, fletë A4, retroprojektorë, etj. I harrojmë të gjitha.

Mirëpo i duhen edhe libra, përndryshe nuk është pedagog, por mbetet nallban.

Nga vëzhgimet që kam bërë në shtëpitë e miqve të mi pedagogë, konstatoj se në fund të karrierës një pedagogu i duhet të paktën të ketë në shtëpi nja pesëqind libra të huaj shkencorë ose të formimimit të përgjithshëm. Le të thotë çfarë të dojë Qenan K. Por, një libër i huaj me një farë vlere nuk vlen sot në tregun botëror më pak se 30 euro. Përndryshe më mirë shkoni bleni libra në trotuar. Por kjo bibliotekë e domosdoshme deri në fund të karrierës kërkon pra 15.000 euro përndryshe pedagogu do t’u tregojë studentëve përalla me mbret.

Nuk po fusim këtu revistat ku duhet të abonohet që mund të shkojnë në shpenzime me mijra euro.

I lemë këto!

Ndërkaq poqese do të ishim vërtet të kursyer si gjirokastritë, thotë Qenan K., atëhere do të duhej të thoshim se pedagogu duhet të paktën dy herë në vit të shkojë në një konferencë shkencore. E kush i jep lekë për këtë? I duhet t’a mbulojë vetë këtë shpenzim. Përndryshe i mbetet të bisedojë me çunat te birraria e lagjes! – pretendon Qenan K.

Kështu po themi se gjatë karrierës të ketë mundësi për nja 50 vizita në vende perëndimore. Sikur vetëm 500 euro t’a marrim shpenzimin për cdo udhëtim pjesëmarrje në konferencë, kjo na jep 25.000 euro. Këtu nuk po fusim fare udhëtime për të parë të paktën muzetë kryesorë të Europës, galeritë kryesore të arteve, bibliotekat kryesore. Lëri këto, harrojini! Po e marrim se pedagogu ynë është elifimatrak në formimin e vet kulturor.

Por, shpenzimet nuk mbeten me kaq. I duhet të botojë tekste dhe monografi se përndryshe nuk bën dot hap në karrierë. Lërini paratë që paguhen për të botuar në revistat open access! Por merrni vetëm librat dhe tekstet botuar në Shqipëri që duhet t’i mbulojë me shpenzimet e veta. Po marrim se botimi i një libri kushton 1 milion lekë të vjetra. Me cilësi ku thërret qameti. Ja ku duhen edhe nja 4 mijë euro për këtë punë përndryshe është njësoj sikur pedagogu të vriste veten!

Mos e zgjasim më tej. Pra, vetëm për të paguar shpenzimet që i duhen për veprimtaritë minimale profesionale llogariten së paku 60.000 euro përgjatë të gjithë karrierës të një pedagogu.

Dakord?

Pra, rreth 80 milionë lekë të vjetra. Poqese llogarisim një rrogë mujore mesatare pedagogu, sikurse është në Shqipëri, atëhere duhen midis 8 deri 10 vjet pune nga ana e tij vetëm për të mbuluar shpenzimet për të siguruar kushtet e punës minimale.

Poqese kjo llogari mbetet e vërtetë, atëhere del që afro një e katërta e karrierës të pedagogut i duhet për t’ja kushtuar sigurimit të mjeteve të ushtrimit të profesionit në nivel minimal.

Minatorit ja mbulon puna sigurimin e kushteve minimale! Edhe deputetit. Edhe nëpunësit. Po pedagogut? Askush. Një të katërtën e jetës së tij profesionale duhet t’ja kushtojë sigurimit të kushteve të punës.

Kuptohet. Gjatë këtyre 8 ose 10 vjetëve pedagogu shqiptar nuk duhet as të hajë, as të pijë, as të vishet, as të shkojë me pushime, as të lindi fëmijë, as të qethet e të rruhet, as të lahet a të blejë qoftë edhe një pirun!

Cfarë duhet të bëjë në këto kushte pedagogu?

Njera nga këto mundësi minimalisht:

1. Të mbylli gojën dhe të qendrojë si budalla duke iu nënshtruar fatit të tij.

2. Të pranojë të mbetet një mediokër dhe të marrë më qafë studentët e tij.

3. Të bëhet murg, kallogre, dhe të mos martohet, të mos blejë shtëpi, por të mbyllet në një manastir duke u ushqyer me pak kore buke dhe pak verë të kuqe.

4. Të martohet me ndonjë pasanike ose pasanik ose të ketë mundësi të trashëgojë nga gjyshërit ndonjë qyp me florinj.

5. Të merret me ndonjë veprimtari fitimprurëse që i sjell fitime duke e konsideruar punën e pedagogut thjesht si me u gjet Kola në punë!

6. Të vjedhi

7. Të bëjë korrupsion në kurriz të studentëve

Si zgjidhet ky problem që bazohet te konstatimi se kjo shoqëri e ka zhytur pedagogun në kushtet e skllavit dhe i kërkon performancën e Anjshtajnit?

Po, ka mundësi të zgjidhet.

Unë nuk kam ndërmend t’i shtjelloj këtu mundësitë sepse kërkon një një kohë dhe përqasje serioze.

Pres të shoh nëse dikasteri do t’a pranojë këtë konstatim dhe do të vijë të pyesi:

Si i bëhet?

Por, ata që e kanë detyrë t’a mendojnë e ta vendosin në rrugën e zgjidhjes jo vetëm nuk e dinë si ta zgjidhin, por as duan t’a zgjidhin.

Përndryshe elita e pedagogëve shqiptarë do të ndriçonte mbi padijen që na sundon. Përndryshe do të kishim një brez të ri të ditur që do të kishte pyetje të parë: Tani, ku do të punojë unë me diplomën që kam?

Le të mbetemi këto sa për sot: Pedagogun kjo shoqëri e ka skllavëruar, varfëruar, mjeruar! Eshtë një krim për kombin. Dhe pasi e ka zhytur në skllavëri, e bën dordolec duke hedhur kërcënime, fyerje, sharje mbi të që të mos ngrejë kurrë kokë!

Dhe deri diku ja ka dalë!

Tags: pedagogUniversiteti
Previous Post

13 vjet nga vdekja e presidentit Ibrahim Rugova. Dyshimet e ish-Presidentit Sejdiu: Pse nuk u përcoll me ceremoni nga TMK?

Next Post

Thaci-Haradinajt: Ta respektojmë këshillën amerikane për taksat

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Thaci-Haradinajt: Ta respektojmë këshillën amerikane për taksat

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.