Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve u kërkon zyrtarëve dhe deputetëve të plotësojnë formularët e vetëdeklarimit në kuadër dekriminalizimit.
Zëdhënësja e KQZ-së Drilona Hoxhaj tha se deri në këto momente kanë plotësuar këto formularë vetëm 75 përqind e tyre, ndërsa kujtoi se ky proces mbyllet me datën 4 maj.
“Pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve,deri më datë 29 prill 2016, në zbatim të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” dhe vendimit të Kuvendit nr. 17/2016 “Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr.138/2015”, kanëdorëzuar formularin e vetëdeklarimit;
100 deputetë nga 140
11ministranga 20
34kryetarë bashkie nga 61
1234 këshilltarë bashkiakë nga 1595Aktualisht nga 1836 funksionarë,kanë dorëzuar formularët e vetëdeklarimit pranë KQZ-së, 1379 ose 75.1 % e tyre”, thuhet në deklaratë.
















