Një 65-vjeçar është arrestuar nga policia gjermane në rajonin Potsdam, pasi ka fyer dhe sulmuar një shqiptar nga Kosova, për shkak të prejardhjes së tij, raportojnë sot mediat gjermane.
65-vjeçari u arrestua pas një ndjekje disa orëshe në Sheshin “Johannes Kepler”.
Ngjarja ka ndodhur në një dyqan akulloresh në sheshin e qytezës, ku shtetasi gjerman, pa asnjë arsye ka filluar të fyejë 26-vjeçarin nga Kosova me fjalë ksenofobe, shkruan “maz-online.de”
“Ai më pas edhe ka tentuar të sulmojë kosovarin, por të tjerë klientë në këtë dyqan e kanë ndalur. Më pas, është larguar duke marrë tramvajin”, raporton portali.
Falë përshkrimit të 68-vjeçarit nga dëshmitarët dhe xhirimet e kamerave të sigurisë në lokal, policia ka arritur të identifikojë dhe arrestojë autorin.
Ndaj 65-vjeçarit është caktuar masa e paraburgimit prej 10 ditëve.















