Mësohet se një aeroplan i nisur nga Aeroporti i Rinasit në drejtim të Gjermanisë është goditur mbrëmë nga rrufeja gjatë kohës së fluturimit.
Aeroplani është nisur rreth orës 18:20 në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit, Tiranë.
Aeroplani është goditur në pjesën e përparme të tij.
Mësohet se aeroplani ka bërë ulje të detyruar në aeroportin e Lubjanës në Slloveni. Dëshmitarët thonë se goditja ka shkaktuar panik tek pasagjerët, por fatmirësisht nuk ka pasur lëndime në njerëz.
Sipas dëshmitarëve, pasagjerët janë transportuar me tjetër aeroplan nga Lubjana me destinacion Munihun e Gjermanisë.





















