• Latest
  • Trending
  • All

1977/Si nisi dënimi i “kulakëve të Poshnjës”

26/11/2018

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 12 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Histori

1977/Si nisi dënimi i “kulakëve të Poshnjës”

1977/Si nisi dënimi i “kulakëve të Poshnjës”

26/11/2018
in Histori, Opinion

Nga Kastriot Dervishi

Në vitin 1977 në Rrethin e Beratit u arrestuan disa kundërshtarë të regjimit që zhvillonin agjitacion e propagandë. Në dokumentet e kohës, ata cilësohen herë “grup kulakësh” e herë “grup ish kulakësh”. Në fund fare, në gjykatë i kanë lënë si kulakë. Është ndër rastet më tipike të rëndimit të akuzës nga agjitacioni e propaganda, te diversioni që do i shkaktonte gjoja dëme ekonomisë rrangallë komuniste. Ky zmadhim është bërë qëllimisht në mënyrë që procesi të shërbente edhe si instrument i propagandës shtetërore. Le të shohim dy njoftimet e para të nisjes së çështjes nga Drejtoria e Hetuesisë së Ministrisë së Punëve të Brendshme. Në raportin e datës 28.5.1977 të zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Feçor Shehu, për Komitetin Qendror të PPSH-së, me lëndë “Mbi veprimtarinë armiqësore të një grupi kulakësh”, njofton se ishin implikuar 26 persona, 3 prej të cilëve ishin arrestuar:

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

-Luftëtar Sako Protoduari (1952), lindur e banues në Poshnje të Beratit, “shtresë e pasur fshatare, ish i cilësuar kulak”, arrestuar më 6.1.1977.

-Sako Murat Protoduari (1910), lindur e banues në Poshnje të Beratit, “shtresë e pasur fshatare, ish i cilësuar kulak”, arrestuar më 12.3.1977.

-Muharrem Sako Protoduari (1955), lindur e banues në Poshnje të Beratit, “shtresë e pasur fshatare, ish i cilësuar kulak”, arrestuar më 21.4.1977.

Në raport pasi shpjegohet agjitacioni e propaganda, nuk thuhet asgjë për akte diversioni, por në fund bëhet fjalë për një sasi dinamiti që do siguronin (pra në kohën e ardhme) Luftëtari e Muharremi për t’u arratisur në Jugosllavi. Ndër të tjera në raportin e F.Shehut thuhet:

“Të pandehurit e mësipërm, duke qenë në pozita armiqësore me pushtetin popullor, vazhdimisht duke shfrytëzuar çdo rast në takime me persona të tjerë, kanë zhvilluar biseda nga më të ndryshme me karakter armiqësor. Këto biseda të përmendurit i kanë bërë kryesisht me elementë të deklasuar e të goditur nga pushteti popullor (kulakë e ish të cilësuar kulakë) që banojnë në zonën e mesit të urave të Rrethit Berat, kështu këta të pandehuri, në bisedat e zhvilluara kanë marrë në mbrojtje elementët armiq e tradhtarë, sidomos komplotistët Beqir Balluku e të tjerë, kanë folur kundër gjendjen ekonomike të vendit tonë, duke lavdëruar njëkohësisht gjendjen ekonomike të vendeve revizioniste-perëndimore dhe të kohës së regjimeve antipopullore në vendin tonë. Këta elementë armiq, e kryesisht i pandehuri Sako Prototuari, kanë synuar që të mbledhin rreth vetes së tyre elementë të rinj me prejardhje reaksionare, sepse siç shprehej ai, ‘ne tani u plakëm, por kur të vijë dita jonë djemtë tanë do t’i shkojnë në hell të skuqur këta leckamanë që qeverisin sot e na kanë marrë pasuritë’. Më qëllim që të shtonte te të tjerët urrejtjen karshi pushtetit popullor, ky i pandehur dhe bijtë e tij, bisedat armiqësore i kanë bërë duke mbledhur elementë të deklaruar në shtëpinë e tyre apo shtëpi të kulakëve të tjerë të asaj zone, duke u folur atyre për kohërat e lumtura që kishin kaluar kur ishin zotër të tokave që sot ua ka marrë pushteti popullor dhe duke bërë aluzione se ato kohëra përsëri do të vinin, po duhej që të mos humbisni shpresën. Gjithashtu duhet theksuar se Sako Protoduari i nxiste të tjerët që të ndërmerrnin akte dhune ndaj njerëzve të pushtetit duke u shprehur se “u kam thënë djemve të mi që t’i rrihnin të gjithë këta leckamanë të ndyrë që na kanë marrë tokat dhe na qeverisin ne sot…se do të vijë përsëri koha jonë dhe ne do të marrim hak për këto që po na bëjnë”. Dy të pandehurit e tjerë, Luftëtar e Muharrem Protoduari, duke parë se ndryshimi i situatës bë vendin tonë po zgjaste shumë, vendosën që të arratiseshin në Jugosllavi”.

Më 7.9.1977 ministri i Punëve të Brendshme, Kadri Hazbiu njofton Komitetin Qendror të PPSH-së për disa të pandehur që kishin krijuar “një organizatë kundërrevolucionare”, duke synuar ndër të tjera edhe hedhjen në erë të kaldajës së kombinatit të tekstileve “Mao Ce Dun” në Berat. Tashmë zhvendoset edhe arratisja nga Jugosllavia në Greqi. Është zhvendosur krejtësisht objekti i hetimit, nga agjitacioni te aktet e diversionit. Implikoheshin 26 persona. Ministri i propozonte partisë organizimin e dy proceseve, (gjyqi i njërit që është i filmuar)  dhe një tjetër. Po ashtu do vazhdonte ndjekja nga Sigurimi e 15 të tjerëve.

Tags: burgjetkastriot dervishikulaket
Previous Post

«Nëse je 36 vjeç e më shumë, mos ik nga Shqipëria»

Next Post

Dokument që mund të ndryshojë historinë e Shqipërisë: Pavarësia s’është shpallur më 28 nëntor në Vlorë

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Si iu dorëzua Princ Vidit kurora shqiptare – Nga Ilir Ikonomi

by TheAlbanian.co.uk
12/09/2021
0

Dërgata shqiptare me Esat pashën u prit nga Princ Vidi në kështjellën e tij të familjes në Nojvid të Gjermanisë...

Next Post

Dokument që mund të ndryshojë historinë e Shqipërisë: Pavarësia s’është shpallur më 28 nëntor në Vlorë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.