Një 59-vjeçar nga Devolli kishte vendosur ti japë fund jetës, por është shpëtuar nga të afërmit e tij. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur gjatë paradites së djeshme në qytetin e Bilishtit.
Burime nga policia thanë për SYRI.net se, rreth orës 10:40, në Bilisht është hedhur për tu mbytur në pusin e fqinjit, K. Çori, 59 vjeç.
Ai është shpëtuar nga të afërmit e tij dhe fqinjët dhe është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
















