Shqipëria është vendi i paradokseve por sot na ra në sy një paradoks shumë i vecantë.
Kryeministri Edi Rama është në Nju Jork për të promovuar veten si artist. Nuk ka asgjë në faqen e tij zyrtare e cila sillet sikur ai është në krye të detyrës.
Në të njëtën kohë, ai ka organizuar një takim më Diasporën shqiptare në Tiranë këtë jhavë që vjen. Disa nga figurat kryesore të bashkësisë shqiptaro-amerikane do të jenë të pranishme në atë takim. Me dhjetera shqiptaro-amerikane do te lene cdo gje qe te shkojne ne Tirane sepse i ka thirrur shteti i tyre.
E megjithatë, edhe pse është më e lehtë per kryeministrin Rama të takohet me Diasporën Shqiptare në Nju Jork, nuk ka asnjë lajm se z. Rama ka organizuar ndonjë takim me përfaqësues të diasporës dhe të ndonje prej organizatave të spikatura te saj. ne fakt, disa nga organizatat qe kontaktuam, na thane se ishin te gatshme te takoheshin me kryeministrin por se nuk ishin njoftuar per ndonje aktivitet.
Mesohet se asnje zyrtar I SHBA nuk e ka pritur z. Rama dhe se ai ndodhet ketu vetem privatisht si artist qe shet piktura.














