• Latest
  • Trending
  • All

Përrallë me princ

10/11/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Përrallë me princ

10/11/2015
in Opinion

Nga Lisiana Demiraj*

E plakur, por megjithatë bionde dhe syçelur, ajo është gjermane.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

– Sandwich…cheese or beef? – pyet ajo. Dhe mandej shton: – Mish?

Stjuardesa gjermane ka mësuar fjalën mish. U buzëqesh të gjithëve. Vras mendjen ç’histori jete mund të ketë.

Është e sjellshme. Oh, po sigurisht. Patjetër! Domosdo që po. Tek e fundit, si do të jetë ndryshe gjermania stjuardesë, që fsheh nën rrudha ndjesi superioriteti, në një avion të “Lufthansës” në linjën Tiranë-Mynih. Me siguri ka parë çudira shqiptare – e kush tha se nuk ka çudira gjermane, sikurse a nuk kemi bërë të gjithë gafa, e a thua se nuk ka bërë ajo e s’ka qenë ndonjëherë në më shumë se në një fushë pa dije. Megjithatë ndjesitë e superioritetit për të cilat unë po flas janë nga ato që gjenden që në gjenezë. Sikurse unë, shqiptare, me atë që provoj që në gjenezë për ndjesitë e saj.

Munich. Pse e bëjnë kafen këta njerëz, kur ajo nuk pihet?!

Lihtenshtejni nuk ka një aeroport. Më i afërti është ai i Zyrihut.

Zurich.

Rrotat e avionin prekën tokën. Burri anash meje qau.

Kam parë një burrë të qajë.

Ngriti duart para fytyrës, i bashkoi. Falenderoi Atë. Fërkoi fytyrën me duart e lutjes. Nuk e mësova ç’kombësi kish. Nuk ia pashë as tiparet. Vazhdoi jetën mbi asfaltin e aeroportit. Kish anash një grua dhe nga pas i ndiqnin dy fëmijë.

Kam parë një burrë të qajë për katër.

Vaduz. Liechtenstein.

Flasin gjermanisht. Janë të përpiktë, mbetet e vërtetë kjo. Por nuk është e vërtetë se janë të ftohtë: janë të dashur. Nuk janë të ftohtë jo, janë të fortë. Nuk qahen. Janë të drejtpërdrejtë dhe të qartë, por kjo nuk i bën të ftohtë.

Dhe mua më ndizet butoni i krahasimit me vendin tim.

Ç’është ky buton krahasimi me të cilin kemi lindur apo na i kanë instaluar përgjatë viteve? Ku shuhet?

E pse duhet ta shuaj kur, me shumë mundësi, krahasimi do dalë në favor të Shqipërisë? Dhe ja, e provoj:

Eshtë ndër vendet me vetëvrasjen më të lartë në botë dhe ndër vendet më të pasura. E ç’janë këta njerëz që nuk i japin dot kuptimin e vërtetë vetëvrasjes? Që nuk e vrasin veten as se nuk kanë ç’të hanë e nuk marrin asistencë, as se janë në borxhe nga nuk dalin dot, as se mbarojnë një universitet e punojnë në call-center, as se janë futur në burg për faturat që s’kanë para për t’i paguar, as se janë të depresuar e mbyten çdo ditë nga realiteti. Ne, po, vdesim për një kauzë që ia vlen, të cilën na i kanë shkaktuar të tjerët. Ne, kështu, na vrasin, po këta për çfarë vriten?

Për tipar personaliteti, do ishte një nga shpjegimet më të shpeshta psikiatrike. Ndoshta nuk i gjejnë kuptimësi jetës, them unë. Po ne nuk i ndjejmë këto? Jo, nuk i ndjejmë. Prandaj jemi të shpëtuar. Se nuk bëhen analizat me barkun bosh. Nuk e kemi kapërcyer varfërinë materiale për të pasur shqetësime shpirtërore.

Një përrallë moderne me princ e kështjellë. Njerëzit këtu e duan princin. Kjo është shumë e re dhe e vështirë për mua, prandaj pyes këdo që takoj nëse vërtet të gjithë e duan princin. E dashkan! A i ka kapur këta njerëz sindroma e Stokholmit? Apo ai është vërtet i mirë?

Duket qartazi se janë përgjithësisht shumë të kënaqur me politikën dhe, pa diskutim, me ekonominë.

A është në të ky princ xhanëm?! Jep aq shumë para për artin, për arsimin, për ndërtimet…duhet bërë një listë e gjatë. Princ i çuditshëm, që investon para dhe bën politikë të mirë. Me siguri, këtyre viseve duhet të ketë jetuar një shkrimtar që, kur ka bërë përrallën e këtij princi, ka qenë i dehur.

Një kishë. Një spital. Varrezat. Po, të vendosura në këtë radhë. Sistemim perfekt. Kaq gati për vdekjen, kaq me vetëdije? Ah more të mjerë, a nuk dini ju ta korruptoni vdekjen? Këtu, në një ndër vendet më të pasura në botë, njerëzit vdekkan? Këta nuk ditkan asgjë! Nuk paskan mësuar asgjë nga politikanët tanë që gr(abit)umbullojnë gjithçka, e i sjellin në bankën e këtushme. Këta e mbrojtkan aq mirë fshehtësinë sipas ligjit, sa nuk ia tregojnë as vetvetes.

Politika e bankave, në fakt, me ç’më tregojnë, paska ndryshuar që pas një skandali, kur një punonjës vendas i sektorit të ruajtjes së të dhënave bëri një kopje të tyre e ua shiti disa shteteve, përfshi këtu edhe policinë gjermane, që arrestoi për afera korruptive drejtorin e postës së vet. Askush nuk e di ku ndodhet ‘tradhtari nga Lihtenshtejni’, i cili është futur në programin e mbrojtjes së dëshmitarit. Si në filma.

Si në filma? E ç’na duhen neve filmat e Lihtenshtejnit, kur kemi filmat tanë? Me skenarë përgjimesh, videosh, vjedhjesh, vrasjesh. Filma dramë, filma aksion, madje dhe filma autor.

Oh, më thanë se do shokohesha nga çmimet. Po çfarë mendojnë këta për ne? Se jemi kaq të brishtë e s’jemi shokuar kurrë nga çmimet tona? Se nuk paskemi ne dyqane të shtrenjta, ku çmimet janë mbi 100 euro? Apo restorante e bare të shtrenjta, ku shumica e njerëzve as nuk afrohet? Sa vend qesharak me rroga 20-fishi i tonave. Janë për keqardhje.

Ç’vend i rregullt, me perfeksion të frikshëm. Si jetojnë dot në këtë halloween të ditëpasditshëm, ku edhe gjethja bie nga pema në pozicion të përcaktuar?

Më prit Shqipëri, më prit të mpihem brenda teje.

Më prit, se unë prapë tek ty do të kthehem.

Bëma shtrojën gati.

*(autorja ndodhet në Lihtenshtejn, nën programin ‘Writers in residence’)

Previous Post

Edhe një herë për “Kandidatin” e Blushit

Next Post

Meta: Dorëheqja e Naços do t’i shërbejë “impulseve të reja” në qeveri

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Meta: Dorëheqja e Naços do t’i shërbejë “impulseve të reja” në qeveri

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.