Një çift të rinjsh është kapur në doganën e Kapshticës me 20 kg kanabis fshehur në shasinë e makinës së tyre. Policia Kufitare ka arrestuar djalin 32 vjeç dhe ka nisur hetimin në liri ndaj vajzës 21-vjeçare.
Policia Kufitare e Kapshticës Policia e Korçës ka arrestuar dje 32-vjeçarin Renis Kasapi nga fshati Karbunarë i Lushnjës si dhe nisi procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetases S.C, 21 vjeç, banuese në Kombinat, Tiranë pasagjere në mjet.
Shërbimet e Policisë Kufitate në vijën e dytë kanë përzgjedhur për kontroll të detajuar një automjet që kishte krijuar dyshime për trafik të lëndëve narkotike, përfshi edhe procesin e skanimit nga Dogana të automjetit “Mercedes-Benz” me targa AA 049 NF që drejtohej nga Kasapi
Por, në shasi, në një vend të përshtatur, janë gjetur 40 pako të mbështjella me natriban me një peshë 20 kg lëndë narkotike e presuar kanabis.
Kasapit iu sekuestruan 3 aparate celularë dhe shuma prej 1150 eurosh bashkë me makinën. Tashmë ai akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.
















