• Latest
  • Trending
  • All

Azia është në prag të një epoke të artë. Ja përse

27/11/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 19 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Azia është në prag të një epoke të artë. Ja përse

27/11/2014
in Opinion

Kishore Mahbubani
Dekan i Shkollës së Politikave Publike “Lee Kuan Yew”

Azia do të përjetojë një tjetër epokë të artë paqeje dhe begatie gjatë 10 viteve të ardhshëm. Modeli i të kaluarës, i rritjes ekonomike i udhëhequr prej eksporteve, nuk do të funksionojë më për ekonomitë e mëdha aziatike. Kështu që, nuk ka gajsa të shohim një rikthim tek rritja ekonomike dyshifrore.
Nëse ekonomitë e mëdha të Azisë, sidomos Kina, India dhe Indonezia, do të jenë në gjendje të ruajnë norma rritjeje ekonomike prej 7% në vit, kjo do të jetë një arritje e madhe. Fatmirësisht, munden që ta realizojnë. Tre janë faktorët që do të nxisin këtë arritje.

Faktori i parë është një aksident pothuajse i pabesueshëm i historisë. Eshtë vërtetë e jashtëzakonshme që tre shtetet me popullsi më të lartë të Azisë, Kina, India dhe Indonezia, kanë zgjedhur të treja, në të njëjtën kohë, udhëheqës dinamike me prirje për reforma, që mund të pritet të transformojnë vendet e tyre gjatë dekadës së ardhshme.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Faktori i dytë është konsolidimi i konsensusit “Deng Xiaoping-Lee Kuan Yew”, për zhvillimin kombëtar. Ne sapo kemi parë takimin e jashtëzakonshëm të tre udhëheqësve në Azinë Lindore: APEC në Pekin, Samiti i Azisë Lindore në Naypyidaw dhe Grupi i 20-shes në Brisbane. U firmosën një numër i madh marrëveshjesh të reja. Pati edhe një shtrëngim historik duarsh (ndonëse pa buzëqeshje), mes presidentit të Kinës, Xi Jinping dhe Kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe, duke shuar frikërat për një luftë Kinë-Japoni. Cili ishte faktori në themel të suksesit të këtyre takimeve? Përgjigja e thjeshtë është se, duke përjashtuar Korenë e Veriut, ka një konsensus jashtëzakonisht shumë të gjerë dhe të thellë mes udhëheqësve rajonalë, se ata duhet të fokusohen në modernizimin dhe zhvillimin pragmatist. Kjo shpjegon përse Azia Lindore është funksionale, ndërkohë që Lindja e Mesme mbetet jofunksionale. Rajoni ynë është infektuar nga një virus i heshtur dhe i shëndetshëm modernizimi. Për arsye se është i heshtur, media perëndimore nuk e ka vënë re dhe vazhdon të predikojë ‘fundin e botës”.

Faktori i tretë është shpërthimi i popullsisë së klasës së mesme në Azi, nga 500 milionë në vitin 2010, në 1.75 miliardë në 2020-ën. Kompanitë shumëkombëshe e kanë pikasur këtë tendencë. Shumë prej këtyre kompanive janë disa hapa përpara qeverive të tyre dhe e kanë rritur praninë në rajon. Singapori ka potencialin që të jetë përfituesi më i madh i kësaj zhvendosjeje të madhe drejt Azisë. Konsumatorët pesimistë perëndimorë nuk do ta rrisin kërkesën globale. Do të jenë konsumatorët optimistë aziatikë që do ta bëjnë këtë.
Do të ishte budallallëk të mendonim se në rajon gjithçka do të jetë rozë. Janë disa re të zymta gjeopolitike që vazhdojnë të qëndrojnë mbi rajon. Pesë prej tyre duhet të përmenden.
POR KA RE NE QIELL
Marrëdhënia gjeopolitike më e rëndësishme është gjithmonë mes fuqisë Nr. 1 të botës (tani SHBA) dhe asaj që e synon këtë vend, që sot është Kina. Teorikisht, marrëdhëniet SHBA-Kinë duhet të arrijnë një kulm të ri të rivalitetit gjatë dekadës së ardhshme, sepse këtë vit Kina do të parakalojë SHBA dhe do të bëhet ekonomia më e madhe e bots për nga pariteti i fuqisë blerëse. Cuditërisht, marrëdhënia SHBA-Kinë është shumë e qëndrueshme.
Në të vërtetë, kanë nisur të shquhen madje rreze dielli në atë që duhet të jetë reja më e zezë gjeopolitike, siç demonstrohet edhe nga marrëveshja e jashtëzakonshme për klimën mes Xi Jinping dhe presidentit të SHBA, Obama.
Marrëveshja më e rrezikshme këtë vit ishte ajo mes Kinës dhe Japonisë. Shumëkush druhej se do të shkonin në luftë mes tyre. Por, ata shtrënguan duart. Nëse Abe mundet të frenojë tendencat e tij nacionaliste dhe fokusohet në rimëkëmbjen e ekonomisë së Japonisë, kjo marrëdhënie e trazuar mund të mbahet nën kontroll. Disa udhëheqës kinezë mund të kenë kuptuar gjithashtu se Kina e ka tepruar duke kërcënuar Japoninë gjatë viteve të fundit.
Marrëdhënia gjeopolitike më e rëndësishme për të ardhmen është mes ekonomive të ardhshme Nr. 1 dhe Nr. 2, domethënë Kinës dhe Indisë. Kur Narendra Modi u zgjodh kryeministër i Indisë, kishte shpresë për një kthesë të madhe. Megjithatë, problemi i kufirit vazhdon ta ndërlikojë këtë marrëdhënie. Bota pret që Modi dhe Xi Jinping ta kapërcejnë këtë çështje.

Logjikisht, Rusia duhej të kish lëvizur më pranë Europës dhe Perëndimit, për të ekuilibruar një Kinë në rritje. Por, ka ndodhur e kundërta. Aksidenti në Ukrainë e prishi logjikën gjeopolitike. Nëse udhëheqësit perëndimorë do të kishin qenë po aq pragmatistë sa udhëheqësit aziatikë, ata do ta kishin gjetur një kompromis. Në vend të kësaj, Perëndimi ra sërish në tendencën për t’i dhënë gjithmonë të drejtë vetvetes, dhe i vendosi sanksione Rusisë. Kjo humbje gjeopolitike e Perëndimit ka qenë një fitim për Azinë, gjë që e dëshmon edhe marrëveshja 400 miliardë dollarëshe për gazin mes Rusisë dhe Kinës.

Në fund, Shteti Islamik u shfaq totalisht si surprizë. Do të ishte injoruar, nëse nuk do të ishin vrarë perëndimorë të pafajshëm. Ekzekutimet me prerje koke detyruan perëndimin, sidomos SHBA, të reagojë. Megjithatë, ISIS nuk paraqet një rrezik të madh global. Eshtë një tumor i izoluar.

MOS BESONI MEDIAN ANGLO-SAKSONE
Për të kuptuar ç’ndikim do të kenë mbi Azinë këto pesë re gjeopolitike, ju lutem mos u mbështesni tek mediat dominuese anglo-saksone. Disa prej kryeredaktorëve të tyre janë ngërthyer në një univers mendor të ngushtë dhe shpesh herë ideologjik.
Për shembull, media anglo-saksone ka 25 vjet që parashikon kolapsin e Partisë Komuniste Kineze. Mendoj që do të vazhdojnë ta bëjnë edhe gjatë 10 viteve të ardhshëm. Parashikoj gjithashtu që PKK do të vazhdojë të ekzistojë edhe më shumë se 10 vjet.
Ka një kërkesë globale për një zë autoritar që të flasë për ringjitjen e Azisë.

Kur mbizotëronte Perandoria Britanike, Times e Londrës shërbente si gazeta e rregjistrimit të ngjarjeve. Kur nisi shekulli amerikan, New York Times mori vendin e saj. Tani që shpaloset shekulli aziatik, The Strait Times është e aftë të shndërrohet në gazetën e ngjarjeve për shekullin aziatik. Fatmirësisht, The STrait Times ka tashmë një grup të shkëlqyer korrespondentësh aziatikë. Ka produktin. Gjithë sa i duhet të bëjë është të krijojë një paketë të re lajmesh mbi Azinë, për pjesën tjetër të botës.
ASEAN është kyçi

ASEAN (Shoqata e Vendeve të Azisë Juglindore) do të duhet të luajë një rol kritik në dekadën e ardhshme. Shumë pak në botë i kanë dhënë ASEAN-it meritën për kulturën e “musyaëarah dhe mufakat” (“konsultimit” dhe “konsensusit”) të zhvilluar në Azinë Juglindore. Më e rëndësishmja, ASEAN ka infektuar edhe pjesën tjetër të Azisë Lindore dhe Azisë Jugore, që kanë një kulturë të ngjashme. Kjo është arsyeja përse të gjithë fuqitë rajonale, duke përfshirë SHBA dhe Rusinë, “besojnë” se ASEAN do të ofrojë një platformë neutrale të besueshme për t’u bërë të mundur të angazhohen me njëri-tjetrin. Megjithatë, që të luajë me besueshmëri këtë rol udhëheqës, ASEAN duhet të ruajë kohezionin dhe të garantojë që Kominiteti Ekonomik i ASEAN do të jetë një sukses.

Vendet e ASEAN duhet të kapërcejnë qasjen e tyre skizofrenike kundrejt bashkëpunimit ekonomik të ASEAN. E vetmja mënyrë për të lënë pas këtë qasje është të përdoret forca e arsyes. Cdo analizë ekonomike racionale do të tregojë se asnjë treg i vendeve të ASEAN, as i INdonezisë, nuk është i madh sa duhet për të konkuruar me Kinën dhe Indinë, nëse këto shkëputen.

Kompanitë e ASEAN kanë nevojë për një terren më të madh nëse duan të bëhen konkuruese. Kështu që, vitin tjetër, të udhëhequr nga Malajzia, udhëheqësit e ASEAN duhet të çojnë një nivel më lart bashkëpunimin ekonomik. Shkurt, të gjithë këto tendenca të çojnë drejt një epoke të re të artë të rajonit. Për të kuptuar të ardhmet e tyre, aziatikët duhet të besojnë në vetvete si dhe të zhvillojnë narrativa të reja pozitive globale, për të zëvendësuar narrativat dominuese negative të Perëndimit.

Previous Post

Filxhani i çajit

Next Post

Rama citon profetin Muhamed,njofton ndërtimin e Xhamisë së Madhe

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Rama citon profetin Muhamed,njofton ndërtimin e Xhamisë së Madhe

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.