Në vend që të raportonin një pjesë e mediave shqiptare kanë festuar me pathos arritjen në redaksitë e tyre të fotove ku kryeministri shqiptar Edi Rama duket përkrah kancelares Merkel dhe presidentit Holande ne takimin e liderëve të Ballkanit.
“Edi Rama vjedh samitin e Parisit, është i përzgjedhuri i Merkel” ekzaltohet gazetaPanorama. “Rama mes merkel dhe Holande” nënvizon Dita. “Rama i zgjedhuri i Merkel dhe Holande” përforcon Tema.
Të gjitha këto artikuj janë të shoqëruar me fotot e vetme ku kryeministri shqipëtar duket në krah të presidentit francez dhe kancelares Gjermane.
Historia është tashmë e njohur.
Që nga takimi i parë në berlin Rama ka mëkuar tek mediat e tij servile faktin se ai është i përzgjedhuri i perendimorëve mes liderve të tjerë të mërzitshëm ballkanikë. Kjo parody e arriti kulmin gjatë vizitës së Merkel në Tiranë, kur redaksia e TV Klan i bëri kancelares një pyetje të parapërgatitur: “A mendoni ju se Ram është lideri i ballkanit ashtu sikurse ju jeni liderja e Europës”?
Natyrisht ky spekulim që bëhet për tu hedhur hi syve shqiptarëve mori përgjgjen e merituar nga Mrkel: një “Nain” të fortë.
Por me të njëjtin refren vazhdohet të bëhet politikë në Tiranë.
Aq më e theksuar u bë gjë tani kur media të huaja si Reuters apo Zëri i Amerikës i kanë bërë jehonë skandalit të pagesës së 80 mijë dollarëve nga Edi Rama për të bërë një foto me Obamën.
Kulmin e manipulimit tentoi ta bëjë Taulant Balla, i cili pasi mori vesh se PD kishte bërë padi ndaj kryeministrit për këtë aferë pagimi të paligjshëm, shkroi mbi foton me Merkel dhe Holande: Tani PD të padisë edhe këtë të dy. Sikur fotoja e djeshme si kryeministër mbulonte mëkatin e fotos për të cilën Rama kishte paguar me para të zeza dhe ta padeklaruara.
Pikërisht për të mbyllur skandale si ky Ramës i duhen foto si këto të Parisit, të cilat i japin mediave servile shqiptare mundësinë për ta përshkruar si atë që nuk është: liderin e preferuar të udhëheqësve perendimorë. (Lapsi.al)


























