Klement Balili prej ditës së djeshme ndodhet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku është në pritje për të dalë para Gjykatës së Krimeve të Rënda.
Burime të Mapo nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se Balili po qëndron i vetëm në një qeli “VIP” te paraburgimi i Policisë së kryeqytetit.
Në këto qeli kanë qëndruar më parë edhe ish-deputetë të arrestuar për abuzime e korrupsion.
Balili është takuar me avokatin dhe një prej familjarëve të tij.
Ndërkohë ditën e enjte Kelment Balili do te dalë para Gjykatës së Krimeve të Rënda ku do njihet me masën e sigurisë.
Gjyqtarja që do shqyrtojë çeshtjen ndaj tij është Liljana Muça.
Balili do njihet me masën e sigurisë “Arrest me burg” që është caktuar ndaj tij në mungesë.























