• Latest
  • Trending
  • All

Pse u anulua Samiti i Diasporës?

07/11/2018

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 12 June, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Pse u anulua Samiti i Diasporës?

Diaspora e shtetit tallava

07/11/2018
in Opinion

Petrit Kuçana

Ngjante tejet përbuzës sesa i neveritshëm një njoftim i shpërndarë nga ambasadat shqiptare nëpër botë: “Ju njoftojmë se Samiti i dytë i Diasporës do të mbahet në datën 2 mars 2019. Mbajtja e Samitit të Dytë të Diasporës në mars do të përkojë me përvjetorin e 475-të të Kuvendit të Lezhës, ku Skënderbeu bëri bashkimin e princave shqiptare”.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Kjo “gjetje” ngjan me kapakun e hekurt që përmbyll së paku shumë pikëpyetje, ku më bazikja mbetet se pse u anulua ky samit i njoftuar nga Ministri i Shtetit për Diasporën që do të zhvillohej nga 26-28 Nëntor në Tiranë.

Asnjë përgjigje, asnjë justifikim, nuk vjen nga institucionet shqiptare që paskan gjetur “folkun” si metodë harrimi, anashkalimi, dhe se 2 Marsi na qenka ditë e shenjtë për diasporën, thua se ky vit nuk u shpall viti i Skënderbeut.  Por në të vërtete ky njoftim është thjeshtësisht dëshmia e qasjes së qeverisë ndaj diasporës, që siç e pohon Ministri Majko përbën gjysmën e popullsisë.

Krejt koincidencë mbetet edhe shifra se mbi gjysmë milioni shqiptarë kanë marrë leje qëndrimi në vendet e BE-së gjatë 10 viteve të fundit. Kushedi sa provokuese për institucionet do të ishte pyetja vijuese se sa është numri i atyre që janë në të zezë.

Mjafton një lundrim i lehtë në rrjetet sociale për të parë se “Samiti i Diasporës” rezulton i vdekur, (postimi i fundit është bërë vitin e kaluar).

Madje vjet as që i ra kujt në mend që mund të bëhej ndonjë samit, ndërsa pranvera e sivjetme gjallëroi shpresat derisa Ministri Majko njoftoi datat 26-28 Nëntor. Kishte shumë mërgimtarë që prenë biletat, për t’u gjendur atje, pasi siç u tha kësaj radhe do të ishte ndryshe, nuk do të kishte fjalimi politike por do të bëhej me profesionistë.

A u detyrohet ministri një kërkim falje?

Shtet tallava?

Por gjërat nuk shkuan mirë, dhe me sa duket Majko nuk i paska bërë “pazaret pa hanxhinë”, për rrjedhojë erdhi njoftimi se marsi do të sjellë Samitin. Thuajse askush nuk ka shpresë se diçka do të bëhet për diasporën, dhe se përveç albumeve fotografike me ministrin e buzëqeshur, e disa njoftimesh për mbledhje e takime brenda për brenda ministrisë, nuk kemi parë asgjë konkrete. E madje në zhvillimet e ububushme shqiptare duket se diaspora ngjan më pak interes se lajmet astrologjike.Por ka një vërtetë të frikshme.

Politika shqiptare po e përçan diasporën.

Vini re. Qeveria e Shqipërisë e ka caktuar Data 18 dhjetor caktohet si Dita Kombëtare e Diasporës (nuk dihet nga u ka ardhur kjo ide, kur s’besohet që ka ndonjë mërgimtar që mund të gjendet andej, por si shumë gjëra të tjera i bëjnë në kokë të vet) ndërkohë që Kosova e ka në Gusht, kur të gjithë janë me pushime. Dhe ka një PSE që mund t’ua thyejë kokën atyre që me apo pa vetëtijë, e bëjnë këtë gafë që i kalon kufijtë e Turpit. Ndërkohë që Shqipëria ka miratuar gjithnjë në kokë të vet strategjinë e Diasporës, në Kosovë vazhdon konsultimi gjithandej, e madje edhe në shumë qytete të botës. Mjafton të kujtojmë se janë mbase mbi 100 profesionistë që konsultohen dhe japin ekspertizën e tyre në Strategjinë për diasporën në Kosovë.

Por zyrtarët e Tiranës i dinë vetë të gjitha dhe as që duan të “mërzisin” ekspertët e fushave të ndryshme, që jetojnë nëpër botë dhe që përbëjnë pasurinë më të çmuar të çdo kombi…

Ministria e Diasporës e Shqipërisë amë  s’po mundet të bëjë as sa një OJQ si “Germin” në Prishtinë.

Krejt naive duken pyetjet vërtet a u konsultuan me diasporën… a u shtrua për diskutim çështja e tyre apo kjo është e tepërt. Duhet theksuar se mërgimtarët e Shqipërisë janë të vetmit në rajon që nuk e kanë të drejtën e votës dhe as që nuk duket asnjë dritëz shprese se do të mund ta ushtrojnë as në zgjedhjet e ardhshme. E mbase gjithçka fillon nga këtu. Jetimët e mëdhenj për të cilët shteti nuk ka asnjë regjistër formal, dhe kjo bëhet akoma më e dhimbshme kur gjeneratë pas gjenerate po lindin nëpër shtetet e huaja dhe nuk po regjistrohen si “shtetas shqiptar”. Por kjo është larg shumë larg pretendimeve që zyrtarucëve të Tiranës që s’po mundin të prodhojnë qoftë edhe një lajm sa për të larë gojën e diasporën. Deri më sot gjysma e popullsisë së Shqipërisë që jeton jashtë dhe që po  largohet çdo ditë e më shumë duke zbrazur atë vend, i bie thjesht të jetë diaspora e shtetit tallava.

E ndërsa lexon njoftimin kamuflues për Samitin që do të mbahet në mars, duke e ngjyrosur turpshëm me mbledhjen e princave të Skënderbeut, të vjen ndërmend një shprehje e bukur e një samitisti nga Kosova;

“Këtyre nuk u del diaspora as në shpatull të pulës”. Të paktën Majko këtë e kupton. Sigurisht.

Post Views: 76
Previous Post

Artikull i vitit 1901: Fshatrat në Greqi flasin shqip, e në afërsi të Athinës nuk di kush greqisht

Next Post

Për flamurin kuqezi

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Për flamurin kuqezi

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.