Eduard Zaloshnja
Sipas një sondazhi të kryer ditë më parë, më rezulton se në qershor 2013, 55% e banorëve aktualë urbanë që rrjedhin nga familje ish të perndjekura, kanë votuar për partitë e djathta (PD, FRD, LZHK, PR, PDIU etj.), 30% kanë votuar për partitë e majta (PS, LSI, PBDNJ, etj.) dhe 15% nuk kanë marrë fare pjesë në zgjedhje.
Po të zhvilloheshin zgjedhjet parlamentare sot, 46% e ish të përndjekurve do të votonin partitë e djathta 30% të majtat, 12% s’do të votonin fare dhe 12% ishin të pavendosur.
Duke ekstrapoluar votat e ish të përndjekurve për të gjithë territorin (urban+rural), rezulton se partitë e djathta kanë patur përkrahjen e 350 mijë votueve të tillë në qershor 2013 dhe sot kanë përkrahjen e vetëm 300 mijë ish të përndjekurve.
Nga gjithë të anketuarit, 30% deklaruan se familja e tyre ka qenë e përndjekur politikisht para vitit 1991. Përkufizimi i familjeve të përndjekura përfshin ato që kanë patur të afërm të pushkatuar, burgosur, internuar, arratisur, dëbuar, përjashtuar nga partia, transferuar në provinca të largëta apo të paarsimuar për arsye politike/biografike etj.
















