• Latest
  • Trending
  • All

KAMBËNGULJA NË DIPLOMACI

25/09/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 8 September, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

KAMBËNGULJA NË DIPLOMACI

25/09/2016
in Opinion

Në fillim folëm për gjellët. Masandej për arkitekturën. Për artet. Dhe në fund për gjuhët. Si mjeshtër i vjetër i muhabetit në gjithçka kishte matuni dhe një shqisë tejet të mprehtë matjeje për atë se çfarë interesimesh kishte bashkëbiseduesi. Mos me shkelë kund në ndonjë dërrasë të kalbët. Një buzëqeshje që e kishte ngjitë për fytyre, për shkak të profesionist, e bante të vështirë me e da në shej se kur buzëqeshej me të vërtetë e kur e bante këtë nga mirësjellja…

Agim Morina

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

E takoja në restoranin e shkollës për gjuhë të hueja. Ishte diplomat i vjetër. Pak para pensionimit. Ishte tue ba misionin e vet të fundit diplomatik.

Në fillim folëm për gjellët. Masandej për arkitekturën. Për artet. Dhe në fund për gjuhët. Si mjeshtër i vjetër i muhabetit në gjithçka kishte matuni dhe një shqisë tejet të mprehtë matjeje për atë se çfarë interesimesh kishte bashkëbiseduesi. Mos me shkelë kund në ndonjë dërrasë të kalbët. Një buzëqeshje që e kishte ngjitë për fytyre, për shkak të profesionist, e bante të vështirë me e da në shej se kur buzëqeshej me të vërtetë e kur e bante këtë nga mirësjellja.

E kuptoi dikur se jam shqiptar. Nga piruni që nuk u ngrit me kohë për te goja e tij e kuptova se u habit. Për mirë apo për keq, nuk e dij. Kisha përshtypjen se u ndi pak i mashtruem nga parandjenjat e tij që i kishte stërvitë kaq vite për me e pandehë koxha me saktësi prejardhjen e një personi mbas disa minutash bisede. Më shikonte me kujdes, tue m’i ngulë sytë e tue bastisë gjithçka në qenien teme për me mujtë me ardhë në një përfundim se çfarë njeriu isha, tash që e ia kishte huqë se prej nga isha. Mbas disa takimesh edhe aj, edhe unë, filluem me ba muhabet ma të relaksuem në tavolinën dhe ulëset e njëjta të restoranit të shkollës. Dhe, doemos, disa nga muhabetet mbaronin te problemet politike që ndodhnin në Shqipni e Kosovë, sepse këto më interesonin mue. Shpesh kritikat e mia ishin të drejtueme te veprimet e qarqeve të caktueme të bashkësisë ndërkombtare të cilat, sa herë që vinte puna te shqiptarët, mbaronin në disfavor të këtyne të fundit.

– Pse shqiptarët në Maqedoni, që përbajnë ma shumë se 30 për qind të popullsisë së këtij shteti kanë shumë ma pak të drejta sesa serbët në Kosovë? Pse në Shqipëri, gati çdo gjashtë muej, shkojnë delegacione të BE për me vlerësu respektimin e të drejtave të pakicave kur dihet se në Shqipëri ka ma pak se dy për qind, megjithëse Shqipëria i ka respektu dhe i respekton të drejtat e pakicave në mënyrë ma të mirë të mundshme brenda kushteve dhe mundësive që ka? Këto delegacione të BE asnjëherë nuk shkojnë, fjala vjen, në Greqi, megjithëse Greqia i ka mohu dhe mohon në mënyrë shembullore jo vetëm të drejtat e pakicave, por edhe egzistimin e pakicave atje, si fjala vjen, egzistimin e pakicës shqiptare. A na e bajnë këtë pse jemi të vegjël? Të pafuqishëm? Ndoshta ngaqë na, megjithatë, i respektojmë dhe sillemi sipas parimeve të marrëveshjeve?

Pa e dijtë që e kisha trazu një ndjenjë të fshehun të tij, e pashë se aj buzëqeshi pak ma me vërtetësi dhe te sytë iu shfaq një shkëlqim i paqartë për mue. Heshti. Më shikoi. Kur prita që ka me folë, aj e piu langun e mollës. A thu ka qëllu ndonjë anglez me simpati të çmendun mbas antikitetit helen. Apo edhe grek me prejardhje? Sapo mendova se aj e la këtë muhabet dhe s’po don me folë, aj tha:

– Shiko, një formulë magjike në diplomaci asht kambëngulja. Nuk asht aq me randësi a je i vogël, a je i pafuqishëm. Në diplomaci asht me randësi shumë të madhe se sa je kambëngulës. E hetoi që unë, jo vetëm që nuk e kapa krejt porosinë e asaj që thoshte, por edhe mospajtimin tem të thellë me këtë sepse kjo gja ishte aq e thjeshtë dhe e lehtë. Simbas meje, unë e pata shtru problemin në mënyrë shumë ma të ndërlikueme dhe të thellë dhe prisja një përgjegje së paku po aq e çatrafilueme. Natyrisht, nuk thashë gja për shkak të mirësjelljes, por aj e kishte kuptu këtë tashma dhe pa ia thanë asnjë fjalë ma shumë vazhdoi:

– Grekët, serbët, malazezët kanë fitu shumë falë kambënguljes së tyne.

– Kambënguljes? Vetëm kaq? – arrijta me thanë.

– Po, kambëngulja asht një armë e fortë në diplomaci. Unë i dij, sidomos grekët e serbët, që kanë qenë fanatikë në çdo gja. S’kanë heqë dorë kurrë nga qëllimet e tyne, me vite, me dhjeta vite, asnjëherë. Sado i vogël që të jetë një problem, ata e zmadhojnë dhe e kthejnë në një fakt të një randësie të veçantë. E problematizojnë deri në atë masë sa i bajnë rrethet diplomatike me nisë me i marrë seriozisht. Ata e dijnë se janë të vegjël dhe po aq të pafuqishëm mballafaqe fuqive të mëdha, por ngulin kambë deri në atë masë sa diplomacia e të fuqishmëve ua pranon veç sa me i heqë qafe, ose thjesht edhe nga pakujdesia e çastit, tue qenë se kambënulja e tyne asht konstante, e pandalshme.

Ishte një përgjegje pak ma e qartë por jo përgjegje që më bani me u ndi i kënaqun krejtësisht. E kuptoi edhe këtë dhe, mbasi i fshiu buzët me pecetë, mori një pozë tipike të bashkëbiseduesit i cili e dinte se do të thoshte një argument përfundimtar e tue i mbështetë llanët kryqaz në tavolinë tha:

– Shiko, po ta ilustroj këtë me një rast konkret. Ti e din që Islanda asht një shtet krejt i vogël apo jo? Banorë e saj s’e mbushin dot as edhe një lagje të Londrës apo jo? Por, ky shtet ka dalë fitimtar në betejën diplomatike me Mbretninë e Bashkueme në tri Luftat e Bakalarit që zgjatën me dhjeta vite, bile mun me u thanë se kishte nisë edhe para shumë shekujsh. Ujnat territoriale të Islandës, në fillim, fjala vjen me 1952, kanë qenë vetëm rreth 6-7 kilometra. Me një kambëngulje të pashembullt islandezët kurrë s’u ndalën me kërkesat e tyne për me e heqë këtë kufizim dhe me përpjekje të mëdha e banë një herë 22 kilometra, masandej 50 kilometra dhe me 1976 erdhën deri te të pabesueshmet 200 mila detare (370 kilometra). Diplomacia britanike, herë e ka nënçmu randësinë, e herë e ka lanë krejt, tue u marrë me probleme shumë ma të mëdha. Por diplomacia islandeze nuk i ka ndalë kurrë përpjekjet për me fitu këtë kontest. Dhe krejt kjo u kunorëzu me 1976 kur ata arrijtën një fitore të pashembullt diplomatike. Kush kish mujtë me parashiku ndonjëherë që një shtet si Islanda me dalë fitues kundër Britanisë së Madhe, një superfuqie planetare? Prandej po thom që kambëngulja, mosheqja dorë jo vetëm nga e drejta jote – e nganjëherë qysh mun me e pa edhe nga e padrejta jote qysh ndodh në politikë – asht një armë e fortë në diplomaci.

Tags: edi rama
Previous Post

Dhunë në familjen gjakovare, arrestohen 4 persona

Next Post

Jevtiq kundërshton idenë e përfshirjes së opozitës në dialogun me Serbinë

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Jevtiq kundërshton idenë e përfshirjes së opozitës në dialogun me Serbinë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.