• Latest
  • Trending
  • All

Telefoni

19/09/2017

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 18 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Telefoni

19/09/2017
in Opinion

Daut Dauti

Bota nuk është më siç ka qenë dikur. Ka ndryshuar gjithçka. As Londra sot nuk është sikur që ishte dje. Kanë ndryshuar edhe anglezët, sado që nuk kanë dëshirë që t‘u ndodhë një gjë e tillë.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Ka kohë që kanë kaluar tri dekada nga ardhja ime e parë në këtë qytet madhështor. Një ndër gjërat e para që kam dashur t’i shoh në këtë metropol ka qenë kabina e famshme angleze e telefonit. E kam shikuar gjatë për herë të parë. Jam ulur mbi gurët e një muri të ulët dhe kam vrojtuar në drejtim të kabinës. Njerëzit prisnin në radhë për të folur në telefon. Anglezët janë të njohur për mbajtje të radhëve me disiplinë. Sa ma afër qendrës së qytetit, radhët para kabinave të telefonit ishin më të gjata. Kisha dëshirë të hyja edhe unë dhe të flisja me dikën në Kosovë. Por, në atë kohë nuk besoj që kam njohur ma shumë se 10 veta që kanë patur telefona në shtëpi. Të flisje me dikë në Kosovë nga kjo kabinë ishte shumë shtrenjtë. Duhej një xhep plot me para të metalta.

Pas një kohe u bë që edhe unë të isha pjesëtar i radhëve para këtyre kabinave. Nuk kaloi shumë dhe erdhën telefonat e dorës që këtu në Londër filluan të quheshin ‘mobile phone‘(telefona lëvizës) apo “mobajlla” (Celularë) nga shqiptarët. Mobajllin e parë e kam pa në verën e vitit 1985. Para një ‘Shopping Center’ në Wandsworth, një zezak fliste me dikë dhe qeshte me zë. Kam menduar se është ’Woke-Toki’ pasi që në këtë kohë nuk e kam ditur se ka telefona të dorës që funksionojnë pa tela (wireless). Lansimi i parë publik i shërbimit të telefonave mobajl ishte bërë në janar të atij viti (1985) por unë nuk e kam ditur. Telefonat e parë të dorës apo mobajllat kanë qenë të mëdhenjë. Për bateri kishin një lloj mini akumulatori. Në pjesën e pasme kanë patur një vegë për ta futur dorën, si në dorëz, se nuk mbaheshin ndryshe për shkak të peshës dhe madhësisë. Puna u bë ashtu që pas një dekade edhe unë e bëra një mobajll. Në këtë kohë mobajllat u zvogëluan dhe humbën dukshëm nga pesha por edhe nga çmimi.

Asgjë nuk e ka ndryshuar botën më shumë se telefoni. Sot tërë botën e ke në te. Kabinat kanë mbetur shkret kurse telefonat në te i ka kapluar ndryshku. Janë vetëm për atraksion turistik. Dikur në Londër, para ardhjes së mobajllave, ka patur rend dhe qetësi absolute në mjetet e transportit publik edhe kur ishin të stërmbushura me udhëtarë. Të gjithë lexonin gazeta. Rastet e bisedave në tren kanë qenë të rralla. Një herë, në fund të viteve të 80-ta derisa në tren bisedoja me zë të ulët me gruan time, një zotëri para meje e la gazetën anash dhe me plot mirësjellje na pyeti:’ Më falni ju lutem, në cilën gjuhë po bisedoni?’ Kur i treguam të gjithë i lëshuan gazetat përnjëherë sikur në një shfaqje të dirigjuar nga ndonjë regjisor i aftë. ‘Albanian’!? Ishte diçka ekzotike për ta por shkak i mirë për t’i lënë gazetat dhe biseduar e për të njohur njëri tjetrin. Sot në Londër askush më nuk të pyet për gjuhën që flet. Shumëllojshmëria e gjuhëve është bërë normale dhe kjo më së shumti manifestohet me anë të telefonit.

Ka ndryshuar edhe pamja. Në autobusë dhe trena sot mbizotëron zhurma. Të gjithë flasin por jo me njëri tjetrin. Flasin me dikë larg ose i ngulin sytë në monitorin e telefonit. Flasin shumë ndoshta për shkak se nuk paguajnë në shumicën e rasteve. Është zhdukur qetësia e dikurshme. Me te ka ikur edhe ndjenja për këtë nevojë të shpirtit.

Një ditë në tren, para meje, njëri bisedonte me zë të lartë dhe diktonte shënime nga fletorja e tij. Pa kurrfarë dyshimi ishte funksionarë i lartë i FA (Football Association). Bisedonte për rezultatet dhe caktimin e referëve për ndeshjet e Premier Ligës. Një ditë tjetër një i ri ‘përlahej’ me gruan nga distanca, pa kurrfarë turpi. Ky gjendej në tren kurse ajo me siguri në shtëpi. Një herë tjetër një vajzë në autobus e lavdëronte veten te dikush i cili me siguri nuk e njihte. Edhe kjo pa turp.

Kjo pamje nuk është aspak angleze. Anglezët dikur nuk i diskutonin çështjet private në publik. Nuk është më anglezi siç ka qenë dikur. E ka ndryshuar telefoni. Telefoni sot na komandon të gjithëve që të mos jemi ata që ishim dikur. E kemi humbur pavarësinë, elementin kryesor që ka njeriu.

Unë nuk habitem nëse dikush, një ditë, në tren ose autobus, ngritet në këmbë dhe bërtet me zë të lartë: ‘Boll ma me këta telefona’.

 

Previous Post

Fotot e rralla: Durrësi dhe Shkodra në vitin 1914

Next Post

Emigracioni ilegal, dënohen pjesëtarët e grupit anglo-shqiptar

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Emigracioni ilegal, dënohen pjesëtarët e grupit anglo-shqiptar

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.