• Latest
  • Trending
  • All

Mos i falni hajdutët tanë!

05/04/2016

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 13 June, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Mos i falni hajdutët tanë!

05/04/2016
in Opinion

Nga Blendi Fevziu

E mbushur me emra të famshëm, politikanë të fuqishëm, personazhe publikë dhe shumë mister, Panama Papers ka ngelur në Shqipëri e varur në një emër disi të harruar, por edhe enigmatik.  Atë të Ismail Mulletit. Një emër i njohur i Shqipërisë së fillim viteve ’90 – të ky i Ismail Mulletit, ose Il Mulletit, siç njihej në përditshmërinë e kryeqytetit. Banues në një nga lagjet më tipike tiranase, në rrugën e Selvisë, përballë gjimnazit “Partizani”,  ai emigroi menjëherë pas hapjes së kufijve për në një vend që u bë destinacion për shumë shqiptarë, në Hungari.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Në Budapest ai filloi të kishte edhe suksesin e parë në biznes, falë lidhjeve me komunitetin e shqiptarëve të Kosovës. U bë ndër tregtarët e parë që synoi tregun e shkretë vendas me prodhime ushqimore, por edhe elektronike. Paralel me to filloi të angazhohet me lojrat e fatit, një biznes, që disa vite më vonë vendosi ta transferojë në Shqipëri. Në Tiranë, Mulleti kishte një mbështetje të fortë dhe një rekomandues që e mbështeti në fillimet e tij, këshilltarin e Presidentit Berisha, Genc Pollo, me të cilin ishte takuar në Vienë në verën e vitit 1990.

Raporti i Pollos me Mulletin ishte shumë i afërt në fillim të viteve ’90. Diku rreth vitit 1994 Mulleti u bë një personazh i njohur në Tiranë. Sipas shtypit të kohës ai ishte partner lokal i Tirol Airlines, e cila kishte krijuar në Shqipëri kompaninë Albanian Airlines (kjo kompani ju shit më vonë kompanisë Al Karafi), ishte importues i madh në treg dhe njëkohësisht kishte ndërtuar një seri lokalesh lojrash fati që në atë kohë quheshin Admiral. Më i njohuri prej tyre një kioskë gjigande me xhama të zinj përballë Galerisë Kombëtare të Arteve e cila ishte sipas raportimeve të shtypit, pronë e një kompanie të ngritur nga Partia Demokratike në pushtet që quhej Shqiponja.

Po në këtë kohë, Mulleti u përfshi në importin e naftës e cila ju shitej kryesisht trafikanëve të vegjël që e nxirrnin atë në Ish- Jugosllavi  përmes Liqenit të Shkodrës. Mulleti përflitej për lidhje të forta politike. Veç Pollos me të cilin dukej shumë i afërt ai kishte krijuar kontakte edhe me Tritan Shehun, kryetar i PD në atë kohë.

Mulleti u bë pronar i vetëm i kompleksit Taivan, pasi bleu përqindjet që kishte në të “Shqiponja”, por disa vjet më pas, ja shiti atë një kompanie greke për afro 750 mijë dollarë. Pas një momenti të rëndë në jetën e tij, vrasjes së vëllait, Mulleti u zhvendos në Vienë, diku rreth vitit 1997 dhe disa kohë më pas në SHBA, ku qëndroi për afro 10 vjet. Ai nuk përmendej më tek njerëzit e pasur të Shqipërisë, së paku deri në vitin 2013, kur u shfaq së bashku me një kompani izraelite për investime në Shqipëri. Investime që sipas shtypit, përfshijnë edhe ngjyrosjen e karburanteve, me një total prej 154 milion eurosh për 10 vjet.

Publikimi i emrit të Mulletit në Panama Papers dhe vendosja e emrit të tij në sfondin e një skandali të madh financiar, ku përfshihen emrat e politikanëve të fuqishëm nga e gjithë bota ka ngjallur mjaft konfuzion në Tiranë. Emri i tij është lidhur me pasuritë e fshehura të politikanëve ku janë përmendur edhe emra konkretë. Në fakt, media ka deklaruar se aksionerë të kompanive fantazmë nga Shqipëria janë 22 vetë. Nuk dihet nëse këta janë politikanë, biznesmenë, apo persona të njohur.

Këtu ka një problem. Kompani të tilla mund të përdoren si për operacione krejt legale, ashtu edhe për fshehje taksash, pastrim parash apo para korrupsioni. Duhet parë se në cilin kontekst përmendet emri i Mulletit. Nëse ai ka kryer një procedurë normale off shore, pra krejt të rregullt, apo një procedurë për fshehje taksash apo pastrim parash. Siç duhet parë se çfarë do sjellë publikimi i emrave të 22 shqiptarëve që kanë aksione në këto kompani. Dihet që shumica e politikanëve i kanë regjistruar pasuritë e tyre në emra të rremë dhe emrat e vërtetë shpesh nuk i dinë as vetë studiot legale. Po këtu nis edhe hetimi. Ndërmjetësit duhet të justifikojnë pasurinë e tyre dhe nëse nuk e bëjnë këtë atëherë duhet hetuar se paratë e kujt kanë depozituar në këto parajsa fiskale.

Shqipëria nuk mund ta kalojë këtë herë në heshtje këtë histori. Vite më parë, media ndërkombëtare raportoi për humbje të mëdha të shqiptarëve në krizën e bankave Qipriote, por askush nuk u mor seriozisht me këtë. Ish shefi i Shërbimit, Fatos Klosi, shtoi dje se që në 2001 shërbimet partnere kishin njoftuar për pasuri të politikanëve shqiptarë të depozituara ilegalisht në Qipro. Atëherë heshtëm. 5 vjet më parë heshtëm. Këtë herë duhet të hetojmë. Që ata që na vjedhin, ta kuptojnë që asgjë në këtë botë, nuk mund të fshihet plotësisht.

Post Views: 34
Previous Post

NATO PUBLIKON NJË VIDEO TË FUQISHME PËR SHQIPËRINË

Next Post

Video/ Kush është politikani shqiptar që ka 70 mln paund pasuri në Angli?

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Video/ Kush është politikani shqiptar që ka 70 mln paund pasuri në Angli?

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.