• Latest
  • Trending
  • All

SHPRESA E VITIT 1992 DHE “POLITIKA E MADHE’’  e burrave të zvogëluar

08/08/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 11 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

SHPRESA E VITIT 1992 DHE “POLITIKA E MADHE’’  e burrave të zvogëluar

08/08/2016
in Opinion

        Nga Genc Drini

                                1                                

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

                                                  JO “LAKURIQ” “NË EUROPË”

Identifikimi me vetvehten, si një identitet unik, i ka bashkuar shqiptarët në shekuj. Kombi shqiptar është shprehja më e lartë i atij identiteti. Asnjë pushtues nuk arriti të virusohet dhe të gërryej ndërgjegjen shqiptare. Asnjë religjion, asnjë teori, asnjë filozofi nuk ka arritur ti imponohet, të mbivendoset dhe ta tjetërsojë atë. Të tre religjionet kryesore si përçuese të një ndërgjegjeje fetare vetëm duke mos iu kundërvu atij identiteti kanë mundur ta shoqërojnë shqiptarin gjatë historisë. Ai kurrë nuk u identifikua ndryshe veçse si shqiptar që punoi e luftoi për liri, kulmuar në mesjetën e vonë me luftërat e drejtuara nga Skënderbeu. Në kohët moderne, në periudhën e iluminuar të Lidhjes së Prizrenit u projektua e ardhmja e kombit shqiptar, luftë për mbrojtjen e territoreve shqiptare kundër fqinjëve shovinistë, lufta kundër pushtimit osman, lufta për liri dhe bashkimin e të gjithë shqiptarëve dhe e të gjithë trojeve shqiptare në një shtet. Më 1912 u arrit Pavarësia vetëm për gjysmën e trojeve shqiptare. Shteti që u krijua trashëgoi frymën dhe filozofinë kombëtare të Lidhjes së Prizrenit dhe e mbarti si mision plotësimin e programit të saj, Bashkimin Kombëtar. Po pas viteve 30 të shekullit të njëzet pa pritmas diçka u thye keqas në botëkuptimin e shqiptarëve. Me nxitje sllave filluan të infiltrohen idetë komuniste, internacionaliste që synonin nisjen e një procesi të thellë diversiv për shkatërrimin e ideologjisë kombëtare të shqiptarëve dhe të kuptimit të historisë.

Një grusht ambiciozësh, aventurierë politik u bënë instrumentet, përdoruesit e atyre ideve antikombëtare dhe përfituesit, arritën të krijonin PKSH në v. 1941  dhe shpallën si synim kryesor marrjen e pushtetit me armë, vijë e përcaktuar nga doktrina komuniste. Mbollën “me sukses” farën e përçarjes dhe të përplasjes, shqiptarët nuk do gjenin më qetësi. Urgjenca për të shmagur përplasjen që po afrohej në mes dy forcave politike të kundërta, Ballit Kombëtar nacionalist dhe LNÇ të drejtuar nga komunistët, çoj në Marrëveshjen e Mukjes të 2 gushtit 1943, e cila vendosi bashkëpunimin për një luftë të përbashkët kundër pushtuesve, luftë për Shqipërinë Etnike dhe zgjedhje të lira pas luftës. Nuk zgjati veç tre ditë, dhe LNÇ e drejtuar nga komunistët e rrëzoi atë marrëveshje që vetë kishte nënshkruar dhe nisi luftë civile, vëllavrasëse kundër nacionalistëve. Në dhjetor 1944 komunistët e kishin fituar tashmë atë luftë civile, u vetëshpallën dhe fitimtar të vetëm të luftës kundër pushtuesve. Kapën shtetin, vendosën sistemin diktatorial dhe ushtruan pa ndërprerje luftën e klasave derisa shkatërruan shtresën e atdhetarëve nacionalistë, së pari ballin e saj elitën kombëtare me përgatitje të shkëlqyer, në përpjekje për të shpërbërë themelet e ndërgjegjes kombëtare. Në vend të saj përhapën mitin e komunizmit, internacionalizmit dhe si më kulmorin mitin e partisë, në fakt mitin e unit të tmerrshëm diktatorial, drejtuesit të saj mbi të gjithë. Me përçarjen që kishin shkaktuar ndër shqiptarë nëpërmes komunizmit sllavët ndjeheshin më se të lumtur. Bashkëpunimi i komunistëve jugosllavë  dhe sovjetikë me ata shqiptarë vazhdoi me radhë deri në vitet 1948 dhe 1960, më pas dhe i komunistëve kinezë me ata shqiptarë vijoj deri më 1978. Për gjysmë shekulli shteti diktatorial i komunistëve, sundoj egërsisht mbi shqiptarët, nuk qeverisi. Kjo provoi se ideologjia komuniste ngjizi veç si një konspiracion për pushtet. U dha mundësinë një grupi njerëzish të pa skrupullt të grupuar në një parti ta përdorin komunizmin dhe pushtetin si një instrument manipulues, dhunues, vrasës dhe përfitimi. Dhe ja kur më 1990 sistemi komunist kishte marrë fund, konspiracioni vazhdoi të ishte fuqishëm në këmbë dhe rrëmbeu përsëri pushtetin, ose shumë më saktë nuk e lëshoi nga dora. Për këtë i dha fuqi një grupi politikanësh të improvizuar shpejt e shpejt ndër vetje ish komunistësh. Shtresat tjera të cilat i kishin shkatërruar sistematikisht përgjatë gjysmë shekulli as që i lanë të afrohen tek pushteti duke u betuar që “Edhe bar do hamë, edhe gjak do të derdhim po fitorja dhe pushteti do të jenë përjetësisht tona shprehej drejtuesi komunist i kohës. Ja sepse sipas pohimit të tij të qartë një grusht drejtuesish komunistë kishin pas bërë luftë, derdhë gjak, vrarë e dërmuar shqiptarët për 50 vite me radhë, për të marrë pushtetin dhe sunduar përgjithnjë mbi kurrizin e qafën e shqiptarëve. Demokracia kishte ra në darën e një realiteti fatal banditësh, “o merre o lëre”!

x

Pas 1991 shit shqiptarët e panë veten të goditur rëndë në ndërgjegje, në ndërgjegjen kombëtaren mbi çdo tjetër, dhe të dërmuar ekonomikisht. Me sytë nga shtetet perëndimore, shembull i vetëm i lirisë, demokracisë dhe mirëqenies, dhe që aq shumë ide emancipuese politike e shoqërore kishin dhënë gjatë historisë moderne, të gjithë shqiptarët shpresuan në ndryshim dhe natyrshëm thirrën: “E duam Shqipërinë si e gjithë Europa!” Kishin lënë pas grindjet dhe dramat e mëdha të mëparshme dhe qenë bashkuar si BE në të mirë të të gjithë shteteve pjestare. Shqiptarët shpresonin se nga ata komunistë të djeshëm që dolën në krye një pjesë mund të transformoheshin disi dhe të bëheshin të ndërgjegjshëm për rolin që u takonte në situatën e re. Të ndarë në dy parti kryesore, ku njëra vetëm sa ndryshoi emrin, të paktën nga tjetra që e quajti veten qendër e djathtë dhe ku u mpleksën dhe mjaft ish të persekutuar politikë pritej të dilnin figura që ti shërbenin vendit. Ndoshta ndrynin brenda vetes mendime të tjera nga qendra konspirative e cila mendonte vetëm të mbante pa fund në dorën e vet frenat e pushtetit, sundimit, të pasurisë dhe të pasurimit. Shpresohej që ajo pjesë të tregonte ndërgjegje dhe të mendonte për të ardhmen e vendit për të gjithë shqiptarët. Në këtë rast do kuptonte se vendi mund të ribëhej vetëm nëse ecej në dy shina paralele, 1-ripërtritjen e asaj që ishte sulmuar aq shumë për gjysmë shekulli, ripërtëritjen e ndërgjegjes kombëtare të vetmen që ndërgjegjësonte çdo shqiptar për përgjegjësi të përbashkëta dhe bashkonte dhe 2-fillimin e ngritjes së ekonomisë, që në ato rrethana parashihte dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Pa mëdyshje ripërtëritja e ndërgjegjes kombëtare ishte e para. Ajo ishte fryma që përfaqësonte thelbin e shpirtit të shqiptarëve, mbarte përgjegjësinë që bënte të mundur dhe rigjenerimin e energjive në funksion të përtëritjes. Pa frymë nuk ka motivim të orientuar, pa motivim të orientuar ka veç konfuzion dhe anarshi. Konfuzioni dhe anarshia nuk janë progres dhe çojnë vendin vetëm drejt një shteti mafioz dhe shkatërrimit. Thirrja: “E duam Shqipërinë si Europën”, shprehte vetëm bindjen dhe aspiratën për modelin e vetëm zhvillues të mundshëm për ne për tu ndjekur, po BE shprehte aq sa shprehte dhe jo më tej dhe nuk mund të ngrihej kurrë e të trajtohej artificialisht si frymë që të përdorej si tullumbace në dorën e partive.

imagesPër fat të keq pas 91-shit gjithçka u përqendrua në hosana të pa fre për materializmin, nisjen e një ekonomie tregu konfuze brenda një sistemi demokratik edhe ai i pa arrirë, dhe nuk u bë asgjë për ri ngritjen e frymës ndërbashkuese kombëtare. Përpjekjet nga ndonjë parti me frymë nacionaliste jo nga të mëdhatë në numër, për ta Rimëkëmbur atë frymë kombëtare, u mbytën nga kori i pragmatistëve të të gjitha anëve. Megjithatë të gjithë e ndjejnë se diçka ka shkuar mjaft keq dhe prape shkon shumë keq, aq sa sot kandidati demokrat për kryetar të Bashkisë së Tiranës deklaron haptas që: “I kemi neglizhuar vlerat kombëtare por do ti forcojmë.. !”Koha kalon po nuk ka gjasa të krijohet një platformë përtëritjeje morale e kombëtare. Drejtuesit e klasës politike të improvizuar, kohën e përdorën për vete. Përvetësuan fluturimthi thirrjen e natyrshme të shqiptarëve: “E duam Shqipërinë si Europën!” dhe bërtitën më shumë se të gjithë për të dalë në krye, e më pas për tu mbajtur pas pushtetit..! Qe krejt e lehtë për të thirrur, dhe përfituar abuzivisht nga pushtetit për vete, po “shumë e vështirë” për ta bërë ashtu shpejt e shpejt “Shqipërinë si Europën”! Shqipëria në rrëmujat e veta as që kishte vendosur gurin e parë që të bëhej si Europa dhe dëshpërimi i shqiptarëve po shfaqej. Klasa politike e pa skrupullt e nuhati rrezikun e braktisjes nga shqiptarët dhe të dy krahët së bashku e larguan si të rrezikshme thirrjen e vetme që përmbante një objektiv të qartë se çfarë duhej bërë: “E duam Shqipërinë si Europën!”  Me dinakëri lëshuan thirrje të tjera krejt “të parrezikshme” për ta sepse pa objektiv për tu realizuar e nuk i detyronin ti jepnin llogari askujt:“Të shkojmë drejt Europës”, ’Të shkojmë drejt perëndimit’’, “Europë, Europë”.. ku siç shihet u ruajt me kujdes fjala magjike “Europë”e pëlqyer nga të gjithë. Po veç në dukje qenë“ të ngjashme” me thirrjen e parë, po jo dhe në domethënie. Përse duhej të zëvendësonin një thirrje me domethënie konkrete me një metaforë që nuk thoshte asgjë? Si europianë të parë që janë shqiptarët u hutuan ca nga ajo metaforë çorientuese me mesazhe të pa qarta për shkumje diku… Njerëzit, shkojnë, vinë, lëvizin, dhe emigrojnë, po këtu bëhej fjalë për Shqipërinë që duhej bërë, për shtetin që “nuk shkojnë askund”, as figurativisht. Të gjithë e dinin mirëfilli, edhe shqiptarët, dhe politikanët e improvizuar se pas rënies së komunizmit të gjithë shtetet ish komuniste të Europës lindore kishin vetëm një perspektivë dhe asnjë tjetër, demokratizimin, ekonominë e tregut, dhe vullnetin për tu integruar në Bashkimin Europian, një grupim i lirë politiko ekonomik i shteteve demokratike europiane perëndimore. Kjo qe rrjedhojë pa alternativë e ngjarjeve historike, e pëlqyer nga të gjithë dhe asnjeri nuk ishte kundër, atëherë çdo thirrje ishte e tepërt dhe mashtruese si zhurma e një fuçie boshe që rrokulliset krejt kot nëpër gurë drejt fundit të kodrës. Prandaj asnjë qeveritar koshient i atyre shteteve nuk u shtoi veshëve të qytetarëve të vet sllogane propagandistike konfuze pa kuptimësi politike si: “Të shkojmë drejt Europës”etj. ! Ato shtete po lidheshin ekonomikisht me shtetet europiane dhe kërkonin të integroheshin në BE e cila vetë donte ti integronte dhe e kishte lënë shtegun hapur që ato shtete me vullnetin e vet të përgatiten për tu bërë anëtarë të BE. Procesi avancoi me Traktatin e anëtarësimit të këtij prilli 2003 për dhjetë vende ish komuniste. Njëlloj edhe Shqipëria “pa shkuar askund” duhet të përpiqej të arrinte një nivel demokratik, ligjor dhe ekonomik, kishte mundësinë të bëhej shtet pjestar i Bashkimit Europian, kështu plotësohej vullneti i shqiptarëve. Integrim në BE nuk do të thotë “shkuarje” në Europë! Po sikur BE të mos i hapte rrugën Shqipërisë për tu integruar në BE, si do ia bënin hallin politikanët tanë “të mëdhenj” që ta mbanin premtimin dhe ta “çonin” Shqipërinë në Europë? Si dje dhe sot dhe në çfardo rrethanash për ta e për këdo e vetmja rrugë ishte dhe është “ta sillnin” Europën në Shqipëri. Fraza “ta sillnin” është përdorimi me pak humor në rastin tonë i të vetmes formë korrekte metaforike për kuptimin e thirrjes: “ta bëjmë Shqipërinë si Europa”. E thënë më qartë, pa humor dhe pa metafora që mund të ngjallin dyshime për prapaqëllime politike, është ta bëjmë Shqipërinë demokratike dhe të përparuar. E për ta bërë Shqipërinë kishte vetëm një mënyrë, duhej që thonjtë e shqiptarëve të mbërtheheshin fort në tokën shqiptare. Kjo qe detyra patriotike e klasës politike dhe intelektuale, të mbështeste këtë ndërgjegje dhe të bëheshin një me të gjithë shqiptarët për ta bërë vendin. Vetëm kështu shqiptarët rifitonin vetveten dhe nuk do të iknin nga vetvetja për çfarëdo koncepti të kthyer në mit të supozuar, përfshirë dhe mitin Europë të përfytyruar diku jashtë vetes. Vetëm një ndërgjegje kombëtare e rimëkëmbur do këndellte moralisht shqiptarët që për rreth pesëdhjetë vite i kishin detyruar në ikje nga vetja, nga ndërgjegjja e vet, nga kombi, në ikje nga interesat e kombit shqiptar, në ikje, në ikje..për komunizmin, për proletariatin botëror, internacionalizmin fantazmagorik, dhe në ikje për përdhosjen më të madhe të dinjitetit kombëtar, për“ partinë mbi të gjitha”, që arrinte në shëmtinë më të neveriteshe kundër dinjitetit kombëtar e njerëzor, “drejtuesin” mbi të gjithë..! E do këndellte shqiptarët në Kosovë që i kishin detyruar artificialisht në ikje për bashkim vëllazërimin, manipulimin kohë fitues për sllavët që më në fund u zharit nga luftërat që   nga viti 1991 deri në v. 1999 dhe u rrënua bashkë me shtetin artificial. Kjo ikje nuk duhet të ndodhte më për asgjë. Mjerisht nuk ndodhi kështu. Edhe pas 1992 -shit vazhdoi ikja nga vetëvetja…sepse klasa politike, drejtuesit e improvizuar, “vetjet” drejtuese përsëri “mbi të gjithë”, me një grusht rojesh nga pas, nuk harruan të rrotulloheshin në konspiracionin që i prodhoi. E trajtuan Shqipërinë si pronë kryesisht të vetën dhe pjesërisht të ndihmueseve të tyre, partive, që abuzivisht veprojnë e marrin hise privilegjesh dhe interesash mbi kurrizin e shqiptarëve. E tashmë nuk është një parti, është e ndarë në klone që do përplaseshin armiqësisht në konkurrencë me njëra tjetrën për kapjen e pushtetit dhe të aseteve ekonomike. Nuk qe e re, në partinë që i polli grindjet nuk kishin pushuar përgjatë gjysëm shekulli.

Sigurisht që grupimi politik që mori pushtetin pas v.1992 shprehu vullnetin për të ecur përpara, pat impulse positive, po pati vështirësi të mëdha dhe nuk e pati të lehtë. Mungesa e experiencës e traditës demokratike dhe ajo qeverisëse në rrugën e re, po dhe ecja në gjurmët e partisë shtet, çuan në gabime dhe qeverisje të këqia dhe mungesë të pa falshme reagimi. Po ajo që rrënoi çdo gjë qe babëzitja dhe konkurrenca e ambicieve të mëdha pa kufij për pushtet e pasurim në mes dy partive kryesore politike dhe klaneve. Partia që drejtonte u kap çmendurisht pas pushtetit po u mbrojt pa mjafueshëm me vendimet shtetërore gjysmake që ndërmori, dhe tjetra në opozitë u lëshua e etur për rrëmbimin e pushtetin edhe me luftë pa pyetur fare për pasojat për vendin. U duhej pushteti..! Thellimi i krizës solli ngjarjet e rënda dramatike të vitit 1997, dramën më të madhe që i traumatizoi thellësisht shqiptarët dhe çoj në zgrip vendin. Valë të nxehta përcëlluese që vinin nga Greqia ndihmuan rrokullisjen. Ndërkombëtarët ndërhynë me autoblindat e misionit Alba të 15 prillit dhe me 7000 ushtarët nën drejtimin e Italisë për ta shpëtuar Shqipërinë nga gremina. Ndodhi ndryshimi i pushtetit, vetëm kaq, po korrupsioni u rrit dhe u perfeksionua. Peshkopit grek Janullatosit që kishte uzurpuar kishën autoqefale i bëri shoqëri greku Likurezo që mori përsipër të “bëjë” deri dhe Kushtetutën e Shqipërisë. Edhe sot në vitin 2003 pas 11 vitesh klasa politike vazhdon ti shërbejë thellë e më thellë vetëm interesave të veta. Po duhet ca demagogji për të mbajtur a rikapur pushtetin, dominuar dhe livadhisur mbi shqiptarët, prandaj nga të gjithë krahët politikë vijon gara e shfrenuar çorientuese dhe thirrjet evazive pa kuptim “Të shkojmë drejt Europës” e të tjera thirrje të ngjashme. Kështu arritën të zhdukin përfundimisht nga qarkullimi thirrjen “e rrezikshme” programatike :”Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europën”dhe drejtuesit e dy partive kryesore ndjehen të kënaqur. Shohin veten të shpëtuar dhe interesat e veta të siguruara, Shqipëria u mbetet atyre, e të tjerët “o burra” le shkojnë kur të duan drejt Europës pa kufinj… Deri më 1992 shqiptarët u duheshin si “bujkrobër” për të punuar çifligun e partisë prandaj i kishin futur në gardh me gjemba dhe plumba që të mos u ikin. Ndryshe përse do ti burgosnin e vrisnin kur përpiqeshin të iknin? Pas 1992 shit me ekonominë e tregut ndryshoi natyra e “biznesit”, nuk u duheshin më shqiptarët si skllevër, u duhej veç Shqipëria me pasuritë e saj për ta vjelë. Kapitalet e grumbulluara me grabitje gjatë komunizmit dhe të fshehura jashtë vendit do futeshin në punë në lloj lloj emrash e firmash, vendi dhe të huaja. Pronarët e kloneve, partive aktuale do bëheshin pronarë të pasurive kombëtare nëpërmes degradimit e më pas me privatizimeve skandaloze shitur për një copë bukë. Do ktheheshin në aksionerë të kamufluar të pasurive të Shqipërisë. Në koncesionet që do u jepeshin të huajve edhe aty qeveritarët do fusnin hundët. Ulnin përfitimet për shtetin shqiptar, u siguronin të huajve fitime në përqindje të ndryshme po vetëm pasi në rrugë të fshehta drejtuesit për vete kishin siguruar të ishin bashkë koncesionerë përfitues të përqindjes tjetër të fitimit. Grabitje kolosale të mbuluara me mjegull informacioni. Në mars, prillin e v.1997 ndodhi deri dhe vjedhja direkte e thesarit të shtetit në Qafë Krrabë e të tjera si këto në vazhdim. Prandaj pjesa më e madhe e shqiptarëve nuk u duheshin nëpër këmbë, vetëm u prishnin punë, mund dhe duhet të iknin dhe kështu ndodhi.

Të zhgënjyer thellë ngaqë të tradhtuar, në vështirësi dhe të pa shpresë se vendi bëhet me ata drejtues që i ishin ngulur thellë e nuk shqiteshin, me mundin që u shkonte kot, shqiptarët si pa kuptuar e harruan krejt si të ishte utopi thirjen: “Ta bëjmë Shqipërinë si Europa” dhe u përpoqën konkretisht “të shkonin vetë drejt Europës” andej nga po i shtynin” ‘’elitat’’ mjerane politike! Patën kujtuar se kishte ikur njëherë e mirë koha e ikjeve me anije e vitit 1991, po jo, dhe u vërsulën në gomone drejt Europës pa kufij… Gomone  që përplaseshin nga dallgët, çaheshin a i përpinte deti disa, për të arritur kurrë Europën që ‘’paska pas qenë synimi i ynë madhor’’ dhe vazhdojnë ende sot pa ndërprerje “drejt Europës”, deri në boshatisjen e plotë të Shqipërisë dhe sajimin diku tjetër të një shqiptari pa atdhe, pa kufij…. Duken si projekte katastrofale ogurzeza të krijuara nga prapaskena pa kufij që ecin me gomonet e ambicieve vetiake pa kufi të një pjese drejtuese të klasës politike dhe për lumturinë e atyre që gjithmonë e kanë dashur Shqipërinë pa shqiptarë. Tragjedia e Otrantos e 28  marsit 1997 ndjehet dhe do të ndjehet në kohëra si gjëmë rrënqethse e diku do dëgjohet dhe zëri çirrës i qeveritarëve tanë manipulues, thirrjet për Europën pa kufij… Ku qenë ‘Burrat “e mëdhenj’’që duheshin për ta shpëtuar Nënën Shqipëri në ato çaste të rënda? Në fakt qenë ata që e rroposën vendin, ambiciet vetiake ua kishin tharë ndërgjegjen dhe qenë të zvogëluar aty ku nuk shkon më, qenë kthyer në burrecë të mjerë.

Të pa aftë dhe pa dëshirën që ta bëjnë “Shqipërinë si gjithë Europa”, veç për të fituar kohë dhe hapsirë veprimi edhe sot në vitin 2003 “drejtuesve” u duhet sërisht të mashtrojnë. Vijojnë me sloganet emocionale demagogjike me semantikë të sforcuar të dyshimtë dhe të pa kuptimtë: “Të shkojmë drejt Europës” që shqiptarët të humbasin drejtpeshimin. Slogane që në të njejtën kohë duken tepër zhvleftësuese për Shqipërinë dhe shqiptarët duke krijuar përshtypjen se shqiptarët pa Europën nuk mund të jenë asgjë. Shtëpia e jonë, sodoqë me problem u paraqit e pamjaftueshme, e zvogëluar në dinjitetin e saj, ndërsa Europa jo vetëm si parajsë e bekuar por dhe si ‘’daja ‘’ku do shkojmë të hamë petulla. Sikur shqiptarët nuk vlenin dhe as nuk vlejnë pa Europën. Sikur Shqipëria, toka shqiptare, ekonomia shqiptare ishin në mëshirën e lëmoshën e Europës e konceptuar kështu keq prej tyre si një “organizatë bamirëse”, e pra ç’na duhet Shqipëria kur kemi dajën Europë?… Një përpjekje vërtetë djallëzore konfuzuese, e bërë kjo dhe me synimin për të vonuar me qëllim integrimin e Shqipërisë në BE.

Po Bashkimi Europian çfarë bënte, si reagonte? Vëzhgonte mjaft i çuditur për mënyrën e çuditëshme sesi shqiptarët po e bënin “Shqipërinë si gjithë Europa”. Deklaronte tash e parë se:’’Në BE do  antarësohen shtete partnere, të pjekura në demokraci, politikë, në ekonomi dhe ligje. Se duan që Shqipëria të ngrihet në nivelin ligjor dhe organizativ si shtetet tjera dhe të bëhet shtet pjestar i Bashkimit Europian, për këtë ndërtuan programe dhe ofruan ndihma në shërbim të forcimit të demokracisë dhe të institucioneve. Duke thënë vazhdimisht e para së gjithash se demokracinë, shtetin ekonominë, pra petullat, duhet ti gatuani me mendjen dhe duart tuaja, energjitë tuaja, kryesisht me miellin dhe vajin tuaj, për vendin tuaj, për shqiptarët.

Vijon

Genc Drini

drinig@hotmail.com

Londër, gusht 2003 

Tags: edi rama
Previous Post

Kosova kishte edhe një ‘Majlindë të Artë’ para 26 shekujve

Next Post

Vdekja e 17-vjeçarit tek landfilli, arrestohen 4 punonjës, në kërkim administratori

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Vdekja e 17-vjeçarit tek landfilli, arrestohen 4 punonjës, në kërkim administratori

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.