Prokurorët grekë janë duket hetuar për skafin me 1 ton drogë që u kap tre ditë më parë në Mesolongi të Greqisë.
Autoritetet kanë dyshime të forta se skafi me drogë ishte nisur nga Shqipërisë dhe sasia prej 1 ton kanabisi do të shitej në tregun grek.
Hetuesit kanë gjetur shenja gishtash në skaf dhe në ngarkesën e drogës dhe po presin rezultatet e laboratorit.
Gjithsej u sekuestruan 74 thasë që përmbanin 346 pako me kanabis, me peshë totale rreth 1 ton.
Rojet bregdetare të Greqisë pikasën skafin, por nuk mundën të arrestonin trafikantët pasi këta të fundit braktisën mjetin lundrues dhe arritën të largoheshin me këmbë.














