• Latest
  • Trending
  • All

Edhe një herë për “Kandidatin” e Blushit

10/11/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Edhe një herë për “Kandidatin” e Blushit

10/11/2015
in Opinion

Nga Albana Nexhipi*

Nuk ka sesi, teksa përpiqesh të hedhësh dy rreshta mbi romanin më të ri të Blushit, të mos mëdyshesh pafundësisht mes ideve që të ngacin. Një herë mendon t’i qasesh politikisht, e të thuash gjithë të zezat që të ngacmon intriga e romanit, pastaj thua, po jo, prit, jemi në letërsi dhe analiza i duhet bërë si vepër letrare, me një filtër historik madje, që t’u rrëfejë lexuesve hiletë e damarit trillues të autorit. Pastaj ngec prapë. Romani s’është mirëfilli historik, siç nuk është mirëfilli as memuar politik, as publicistikë e as mirëfilli gazetaresk, pavarësisht se në një pjesë të mirë ngjizet nga materiale të cituara prej shtypit të shkruar e atij online, apo intervistave pyetje-përgjigje nëpër studiot televizive. Ndërkaq, as më shumë e as më pak, libri është njëkohësisht edhe të gjitha këto së bashku, çka e fut romanin brenda kontureve të unikes në letërsinë shqipe, unike që, përmes simbolikave që sjell, synon patjetër dhe një mesazh.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Fakt është që unikja e këtij romani-kaleidoskop të zë në befasi dhe të vjen si shije fundore e veprës, pasi faqeve të para të saj, ndjesia e përftuar është ajo e të hasurit edhe tjetërkund syrin që vëzhgon situatën i neveritur (të vetën e të të tjerëve). Stili, i thatë e i prerë, tipike e “esnafit” që e di mirë ku e hedh llafin, me fjalitë e thjeshta që ngërthejnë alegorinë, të kujtojnë Kadarenë në mjaft nga veprat e veta, ndërkaq, sapo përkap se si tharm vepre është përdorur dikotomia i gjallë/i vdekur, në mendje të buisin gjithë kryeveprat e letërsisë botërore ngjizur mbi të, dhe një nur Çiçikovi hijeshon personazhin kryesor. Kështu, teksa ndjek me vëmendje metamorfozën e tij nga marketues i mishit të ngordhur, në zëdhënës të qenies së vdekur (që ndërtohet duke na rrëfyer sakaq në detaj makinacionet politike e mediatike të realitetit politik shqiptar), teksa mrekullohesh nga përzgjedhja e mençur e figurave të rëndësishme e debatndjellëse të historisë shqiptare që mishërojnë simbolika kyçe në vepër, nga fundi ekzaltohesh, shtangesh e zbret me këmbë në tokë kur shquan hapur e troç zërin e autorit, i cili, pasi të ka ndërmendur në shije një dorë kryeveprash botërore, ia ka dalë të gdhendë qartë e pastër një kryevepër të letrave moderne shqipe e të të lërë në dorë një roman papërsëritshmërisht origjinal, ku alegoria, simboli e cinizmi, shpërfaqin një parodi sa të dhimbshme e aktuale, po aq të përsëritur gjatë historisë së shtetit shqiptar: atë të kalbjes e korruptimit politik, që nuk ka lënë udhëheqës e drejtues shteti që nga 1912-a e këtej pa vënë poshtë, e njëkohësisht edhe manipulimin e përdorimin e vazhdueshëm të shqiptarëve-popull, për interesa të ngushta vetjake, pushteti a paraje qofshin.

Thamë që përmes simbolikave romani synon padyshim edhe një mesazh, i cili edhe kësaj here vjen dyplanësh: si aktual e si universal. Tek i pari, vështirë se Blushi si politikan, me idetë e tij që jo rrallëherë kanë qenë objekt debatesh të forta, mund të shmanget, e nën këtë optikë atij mund t’i bëjmë dy lexime: një si mea culpa të vetë autorit, që zgjedh të shënojë me të edhe distancimin personal nga baseni politik të cilit i çjerr maskën dhe e tall duke e përjetësuar në vepër letrare, e një si ftesë e hapur për një tjetër revoltë, mbi një tjetër fillim të ri: atë të demokracisë së vërtetë, ku politikat lindin e bëhen për qytetarët e qytetin, ku politikanë janë të gjallët që jo thjesht gjallojnë, ku populli nuk përdoret e shpërdoret sipas interesave të kujt ka luksin ta përdorë si mall, e ku media nuk bëhet pjesë e makinacioneve politike që nxisin kaosin e rrëmujën, hera-herës me pasojë vdekjen. Ndërkaq, sa i përket të dytit, zhytja në histori dhe përdorimi i figurave kyçe të saj, shkon në favor të nxitjes së një vramendjeje e vetëanalize mbi arketipin e politikanëve të cilëve u delegojmë pushtetin, mënyrën si, perceptimin e nënshtrimin ndaj tyre, përdorimin që lejojmë të na bëhet, problem që në fakt mbërrin përmasat e traditës në politikëbërjen e krejt  113 viteve shtet shqiptar. Jo më kot, diku andej nga fundi i romanit, autori na thotë se “Lef Nosi nuk u rrëzua si nazist. Ai u tërhoq zvarrë si simbol i një klase politike që ka qeverisur për 100 vjet dhe e ka lënë Shqipërinë vendin më të varfër të Evropës.”,e jo më kot na sjell si element zgjidhjeje revoltën e përmbysjen, të mishëruara si rrëzim bustesh e etërish, një imazh e model që shqiptarët e kanë mëse të freskët edhe pas 25 viteve, kur për t’i dhënë udhë pluralizmit e demokracisë rrëzuan një tjetër bust, sërish në qendër të qytetit, sërish model të kalbjes politike, izolimit të vendit, varfërimit të tejskajshëm të tij, po në nuancat e atit, që u përmbys po prej bijsh.

Duket në fakt sikur autori e justifikon revoltë/përmbysjen e sikur kjo  është edhe një prej mesazheve të qarta në vepër. Edhe në përgjigjen që personazhi i shkrimtarit pesimist (mirëfilli Blushi), i jep moderatorit në studion televizive blu kobalti, kur ai e pyet nëse e justifikon atë si reagim ndaj qeverisjes së keqe, lexojmë një “po” që përçon optimizëm, por që ngre ç’është e vërteta pikëpyetje të mëdha, sidomos sa i përket përmbysjes si mënyrë përmirësimi të sistemit, e sidomos po të mbështetemi tek teoria e Frojdit mbi qytetërimin (së cilës i referohet edhe vetë autori/shkrimtari pesimist). Tek kjo e fundit, at’vrasja/at’përmbysja nuk prodhoi direkt një sistem më të mirë. Së pari ajo mundësoi vetëm shumëfishimin e modelit të atit, sepse bijtë nuk synonin ndryshimin, por thjesht  t’i zinin vendin. Ndryshimi erdhi vetëm pasi këta të fundit u ndërgjegjësuan se me modelin e tij s’mund të bashkëqeverisnin, ndaj caktuan norma e rregulla që s’cenonin mbarëvajtjen e bashkësisë, çka është në fakt edhe pika ku nevojitet me se s’bën të mbërrijë edhe politikëbërja shqiptare. Sidoqoftë, me gjasa ky është një problem mirëfilli politik, por në këtë rast “Kandidati”, si vepër letrare, e kryen më së miri detyrën e vet sociale, intelektuale e politike: na fut në këto lloj arsyetimesh, duke na vënë në dispozicion një subjekt e intrigë që nxisin reflektimin e analizën mbi fenomenin, si një debat të pambarimtë me veten e të tjerët, mbi mënyrën si bëjmë politikë dhe si i shërbejmë prej saj. Dhe debati mbetet i hapur. Elementët janë të gjithë në vepër.

* Pedagoge në Dep. e Komunikimit dhe Mrdh. Publike, UET, gazetare.

Previous Post

Haxhinasto: Tarifa e propozuar për “Rrugën e Kombit” është nën 5 euro

Next Post

Përrallë me princ

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Përrallë me princ

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.