Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, është takuar sot me deputeten e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, ku në qendër të takimit ka qenë reforma në drejtësi.
Takimi i Lu-së me Bregun vjen disa ditë pas takimit që ai pati me deputetin tjetër demokrat Astrit Patozi. “Patëm një bisedë shumë të mirë, jo vetëm për reformën.
Jo vetëm për qëndrimin e opozitës, por një bisedë shumë të mirë për nevojën e një kompromis politik për reformat e mëdha”, tha Bregu për media pas takimit.















