• Latest
  • Trending
  • All

Kudo ku shkoj Atdheun e mbart si plagë

06/04/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 19 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Kudo ku shkoj Atdheun e mbart si plagë

06/04/2016
in Opinion

Pirro Dollani

Shkak për këtë shkrim u bë telefonata e një mikut tim amerikan, që do të niset në një udhëtim nëpër Evropë. Ai dëshironte që gjatë vizitës në Evropë të ndalej edhe në Shqipëri. Më pyeti nëse dija se çfarë dokumentacioni kërkohej nga qeveria shqiptare për ato raste kur të huajt udhëtojnë së bashku me kafshët e tyre, si qeni, macja në Shqipëri. U krijua një pauzë, pasi s’dija çfarë përgjigje t’i jepja, kur ai vazhdoi. “U dërgova një email Departamentit të Bujqësisë në Uashington dhe ata më kanë dërguar dokumentacionin që duhet plotësuar për vendet e Evropës së Bashkuar. Në atë dokument thuhet se Shqipëria ka miratuar rregulloren e Evropës së Bashkuar, por, njëkohësisht, udhëtarët udhëzohen që të marrin kontakt me Ambasadën Shqiptare për kërkesat që ka vendi. Menjëherë, vazhdoi miku im, hyra në Internet dhe shkova te faqja e Ambasadës Shqiptare në Washington. Klikova tek “Embassy Services” (“Shërbime të Ambasadës”) dhe poshtë nëntitullit s’kishte asgjë, madje as edhe një gërmë.”

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Pirro-Dollani-220x288U krijua një heshtje, saqë miku im, pyeti: “Hello, are you there?”
Aty jam që mos qofsha, thashë me vete, dhe si një elektroshok trurin ma përshkoi vargu i famshëm i poetit Nobelist e Diplomat, Jorgos Seferis:
“KUDO KU SHKOJ ATDHEUN E MBART SI PLAGË!”
“Miku im, iu drejtova bashkëfolësit, nëse të pret puna, më lejo të komunikoj vetë me ambasadën.”
Sapo ula telefonin, hyra në Internet dhe shkova te faqja e Ambasadës së Shqipërisë. Në faqen e parë ishte një ekspozitë fotografish nga veprimtaritë e ambasadës. M’u duk bukur! S’ka më bukur! Kalova tek faqja “Shërbimet e Ambasadës” . . . e bardhë si bora e maleve tona!!! U ktheva përsëri tek faqja e parë. Paçka se aty ishin fotografi me Obamën, John Kerrin, takime me ambasadorë të ndryshëm, mua më la shijen sikur isha para atyre Stendave të Bashkimeve Profesionale të dikurshme! Mbasi humba nja gjysmë ore duke qëmtuar në “faqen e bardhë” të Ambasadës sonë, thashë t’i nis një email nga faqja e tyre. Kësisoj, rreth datës 19 ose 20 Mars, u shkrova një email të shkurtër ku në krye vija emrin dhe mbiemrin tim, dhe pa hyrë në hollësi u lutesha që t’më dërgonin ndonjë kërkesë specifike, përveç atyre që kërkoheshin nga rregullorja e Evropës së Bashkuar për udhëtarët që vinin në Shqipëri me kafshët e tyre shtëpiake.
Kur kaluan 3-4 ditë dhe askush nuk u bë i gjallë nga Ambasada, i mora në telefon. Pikërisht, ditën e Enjte, datë 24 Mars, rreth orës 10 të mëngjesit, me orën e Las Vegasit. Sapo dëgjova zërin e një vajze nga ana tjetër e telefonit, e përshëndeta, tregova emrin tim, i thashë që jam banues prej mëse 20 vjeteve në Las Vegas dhe, më pas, e pyeta se me kë kam nderin të flas.
Përgjigja: “Me Ambasadën Shqiptare në Washington.”
Unë: “Ju lutem, si quheni?”
Përgjigja: “Ç’e do emrin tim!”
(Jo, jo s’ka mundësi, thashë me vete, do të kem telefonuar ndonjë nga ata fshatarët që shesin pa leje në shkallët e pallatit, se nuk ka mundësi që një përfaqësuese e Ambasadës Shqiptare në Amerikë të përgjigjet në një formë të tillë. )
“Më fal, i thashë, unë u prezantova, dhe dua të di se me kë kam nderin të flas.”
Punonjësja e Ambasadës: “S’ke ç’e do emrin. Ne jemi vetëm tre veta këtu.”
(Ajo vajzë, nuk e di që në atë punë që e kanë caktuar, pavarësisht pozitës së ulët që mund të ketë, kur ngre telefonin e përgjigjet, përfaqëson Shqipërinë. Presim ne të bëjnë diplomaci diplomatët tanë, kur nuk dinë as të flasin në telefon! Ndoshta, të kanë prurë në ambasadë ty si shumë e shumë të tjerë nga shkalla e fanatizmit për partinë tënde, por të paktën, këto vite që ke këtu, të kishe mësuar nga ajo shitësja e thjeshtë që shet lule, nga ai punonjësi i thjeshtë i kompanisë, që posa bie telefoni, të përgjigjet, me një zë të ëmbël duke të thënë: “Dyqanit i luleve. Quhem John, si mund t’ju ndihmoj?”)
Kur e pashë kështu, e pyeta se ç’dokumente duhet për udhëtarët që marrin me vete qenin a macen kur vijnë në Shqipëri. Përgjigja e saj ishte e prerë:
“S’merremi ne me këtë çështje!”
(“Vrit veten” më tingëlloi shprehja e saj. I bën një pyetje punonjëses së Ambasadës shqiptare për rregullat e hyrjes në Shqipëri, dhe në vend të thotë, më fal se nuk jam shumë e informuar, por më lini nr. e telefonit ose adresën e emailit, dhe do t’ju kthej përgjigje më vonë, të thotë “S’merremi ne me këtë çështje!” Një nga detyrat kryesore të personelit të ambasadave është të japin ndihmën e menjëhershme qytetarëve të tyre kudo ku ndodhen në botë, madje duke u afruar edhe ndihmë më të specializuar, po të jetë e nevojshme. E këta diplomatët tanë të periudhës postkomuniste, vazhdojnë të njëjtën politikë të diplomacisë komuniste ndaj atdhetarëve të tyre. Eh mor Pirro, thashë me vete, shqetësohesh nga etika e punës së saj.)
Duke ruajtur qetësinë, e personalizova problemin dhe i thashë: “Kam prerë bileta për vete, gruan, dhe dy macet, rreth 3000 dollarë, dhe kam përgatitur dokumentacionin sipas kërkesave të Evropës së Bashkuar. Por në informacionin që kam marrë nga Departamenti i Bujqësisë në Washington nënvizohet që duhet patjetër të kontaktojmë Ambasadën e Shqipërisë. Dhe ju më thonë që “s’merremi ne me këtë çështje” A mund të flas me konsullin?
Ajo: “Unë jam Konsulla.”
Heshta, s’dija ç’të thosha. Kur ajo vazhdoi: “Është një punonjëse këtu që i din këto punë, na nis një email, e të kthejmë përgjigje.”
“Më fal, i thashë, por ju kam nisur një email para 3-4 ditësh. Dëshironi t’ju nis edhe një tjetër tani?”
Ajo: “S’ka nevojë. Por, ta dini që ne kemi aq shumë emaila, saqë nuk mund t’u përgjigjemi të gjithëve!”
(“. . . nuk mund t’u përgjigjemi të gjithëve. Bir Selman i nanës Bir! E tha këtë fjali, apo më bënë veshët?!?)
S’dija ç’të thoja më tej! Të dy qëndronim në të dy anët e linjës telefonike të heshtur. Dhe në atë heshtje, ndjeva keqardhje për të. Thashë se mos bëhem unë shkak ta heqin nga puna. Nuk e kam me të personalisht, por me shërbimin e dobët që shqiptarët ndeshin nga këta diplomatët tanë . Gati-gati doja ta justifikoja. Pyeta veten se mos po me zinte Sindroma e Stokolmit. E çuditshme, të lindin ndjenja pozitive për njerëz të tillë.

P. S. Asgjë e re nga Ambasada jonë e shtrenjtë deri tani në orën 5 mbasdite të dates 5 Prill. “Por ta dini që ne kemi aq shumë email, saqë nuk mund t’u përgjigjemi të gjithëve.”

Previous Post

Gjuriq: Serbia ka vetëm kufi të brendshëm me Kosovën

Next Post

Dëshmi ekskluzive/ Banori: Helikopteri për pak sa s’u përplas me pallatin

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Dëshmi ekskluzive/ Banori: Helikopteri për pak sa s’u përplas me pallatin

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.