Policia Bashkiake e Tiranës ka nisur aksionet për të ndaluar personat që mbledhin kanaçe apo pjesë të tjera metalike në kazanët e plehrave, për t’i shitur më pas për skrap.
“Gjatë kontrollit të territorit, u konstatuan grumbullime mbetjesh nga kazanët e mbeturinave, pronë e Bashkisë së Tiranës, për tregtim të paligjshëm. Shërbimet e Policisë Bashkiake morën masa ndaj kundravajtësve, si dhe për dërgimin e ketyre mbeturinave në Landfill”, thuhet në njoftimin e Bashkisë.
Por zakonisht ata që rrëmojnë nëpër kazane janë njerëz të varfër që mbajnë frymën gjallë me ato pak lekë që marrin nga shitja e kanaçeve. Duke i hequr edhe këtë mundësi, pyetja që shtrohet është me çfarë do të jetojnë këta njerëz?
Aksione të tilla nëpër rrugët e Tiranës, njësoj si aksionet ndaj shitësve ambulantë apo për kuponin tatimor kanë shkaktuar shpesh indinjatë dhe reagime të ashpra në rrjetet sociale. Kujtojmë këtu pamjet e gruas që qante pasi policia bashkiake i sekuestroi makinën me të cilën bënte kokoshka.
/LAPSI.AL/

















