Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në zonën e Laprakës në kryeqytet. Një 40-vjeçar i identifikuar si Elton Mërgjyshi është konfliktuar me 3 persona të tjerë në një lokal të zonës.
Burime nga blutë e kryeqytetit thanë se autori është afruar pranë tavolinës ku ndodheshin personat e tjerë dhe i ka sulmuar me thikë. Të lënduarit janë Viktor Rrapollari, 64 vjeç, vajza e tij Roxhersa 40 vjeçe dhe bashkëshorti i saj italian, Massimo Sorvillo, 47 vjeç. Autori punonte në fabrikën e italianit, ndërsa ky i fundit e kishte hequr nga puna.
Më pas ai është larguar nga vendngjarja. Policia thotë se e ka shpallur në kërkim. Të plagosurit ndodhen në spitalin e Traumës. Të njëjtat burime thonë se 64-vjeçari Rrapollari është në gjendje të rëndë për jetën, pasi thika i ka prekur zemrën. Në zonë ndodhen forca të shumta të policisë të cilat po kryejnë patrullime dhe kontrolle në përpjekje të kapjes së autorit