• Latest
  • Trending
  • All

TOB kërkon rikonstruksion total, Ministria e Kulturës premton investime në gjysmën e dytë të 2015

03/12/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 18 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Kulture

TOB kërkon rikonstruksion total, Ministria e Kulturës premton investime në gjysmën e dytë të 2015

03/12/2014
in Kulture, Lajme

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit është institucioni i dytë i kulturës kombëtare, që ka kërkuar nga Ministria e Kulturës një ndërhyrje për rikonstruksionin e tij. Një godinë që daton dekada më parë por sot për artistët është larg kushteve, që duhet të ketë një teatër i tillë kombëtar. Edhe pse me një kalendar artistik me shfaqje baleti dhe opera, mbrëmje muzikore ku nuk mungojnë dhe koncertet e artistëve të Ansamblit Kombëtar në këtë ndërtesë, i lënë prej vitesh larg vëmendjes artistët por dhe drejtues të këtij institucioni prej kohësh kanë kërkuar një investim që do të ndryshonte gjendjen e teatrit. Pranë Ministrisë së Kulturës bëjnë të ditur se nga drejtues të TKOB është prezantuar gjendja e teatrit, ndërtesës që paraqet jo pak probleme, ku dikasteri ministror po planifikon që më pas në bazë të projekteve të hartuara të ketë gati një ndërhyrje rikonstruksioni në gjysmën e dytë të vitit që vjen. Ministria e Kulturës ndërkaq ka çelur një fond prej 7 milionë lekësh të reja, që do të shkojnë për hartimin e projektit, ndërsa do të jenë edhe specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës që do të studiojnë ndërtesën. Sipas dikasterit ministror, TKOB ka jo pak probleme me sallën, sistemin e ngrohjes, ndriçimin, mjediset e artistëve, studiot e provave, etj. Pas Teatrit Kombëtar që paraqet shumë probleme, TKOB pritet pas studimit të gjendjes së ndërtesës të jetë dhe institucioni i dytë që do të ketë një buxhet jo të vogël për rikonstruksion të plotë. Për godinën e amortizuar ku ndodhet teatri, edhe vetë artistët pohojnë se duhet një ndërhyrje sa më e shpejtë. Dirigjenti Edmond Doko pohon se dhe disa riparime që janë bërë me investime të pakta ndër vite më shumë duket se kanë dëmtuar. “Teatri ndodhet në një ndërtesë të amortizuar, si nga jashtë dhe nga brenda teatrit ka probleme. Ka probleme në hollin e TKOB, në dhomat e artistëve, salla dhe vendi ku qëndron orkestra. Vite më parë u bënë disa rregullime në sallë, por sërish ka probleme. Po ashtu e njëjta gjë ndodhi dhe tek studiot e solistëve. TKOB i mungojnë kushtet e duhura që kërkon një teatër kombëtar, e gjithë godina ka probleme”, pohon dirigjenti i njohur Edmond Doko. Por përballë gjendjes që ka sot TKOB, që me emërimin e tij drejtori Ilir Kerni kërkoi nga qeveria më shumë vëmendje për teatrin, duke kërkuar rikonstruksion të ndërtesës apo dhe një teatër të ri, dhe duket se përballë kërkesës së titullarit Kerni, MK tashmë po mendon projektet në ndihmë të institucionit dhe artistëve.   Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit     Teatri Operistik filloi punën në godinën që sot mban emrin Teatri Kombëtar, atë kohë Teatri “Kosova”. Shfaqja e parë është opera “Rusalka” e kompozitorit rus A.S. Dargomizhskij 28 Nëntor 1953. Teatri i Operës u shpërngul në godinën që sot mban emrin Universiteti i Arteve, më 1958 dhe pak vite më vonë1962 ftoi në gjirin e saj dhe Konservatorin Shtetëror.  Zhvillimi i shpejtë i artit dhe i forcave artistike, në periudhën 1958-1965 solli një frymë të mirë angazhimi, si për krijuesit ashtu edhe për interpretuesit. Me kalimin e viteve zhvillimi i artit solli dhe premisat e krijimit të një qendre të re e të madhe kulture, e cila të përmblidhte në një ndërtesë disa institucione bashkë: Teatrin e Operës dhe Baletin, Bibliotekën Kombëtare dhe Qendrën e Kulturës më 1966. Sigurisht që për Teatrin e Operës kjo ishte një ngjarje e madhe dhe përmblodhi edhe  pjesën më të madhe e më të mirë të forcave artistike të fushës së artit skenik muzikor e koreografik, por sot ky institucion pret të ketë një rikonstruksion të plotë, pasi siç shprehen dhe artistët ka shumë probleme dhe është larg kushteve që duhet të ketë një teatër operistik kombëtar.

Previous Post

Ndalohen 61 klandestinë sirianë në Gjirokastër

Next Post

Konferenca Kombëtare e Biblotekonmisë, në Tiranë

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

Next Post

Konferenca Kombëtare e Biblotekonmisë, në Tiranë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.