• Latest
  • Trending
  • All

Unioni Evropian, jo Bashkimi Europian

13/04/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 19 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Unioni Evropian, jo Bashkimi Europian

13/04/2016
in Opinion

Nga Daut Dauti

Ka kohë që organizata ekonomike dhe politike e quajtur Unioni Evropian, në gjuhën shqipe gabimisht quhet Bashkimi Europian. Ky përdorim i gabuar është bërë pothuaj i zakonshëm dhe gjithnjë e më shumë vërehet mbizotërimi i kësaj shprehje të gabuar kundrejt asaj të drejtë.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

“Lansimi” i shpejt i shprehjes “Bashkim Europian”, në vend të “Union Evropian”, është bërë nga ata (zakonisht nga mediat) që nuk çajnë kokën për krijimin e domethënieve të gabuara politike dhe juridike. Shkurtimisht, Unioni Evropian nuk është Bashkim Europian as për arsye të thjeshtë kuptimore dhe gramatikore. Fjala Union nuk përkthehet si Bashkim, kurse në Fjalorin e Gjuhës Shqipe (1980) kontinenti për të cilin e kemi fjalën quhet Evropë e jo Europë.

Por, arsyeja kryesore për ta quajtur këtë organizatë Union Evropian qëndron në rolin dhe domethënien që shprehja union ka pasur gjatë historisë në fushën politike dhe juridike të zhvillimit të shteteve. Fjala union (në gramatikë është emër) ka hyrë në përdorim në gjuhën angleze dhe franceze në mesjetë, duke ardhur nga latinishtja: Union – unio: që në shqip d.m.th. një, të qenët një apo të bërit një.

Përkundër domethënies që shprehja union kishte në përkthim, kjo fjalë nuk u përdorë kurrë si e përkthyer në anglisht, frëngjisht dhe gjuhë tjera evropiane, por u përdor gjithmonë fjala origjinale – union. Arsyeja ishte se fjalët dhe shprehjet tjera të gjuhës latine që hynin në përdorim të këtyre gjuhëve, kur ato kishin kuptim politik dhe juridik, nuk përktheheshin. Kjo është arsyeja që pjesa politike dhe juridike e gjuhëve të cilat fliten sot në Evropë, dominohen nga latinishtja dhe pjesërisht nga greqishtja.

Këtu kemi të bëjmë me shumë fjalë të cilat askush nuk ka tentuar t’i përkthejë. Si do të përkthehej, ta zëmë, fjala: federatë, konfederatë, demokraci, burokraci, ministri dhe mijëra fjalë të tjera. Nuk përkthehet as fjala union edhe pse mund t’i dihet kuptimi i përafërt.

Fjala union, siç u pa më lartë, është fjalë e latinishtes, por nisi të përdoret sërish në mesjetë pasi që kishte nevojë që me te të shpjegoheshin disa bashkësi të reja apo realitete të reja politike që u krijuan në Evropë. Fjala është për Unionin Personal dhe Unionin Real.

Unioni Personal krijohej si marrëveshje kur një apo më shumë shtete të ndryshme qeveriseshin nga i njëjti sovran (zakonisht mbreti), por që kufijtë, ligjet dhe interesat tjera të këtyre shteteve mbeteshin si më parë. Raste të këtilla ka pasur shumë në botë, por sot në Evropë rasti i Andorrës e ilustron këtë shembull.

Unioni Real është kur një apo më shumë shtete bashkojnë disa institucione duke i shkrirë në një. Këtu shihet që nuk kemi të bëjmë me unifikim të shtetit në aspektin politik e as juridik. Por, është e qartë që ky Union (Real) ka prejardhje nga Unioni Personal.

Origjinën e Unionit Evropian nuk duhet kërkuar në dy llojet e unioneve që u përmendën më lartë, pasi që kjo organizatë tani më është pranuar si bashkësi sui generis. Por, trashëgimia juridike ka luajtur rolin e vet duke ndikuar që organizata në fjalë të quhet Union Evropian.

Ekziston edhe arsyeja politike që Unioni Evropian nuk është Bashkim Evropian. Shtetet anëtare të Unionit Evropian janë marrë vesh që vetëm disa funksione apo karakteristika shtetërore t’i bashkojnë dhe në ato pika të qeverisen nga Brukseli. Nëse shtetet anëtare merren vesh që nga ky vend të ushtrohet edhe Politika e Jashtme e Përbashkët, Mbrojtja e Jashtme dhe e Brendshme (ushtria dhe policia) e përbashkët, sistemi i përbashkët monetar dhe të gjitha funksionet tjera që ka një shtet, atëherë Unioni Evropian mund të quhet Bashkim Evropian. Mund të quhet Bashkimi Evropian apo Evropa e Bashkuar për arsye se do të jetë e tillë dhe do të funksionojë si një shtet i bashkuar, siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, apo siç ishte Bashkimi Sovjetik. Deri atëherë, kjo bashkësi politike dhe ekonomike, duhet të quhet Union Evropian e jo Bashkim Europian.

Tags: edi rama
Previous Post

Atifetja, presidentja që nuk erdhi me zarf

Next Post

Kryeministri si agjensi udhëtimesh!

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Kryeministri si agjensi udhëtimesh!

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.