• Latest
  • Trending
  • All

Kryeministri që s’po jep, por vetëm po merr

30/12/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 14 November, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Kryeministri që s’po jep, por vetëm po merr

30/12/2014
in Opinion

Nga Redi Agolli

Taksidari dhe një farise (rabin i rregullave strikte) shkojnë në tempull, tregon një histori e Biblës, e iu lutën Zotit. “Zot, unë jam një njeri i drejtë, nuk jam hajdut, keqbërës, shkelëskurore apo si ai taksidari atje”, tha fariseu me kryeneçësi, ndërsa taksidari iu lut Zotit: “Zot, ki mëshirë për mua se jam një mëkatar”. I larë nga mëkatet dhe i shëlbuar ishte taksidari e jo fariseu. Përzgjodha bash këtë mësim nga Bibla, në një pasqyrim të cekët, si një projektim jo vetëm moral, por edhe politik, në këtë Shqipëri të shndërruar në Judenë e kahershme, ku Prelati Edi Rama është i vendosur për të vjelë deri tek kacidhja e fundit e për të burgosur, deri tek i pafajshmi i kulluar, ashtu siç është një fëmijë 5 vjeçar. Është një mësim që na rikujton se taksat janë të drejta për aq sa nuk kalojnë kufijtë dhe se një taksidar mund të jetë më i shëlbuar se një qytetar megaloman, e që nuk tregon përulësi. Por, kur taksa prek dinjitetin njerëzor, kur e shtyn atë në pragun e mbijetesës nuk është më taksë, por reprezalje. Pikërisht, një përulësi nga Edi Rama është ajo që kërkohet tani, në klimaksin e një situate të tejmbushur nga varfëria, që po del si uji jashtë gote nëpër porte në formën e eksodeve famëkeqe të shqiptarëve të ngulfatur nga varfëria komuniste.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

E gjithë qeverisja është përqendruar në operacione mbi qytetarët e jo për qytetarët. Taksat dhe burgu janë përmendur aq shumë saqë duket si qeverisja e një pushtuesi që vetëm vjel taksa e burgos. Shihet edhe një urgjencë, një nxitim, fërkimi i së cilës po cyt gjithë shqiptarët. Kudo, nëpër tavolina shtëpie dhe xhama makinash sheh vetëm fatura, fletëthirrje nga gjykata, dhe në fund, një letër falënderimi nga Edi Rama mbi kapicën e faturave, një tragjo-komedi e vërtetë.

Reforma në sistemin energjetik është epitomë e një sjellje që shkon përtej asaj të një qeveritari, por që tregon në fakt identikitin e personalitetit të tij. Jo një Edvin kryeministër por një kryeministër Edvin. Projektimi i ceneve të tij personale, në çdo akt politik tashmë është dëshmuar tanimë kudo që ka shkelur kazma e “reformës” së tij. Mëtimi se po bën reformat e duhura, e veçanërisht në sistemin e energjisë, është plotësisht qesharake. Një reformë e sinqertë në formë edhe në qëllim, në sektorin energjetik, në një version, mund të përfshinte fillimisht një amnisti(përulësi), më pas një proces të një rikonstruktimi të sistemit në tërësi, mbase duke filluar nga zonat me problematike. Edi e ka nisur procesin përmbrapa, me pinca. Reformë dhe pinca, nuk qëndrojnë bashkë si në filozofi ashtu edhe në politikë. Reformave të këtij soji u lipset një “mëshirë” nga shteti ashtu siç u tregua me gjendjen sociale të ndërtimeve pa leje, me “mëshirën” e legalizimeve, në të kundërt, ajo e humbet fizionominë e vet si reformë dhe bëhet “deformë”. Duke qëndruar në këtë suazë, çka e tashmja po tregon është se Rama nuk do të ndërmerrte një reformë legalizimesh, ashtu siç u mor, po përkundrazi do të shembte një Bathore të tërë. Këtë gabim të së shkuarës, pasi kështu e konsideron, kërkon ta ndreqë sot duke e përgjysmuar procesin e legalizimeve nëpërmjet INUK-ut dhe është ironike në fakt që njeriu që krijoi ideologjinë e ndërtimit pa leje, Marksi i Betonit, po na bën shembullorin anti-beton. Qeverisja e tij qe aq origjinale në natyrën e kaosit, saqë mund të themi se Tirana është marrë peng, vazhdon të jetë e robëruar nga mynxyra 11 vjeçare e  Ramës. Nuk ka asnjë shenjë civilizimi në të, që të krahasohet me simotrat evropiane. Zgjidhja për Tiranën është largimi nga kjo Tiranë e Edvinit, nëpërmjet zgjerimit të Bulevardit, një projekt i kryebashkiakut Basha që po ndesh bllokim nga pengmarrësi Rama.

Përveçse po u merr shpirtin shqiptarëve, siç thotë shprehja popullore kur nuk ka ngelur më asgjë për të marrë sidomos pas rritjes prej 25 % të çmimit të energjisë për 71 % të shqiptarëve, ka tentuar të vjedhë data historike si 8 dhjetori madje edhe sulmet terroriste. Për të parën nxori Erjon Veliajn, ministrin e mirëqenies së vet, i cili risillte kujtimet e tij të vegjëlisë, kur ishte 11 vjeç, ku sipas historisë së Vilajet Qyrkut Rama na paskësh organizuar lëvizjen dhjetoriste. Për Erionin, që dasmën qindra mijëra euro ja organizoi e ëma, edhe 8 dhjetorin mund t’ia ketë organizuar Edi Rama, por të dy para shqiptarëve janë kapur mat cip mbi cip në këtë gënjeshtër të vitit. Për të dytën, për vjedhjen e sulmit terrorist në Kosovë, ku një serb i kapur me tritol tentoi të hidhte ne erë Katedralen e Prishtinës, angazhoi miladënët e tij në Prishtinë në misionin për ta çuar tritolin tek Hoteli ku po qëndronte, a thua sikur s’i mjafton “pazari i tritolit” që ka hapur në Shqipëri.

Energjia negative transmetohet në frekuencat e fjalës “reformë” e materializohet në shkatërrime, burg dhe vetëvrasje. Dikotomia e personalitetit të Edvinit është dhuna dhe burgu, dhe mesa duket duhet të bëjmë kujdes sa herë shqipton fjalën “reformë”, ngase është njëpërmend si hapja e siparit të gijotinave. Arsyeja sepse kjo qeverisje e Ramës është katran me bojë lidhet me vetë Edin. Si një njeri me komplekse, Edvini po përdor një shtet e popull të tërë si terapi për cenet e veta por çka po shohim realisht është se po përkeqësohet, ai dhe Shqipëria. Ka shumë gjasa se do të kishte gjetur “paqe” si ai murgu në majë të Tibetit, në ndonjë cep të Parisit duke pikturuar. Piktura që po përfundon si kryeministër është një Shqipëri e shndërruar në spital, një Shqipëri në agoni, të molisur nga depresioni ekonomiko-socialo-politik, një “Guernica”. Nuk po shohim asnjë “sjellje të krishterë” nga Edi si katolik i vetëshpallur dhe taksidari që i braktis refleksionet, që nuk tregon përulësi, nuk shëlbohet shpirtërisht e jo më politikisht.

Previous Post

Të mendosh të pamendueshmen

Next Post

Për katër e më shumë pamje të ndritshme Shqipëri – Kosovë

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Për katër e më shumë pamje të ndritshme Shqipëri - Kosovë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.