Bashkim Metalia
Shqipëria nuk është në gjendje që udhëtarëve të vet, sidomos diasporës, tu sigurojë jo vetëm udhëtime komode por dhe tarifa konkurruese.
Efektet e Kuvendit (Samitit) te Diasporës mbajtur në Tiranë më 18-20 Nëntor të vitit të kaluar kanë filluar të japin rezultat e para . Jo se ishte ideja e tij , por që i pëlqeu , Kryeministri i Shqipërisë e bëri të mundur që të mbledhë gju më gju me veten, anekënd botës, shqiptarët për të diskutuar, analizuar të gjitha mundësitë për vendosjen e një bashkëpunimi të njëmendtë mes atdheut dhe diasporës shqiptare në botë.
Ide gjeniale!
Edhe pse një aktivitet jopolitik , hamendësisht dhe realisht i tillë as nuk filloj dhe as nuk mbaroj ,përdori asetet shtetëror dhe fonde të pa deklaruara , sidoqoftë, ura e komunikimit u vu dhe kjo sa here që u shkon ndërmend të udhëtojnë në Atdhe qershia mbi tortë është edhe një taksë e re e venë për çdo bilete avioni që udhëtojnë nga Aeroporti civil i Rinasit.
Zoti Kryeministër kjo nuk është e ndershme , më e pakta që mund të thuhet nga të gjithë !
Jemi i vetmi vend në Rajon ku biletat e udhëtimit janë tejet të larta dhe akoma më ironike kur i shtohet dhe taksa , e bën akoma më tragji-komike SAMITIN.
Ajo gjithë përfshirje kuvendare më shumë sesa e përpiluar në mes preferencës dhe njohjeve krijoj një teatër, ku monologu i kryeministrit u bë një lojë sa zbavitëse aq dhe e mërzitshme pasi u pa se ishte një spektakël përpunuar mediatiko-politik. As më intereson Samiti , me gjithë entuziazmin fillestar që krijoj mundësinë që një eveniment i tillë të organizohej për here të parë, si një lojë e luajtur deri diku jo dhe aq keq nga protagonistët.
Ajo çka më vret thellësisht si një shqiptar, është prerja në besë , premtimi për të ndër vepruar dhe bashkëpunuar me njëri-tjetrin, thjesht ishte një flluskë sapuni.
Aeroportet civile të shteteve fqinjë aplikojnë “low cost” kompanitë e të cilave konkurrojnë fuqishëm më atë të Shqipërisë për shkak të eksluzivitetit që ka me Aeroportin e Rinasit.
Të njëjtën gjë bëjnë edhe kompanitë ajrorë të Kosovës duke përfshirë në fluturimet e tyre “low cost”.
Shqipëria me dy aeroporte dhe nuk është në gjendje që udhëtarëve të vet, sidomos diasporës, tu sigurojë jo vetëm udhëtime komode por dhe tarifa konkurruese.
Aeroporti i Kukesit tashmë nga mos përdorimi , po amortizohet dhe shteti hesht përball një konkurence që mund t’i bëj kompanisë koncesionare. Spektaklet që politika dhe vendimmarrësit shqiptarë, kur është fjala për diasporën nuk ka treguar interes, është marrëzisht e pakuptimtë. Shteti si rregullator i mbarëvajtjeve dhe menaxhere e administrimit publik dhe privat nuk denjon që të simpatizoj kontributet e diasporës për vendlindjen e tyre dhe të mos ua shpërbleje me taksa të çuditshme ,aspak të justifikueshëm.
Shqipëria është një rast unik, krahas shumë gjërave të administrimit dhe të të bërit politikë edhe për sa i takon mospërkrahjes dhe mbrojtjes së konsumatorit (në rastin tonë udhëtarit) ku klienti lubrifikohet me kuvende fallco dhe propagandë mashtruese të tipit “Samit i Diasporës”
Arsyeja se pse i mëshohet Samitit nuk ka të bëjë më të si kuvend , organizim apo trajtim të problemeve të shqiptarëve, porse më se miri këto bashkërendime dhe veprime mund të akordohen me ligj dhe diaspora nuk ka pse të mundohet të mbaj samite të kësaj natyre as në Tiranë as në Prishtinë, për të përfituar nga qeveritë respektive.
Qeveritë shqiptare , sidomos ajo e Shqipërisë kanë shumë mëkate për të larë, pasi as para dhe as pas Samitit nuk e kanë pasur qellim më vete që të krijojnë një paketë ligjore apo dhe një administrator me portofol për diasporën që të koordinojë dhe angazhojë strukturat e dyanshme.
Përrallat me mbret për programet didaktike për mësimet suplementare të gjuhës amtare, matematike, histori apo gjeografi, pavarësisht premtimeve janë larg së menduari si të destinacion i fundit për shqiptarët e diasporës.
Shërbimet diplomatike , përveç kur ndodh që të jetë ndonjë diplomat vetpreokupuar, shteti është jo ekzistent.
Diaspora meriton shumë më shumë për çka u citua më sipër , shumë më shumë nga sa u përmend në Samit.
Diaspora meriton para së gjithash respekt, një dashuri amësore , ndihmë nga shteti amë, një përkujdesje të vazhdueshme dhe jo sa herë u kërkohet kur u bie numri i klikimeve dhe sondazheve.
Përndryshe a do ishte turp të organizohej një Samit 2 kur Samit 1 ishte një shëmbëlltyre elektorale aspak serioze një “rehearsal” parazgjedhore.
Taksat aeroportuale, mungesat e shërbimeve eficente në konsullata, përpilimi tektsteve dhe programeve te tyre te përshtatura për fëmijët shqiptarë në emigracion ..etj, janë një tregues i qartë që nxjerr blof kuvendin e 18-20 nëntorit 2016!























