• Latest
  • Trending
  • All

Opozita shqyrton largimin nga Kuvendi i Kosovës

08/03/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 31 October, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Opozita shqyrton largimin nga Kuvendi i Kosovës

08/03/2016
in Lajme

Tri partitë politike në opozitë, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, janë duke e shqyrtuar mundësinë e largimit nga Kuvendi i Kosovës, në kuadër të përpjekjeve për ta dërguar vendin në zgjedhje të parakohshme.

Konsultimet lidhur me vendimin final të tyre janë duke vazhduar, thonë në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe në Nismën për Kosovën.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, tha për Radion Evropa e Lirë, se ka shumë faktorë, të cilët mund të ndikojnë për ta shtyrë opozitën që të largohet nga parlamenti.

“Jemi në konsultime e sipër për veprimet demokratike, të cilat duhet të ndodhin dhe si opozitë do të shfrytëzojmë mundësinë që t’i bëjmë veprimet, duke e detyruar qeverinë të tërhiqet, sepse ka bërë shkelje të renda në interes të qytetarëve të Kosovës dhe po ashtu ka shkelur Kushtetutën e Kosovës”, tha Isufi.

Ndërkaq, kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, tha se vazhdimi i përdorimit të gazit lotsjellës në seancat e Kuvendit është i panevojshëm.

Limaj thotë se opozita duhet ta trajtojë seriozisht qëndrimin në Kuvend, sidomos pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me marrëveshjen e arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Këto institucione janë të paligjshme, nuk kanë legjitimitet për të vazhduar qeverisjen në vend. Mendimi im është që opozita nuk ka dhe nuk do të duhej të vazhdojë me atë protestën e gazit lotsjellës në parlament, por thjesht duhet të ulet dhe të trajtojë seriozisht a ia vlen të qëndrohet me tutje në parlament apo jo, pasi ato institucione e kanë humbur legjitimitetin”, tha Limaj.

Subjektet politike në opozitë e shohin Marrëveshjen për Asociacionin si të dëmshme për tërësinë territoriale të Kosovës .

Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka dhënë interpretimin e saj mbi kushtetutshmërinë e marrëveshjes, duke thënë se disa pjesë të saj nuk janë në harmoni me Kushtetutën.

Dhe derisa në AAK dhe Nisma për Kosovën thonë se janë duke e shqyrtuar bashkërisht ketë çështje edhe me Lëvizjen Vetëvendosje, kjo e fundit nuk e ka pohuar e as mohuar një gjë të tillë.

 

As po, as jo…

 

Në Lëvizjen Vetëvendosje thanë se aktualisht nuk ka një qëndrim lidhur me largimin ose jo të opozitës nga Kuvendi.

“Ajo çka mund t’ju konfirmojmë është se ne do të marrim pjesë në seancën e thirrur për 10 mars”, tha Tinka Kurti nga kjo Lëvizje.

Në anën tjetër, Fatmir Limaj thekson se e vetmja zgjidhje është që vendi të shkojë në zgjedhje, meqë institucionet kanë humbur legjitimitetin e vet.

“Është e rëndësishme që opozita është e bashkuar dhe do të vazhdojë se bashku me të gjitha format e protestimit dhe largimit të kësaj qeverie, e cila është anti-kushtetuese dhe qëndrimi i qartë i opozitës është [se duhet mbajtur] zgjedhjet e parakohshme. Ne duhet të punojmë fuqishëm në drejtim të zgjedhjeve të parakohshme, sepse mendoj se kjo është ajo që e nxjerr vendin nga kriza”, u shpreh Limaj.

Ndërkaq, partitë politike në pushtet vazhdojnë t’u bëjnë thirrje atyre në opozitë që t’i kthehen punës në Kuvendin e Kosovës dhe t’i lënë anash bojkotin, bllokadën dhe protestat.

Kryesia e Kuvendit ka caktuar për të enjten, më 10 mars, seancën plenare të radhës.

Ndërkaq, tri partitë opozitare kanë paralajmëruar protestë për datën 26 mars, për të kontestuar legjitimitetin e institucioneve aktuale dhe për të kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Previous Post

Jahjaga krijon komision për demarkacionin, vijnë 3 ekspertë ndërkombëtarë

Next Post

“Le Figaro”: Hashim Thaçi – i akuzuar, Bernard Kouchner – dëshmitar

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

“Le Figaro”: Hashim Thaçi – i akuzuar, Bernard Kouchner – dëshmitar

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.