Situatat e akseve rrugore është më e përmirësuar se ditë më parë, por pajisjet dimërore duhet të mos harrohen nga drejtuesit e mjeteve.
ARRSH informon lidhur me gjendjen e rrugëve deri në mëngjesin e sotëm, e cila rekomandon përdorimin ë zinxhirëve në orët e mbrëmjes dhe orët e para të mëngjesit, për shkak se gjatë natës ka temperatura të ulëta, të cilat shkaktojnë ngrica në rrugë.
Gjithashtu Autoriteti Rrugor Shqiptar thekson se segmentet rrugore të cilat janë më të prekura nga ngricat, spërkaten me kripë, skorje dhe granil.















