• Latest
  • Trending
  • All

Zyrtarizimi i shqipes nxit reagime në Maqedoni

16/01/2019

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 2 May, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Diaspora

Zyrtarizimi i shqipes nxit reagime në Maqedoni

16/01/2019
in Diaspora, Edukimi, Opinion

Ligjin për përdorimin e gjuhëve është publikuar në Gazetën Zyrtare, duke i dhënë formën e prerë kësaj zgjidhjeje ligjore të diskutueshme tani një kohë të gjatë, që rregullon përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe në Maqedoni. Vendimi është publikuar vetëm me nënshkrimin e kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.

“Me bindjen e fortë se jam në të drejt kam ndërmarrë edhe atë veprim me faktin se i kam dhënë të drejtë kreut të shtetit për një vit sa ekziston çështjen e ligjit për gjuhët dhe gjashtë muaj ai për ratifikimin e marrëveshjes për emrin që i njëjti që zbaton obligimet e tij. Për faktin se ai nuk pranoi të zbatojë obligimet e tij është kompetencë dhe obligim i imi që unë që respektoj kushtetutën dhe ligjet që ka miratuar Kuvendi dhe me vullnetin t’i vë në veprim dhe me këtë vlerësoj se kam zbatuar kompetencat e mia kushtetuese”, ka deklaruar kryeparlamentari Talat Xhaferi.

Lajme teNjejta

Biznesmeni i afërt me Putinin pranon ndërhyrjen në zgjedhjet amerikane 

07/11/2022

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Më lanë pa shtëpi, ma morën fëmijën…”/ Del para gjykatës shqiptarja që plagosi grekun, familjarja: Të lumtë dora

12/11/2021

Shumica parlamentare disa herë kishte kërkuar nga presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov, që të dekretojë ligjin, por kjo kërkesë është shpërfillur në vazhdimësi nga kreu i shtetit, pasi ai dhe opozita maqedonase, VMRO-DPMNE kanë thënë se një veprim i tillë paraqet shkelje pasi, Ligjin për shqipen e kanë vlerësuar si “antikushtetues dhe nxitës të tensioneve ndëretnike”.

“Mbrëmë vonë kishim mundësinë që të shohim fytyrën e vërtetë të koalicionit qeveritar LSDM- BDI, koalicion që veten e quan pro-evropian. Shpallja e Ligjit për gjuhët në Gazetën Zyrtare dhe e Ligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës, pa dekretin e Presidentit, është jo-kushtetues. Kjo paraqet bazë për ndjekje penale”, thuhet në reagimin me shkrim të presidentit, Gjorge Ivanov.

Edhe VMRO DPMNE-ja ka reaguar duke paralajmëruar drejtuesin e Gazetës Zyrtare me ndjekje penale.

“Përgjegjësinë për botimin e ligjit pa firmën e Ivanovit e bartë Martin Kostovski dhe të gjithë të involvuarit e tjerë. Me këtë akt LSDM-ja sërish ka dhunuar demokracinë dhe ka shkelur rendin kushtetues në Maqedoni”, thuhet në reagimin e VMRO-DPNE-së.

Por, nga Qeveria kanë thënë se presidenti është ai që ka bërë shkelje, meqë Kushtetuta e obligonte të dekretojë ligjet pas votimit të dytë në Kuvend.

Ndërkohë, deputeti i BDI-së Artan Grubi ka thënë se me këtë akt është zbatuar tërësisht Marrëveshja e Ohrit.

“Më në fund arritën të zbatojmë pjesën normative të Marrëveshjes së Ohrit, me ç’rast arritëm barazinë gjuhësore në Maqedoni në përputhje me kushtetutën dhe me premtimet tona programore. Shoqëria jonë po bëhet më e fuqishme, më kohezive, më e integruar dhe më evropiane”, ka deklaruar deputeti i BDI-së, Artan Grubi.

Edhe njohësit e çështjeve juridike, kanë thënë se vendimi i kreut të Kuvendit dhe i Gazetës Zyrtare është i drejtë, ndërsa fajësojnë kreun e shtetit për shkeljen e Kushtetutës.

“Askush në këtë vend nuk është mbi Kushtetutën dhe ligjet. Në rastin konkret, presidenti i Republikës me mosrespektimin e normës kushtetuese për nënshkrimin e ligjit pas votimit të dytë në Kuvend, ka bërë shkelje të aktit më të lartë juridik në vend. Presidenti në bazë të Kushtetutës një herë ka të drejtë të mos dekretojë ligjet, por nëse i njëjtit ligj votohet sërish në Kuvend, atëherë Kushtetuta e obligon atë të nënshkruajë ligjin”, ka deklaruar Temelko Ristevski, profesor i së drejtës kushtetuese.

Ligji fillimisht ishte miratuar më 11 janar të vitit 2018, por pasi ishte hedhur poshtë nga presidenti i shtetit, Ivanov, Kuvendi e ka miratuar edhe një herë më 14 mars 2018, edhe atë në një atmosferë të tensionuar, të nxitur nga VMRO-DPMNE-ja opozitare, e cila kishte paraqitur mbi 35 mijë amendamente për bllokimin e tij, por që nuk ishin refuzuar nga shumica parlamentare.

Ndërkohë, njoftimi i kreut të Kuvendit për nënshkrimin e ligjit dhe dërgimin e tij në Gazetën Zyrtare ka nxitur sërish reagime të shumta. Përfaqësues të partive shqiptare, njohës të çështjeve politike aktin e ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm për pozitën e gjuhës shqipe, ndërsa partitë opozitare dhe personalitete të ndryshme maqedonase kanë dhënë vlerësime negative duke theksuar se botimi i ligjit pa firmën e presidentit paraqet shkelje të Kushtetutës.

Ndryshe, Ligji për gjuhët parasheh përdorimin e plotë të gjuhës shqipe, apo siç thuhet të gjuhës që e flasin më shumë se 20 për qind e popullatës, si në të shkruar ashtu edhe në folur si në Qeveri, Kuvend, organet e pushtetit gjyqësor, administratën publike si dhe ndërmarrje e institucione tjera.

Për dallim nga më parë, tani edhe drejtuesit e seancave, qoftë të Qeverisë apo Kuvendit, nëse janë shqiptarë, ato do të mund t’i udhëheqin në gjuhën e tyre, ndërsa të gjitha aktet botohen edhe në gjuhën shqipe.

Zgjidhja ligjore parasheh që edhe mbishkrimet në nivel qendror të jenë në dy gjuhë. Gjithashtu me këtë ligj parashihet që uniformat e policisë, të zjarrfikësve dhe të punonjësve shëndetësorë të jenë edhe në gjuhën shqipe në Shkup dhe komunat ku mbi 20 për qind e popullatës janë shqiptar.

Në bankënota shqipja nuk do të përdoret, por ato duhet të përmbajnë elemente të historisë dhe kulturës shqiptare.

Zbatimi i ligjit do të nisë një vit pas hyrjes në fuqi, kur të gjitha institucionet duhet të miratojnë aktet nënligjore për zbatimin e Ligjit për gjuhët.

Gjithashtu, parashihet që në afat prej gjashtë muajsh nga hyrja në fuqi e ligjit, të gjitha institucionet janë të obliguara t’i zbatojnë obligimet e nenit 7 të ligjit.

Zbatimi i ligjit do të jetë kompetencë e dy institucioneve, të një agjencie dhe inspektorati, që do të merren me mbikëqyrjen e zbatimit të dispozitave të miratuara. Për moszbatim të ligjit janë paraparë edhe gjoba për institucionet që sillen prej 4 deri në 5 mijë euro.

Post Views: 117
Tags: gjuha shqipe
Previous Post

Kush mbizotëronte në Epirin antik, helenët apo ilirët?

Next Post

Balili në qelinë e deputetëve. Dita e parë e ‘Eskobarit’ dhe takimi me avokatin

Related Posts

Biznesmeni i afërt me Putinin pranon ndërhyrjen në zgjedhjet amerikane 

by TheAlbanian.co.uk
07/11/2022
0

Biznesmeni me lidhje të ngushta me Kremlinin, Yevgeny Prigozhin, pranoi të hënën se ai kishte ndërhyrë në zgjedhjet amerikane dhe...

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Më lanë pa shtëpi, ma morën fëmijën…”/ Del para gjykatës shqiptarja që plagosi grekun, familjarja: Të lumtë dora

by TheAlbanian.co.uk
12/11/2021
0

Greqi- Klodiana Çela shqiptarja që plagosi ditën e djeshme me armë zjarri mjekun grek Jorgo Neos ka dalë sot përpara gjykatës....

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Next Post

Balili në qelinë e deputetëve. Dita e parë e ‘Eskobarit’ dhe takimi me avokatin

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.