Një akt i paprecedent ka ndodhur në vizitën e Presidentit Bujar Nishani në Bruksel, gjatë takimeve që kreu i shtetit tonë ka zhvilluar në selinë e NATO-s.
Ashtu sikurse shihet edhe nga fotoja e mësipërme përkrah Nishanit ndodhet edhe Piro Ahmetaj, këshilltar i presidentit për sigurinë.
Ai është shfaqur me uniformë ushtarake në takimet që presidenti ka zhvilluar. Piro Ahmetaj është gjeneral brigade në rezervë. Mirpo mbajtja e uniformës së ushtarakut nga ana e Piro Ahmetajt është një veprim i kundraligjshëm pasi është e ndaluar me ligj për ushtarakët në rezvervë që të mbajnë uniformë në takime të tilla.
Kujtojmë që Piro Ahmetaj njihet si njeriu i cili ka sulmuar Politikisht dhe deputetët e komisionit parlamentar të sigurisë. Mirpo ndaj tij nuk është marrë asnjë masë.
















