Në orët e para të mëngjesit, 61 klandestinë sirianë janë bllokuar nga policia e Gjirokastrës. Klandestinët nga Siria kishin destinacion Malin e Zi. PoliciaKufitare që kryen patrullimin në kufirin jeshil, në bashkëpunim me Forcat Delta, poshtë fshatit Glinë bllokuan 61 klandestinë nga Siria.
Burime nga policia bëjnë me dije se në mesin e tyre kishte gra dhe fëmijë. Gjatë orëve të mbrëmjes, klandestinët kishin hyrë ilegalisht nëpërmjet kufirit jeshil me shtetin grek, teksa kishin destinacion Malin e Zi.
















